Prokuroria akuzon tre të punësuara në Ndërmarrjen e Transportit Publik Shkup, pasi në cilësinë e personave përgjegjës, prej dhjetorit të vitit 2018 deri në gusht të vitit 2021, kanë shpërdoruar mbi 370 mijë euro. Sipas Prokurorisë, dy prej të akuzuarave, përndryshe shitëse të biletave në qytet, kanë dorëzuar në NQP më pak para se sa mjetet e grumbulluara. Nga ana tjetër, e akuzuara e tretë, si kontabiliste në Departamentin në Sektorin për Operacione Financiare në NQP, edhe pse e ka ditur se shitëset kanë dorëzuar më pak para, ajo i ka korrigjuar të dhënat me qëllim që të mund të justifikojë dhe mbulojë paratë e papaguara nga qarkullimi ditor. Prokuroria propozoi që të akuzuarave t’u caktohen masa kujdesi, gjegjësisht paraqitje në kohë të caktuar në gjykatë dhe marrje të dokumentit të udhëtimit. /Alsat.mk
Data 25.09.2026
Aktuale
- Ermal Fejzullahu uron vajzën për ditëlindjen e 7-të: “Energjia e shtëpisë”
- “Me SHISH e Polici nuk e mbani dot këtë tirani”/ Pankartat në ditën e 118 të protestës
- Ndoshta dikujt i hahet flija, por nuk kthehet Izeti te Alija!
- “Regjimi po shpërbëhet turpshëm”/ Berisha nga Foltorja e ripërtëritjes në Elbasan: Pensionistët nuk blejnë dot ilaçet, apartamentet “mollë e ndaluar” për të rinjtë
- Klekovski: Përfundon regjistrimi për punësimin e 300 specializantëve privatë deri në fund të vitit 2026
- Sot 118 ditë radhazi revoltë popullore/ Mes skandaleve të reja, protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij
- (VIDEO) LSDM kërkon që prokuroria të hetojë pagesat dhe lobimin në Uashington
- SHBA mbështet Elon Musk në betejën ndaj gjobës 120 milionë euro nga BE



