Author: Hamdi Kumanova

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) vijon me nismën “Investor Support Day,” dhe këtë radhë bashkoi investitorë italianë, për të diskutuar sfidat dhe mundësitë me të cilat ata ndeshen në Shqipëri. Në takim, ku morën pjesë ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, zëvendësministri i MEKI-t, Sokol Duma, zëvendësministrja e Financave, Vasilika Vjero, drejtori i AKPA, Klevis Hysa dhe zëvendësambasadorin e Italisë, Stefano Salmaso, u theksua rëndësia e vazhdimit të mbështetjes për investimet italiane në Shqipëri, të cilat zënë sot vendin e dytë. Në fokus të këtij takimi ishte bashkëbisedimi me investitorët, ku ata patën mundësinë të sugjeronin…

Lexo më Shumë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të premten se aleatët do të vazhdojnë të punojnë së bashku për të siguruar që misioni i KFOR-it në Kosovë të ketë forcat dhe burimet e nevojshme për të ruajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë. Ai i bëri këto komente gjatë një konference për shtypin në përfundim të takimit të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, gjatë të cilit është diskutuar edhe për operacionin e aleancës në Kosovë. “Në Kosovë, aleatët vazhdojnë të punojnë së bashku për të siguruar që misioni ynë i KFOR-it të…

Lexo më Shumë

Një 26-vjeçar me origjinë shqiptare dhe një 22-vjeçare nga Firence, të dy të akuzuar për posedim të paligjshëm të lëndës narkotike, u arrestuan nga policia italiane mbrëmjen e së enjtes. Operacioni u zhvillua gjatë një shërbimi që synonte goditjen e krimeve të lidhura me drogën. Efektivët ndaluan të riun, tashmë të njohur për policinë, teksa po merrte një dërgesë ushqimesh. Pas kontrollit, burri ka reaguar dhunshëm, duke shtyrë dhe goditur efektivët me bërryla të forta. Me gjithë rezistencën, efektivët kanë arritur ta neutralizojnë dhe të vazhdojnë operacionin, duke shkuar më pas në shtëpinë e të riut, ku gjetën edhe shoqja…

Lexo më Shumë

Në një inspektim të jashtëzakonshëm të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në restorante, tregje dhe mishtore në Kumanovë janë asgjësuar rreth 100 kilogramë mish dhe përgatitje të tjera nga mishi të pasigurta. Për parregullsitë e konstatuara, shitje të çorbës së ngrirë, vendosjen në treg të përgatitjeve të ngrira të mishit, shitja e mishit pa deklarim si dhe për vlefshmërinë e kaluar të kartave sanitare të punonjësve tek operatorët ushqimorë dhe mungesë të dokumentacionit, janë shqiptuar masa vërejtjeje dhe gjobë në shumë prej 100 deri në 1000 euro. Sipas Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Inspektime në Kumanovë janë përfshirë…

Lexo më Shumë

Sot (18.10.2024) në ora 12:30, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare dhe Vendkalim Kufitar Bogorodicë në afërsi të stacionit të pikë pagesës Gjevgjeli, në drejtim të Shkupit, kanë ndaluar automjetin “Volkswagen” me targa të Shkupit, në pronësi nga një agjencie rent a car nga Shkupi, dhe e drejtuar nga I.A (54) nga Republika e Turqisë, njoftojnë nga MPB. “Në të njëjtën kohë, në automjet janë zbuluar shtatë emigrantë të paligjshëm nga Siria, tre prej të cilëve janë të mitur. I.A. është i privuar nga liria dhe pas dokumentimit të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse. Po sot (18.10.2024),…

Lexo më Shumë

Kompania hungareze e telekomunikacionit “4iG”, e cila pas ndryshimit të qeverisë shprehu dëshirë që të bëhet operatori i tretë mobil në vend, këtë javë hapi kompaninë në Shkup me emrin “One Macedonia Telecommunications”. Informacionet bazë për kompaninë i ka publikuar sot Regjistri Qendror në ueb faqen e tij, transmeton Prizma. Kompania është e regjistruar në adresën e zyrës avokatore, “Mihajloski & Popovska”, ku bashkëthemelues është avokati Aleksandar Mihajloski, i njohur si anëtar i partisë në pushtet, VMRO-DPMNE. Lajmi është konfirmuar nga kompania, përmes një deklarate për publikun. “Pas disa blerjeve të suksesshme në Shqipëri dhe Mal të Zi, 4iG Group…

Lexo më Shumë

Një nga çështjet kryesore të diskutuara në takimin dyditor të ministrave të mbrojtjes të NATO-s, i cili u mbajt dje dhe sot në Bruksel, ishin shpenzimet e mbrojtjes, tha për AIM-n ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajlovski. “Sa përqind do të ndajmë nga buxheti ynë është një pyetje vërtet e rëndësishme për një vend të vogël si Maqedonia. Ju e dini se buxheti ynë (i mbrojtjes) duhet të vazhdojë të rritet. Edhe pse jemi mbi dy për qind të bruto-produktit vendor, po shikojmë se si ta rrisim buxhetin”, theksoi Misajlovski. Si pjesë e përpjekjeve për t’u përballur me sfidat e reja,…

Lexo më Shumë

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, do t’i vizitojë javën e ardhshme gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, për të shprehur përkushtimin e saj dhe të komisionit për angazhim në afrimin e rajonit drejt Bashkimit Evropian, shkruan Radio Evropa e Lirë. Von der Leyen, e cila në verë u rizgjodh për një mandat të ri pesëvjeçar, ka paralajmëruar se procesin e zgjerimit e ka ndër prioritetet kryesore dhe për këtë e ka caktuar një komisionare, e cila do të merret vetëm me zgjerimin e bllokut. Sipas paralajmërimeve nga KE-ja, gjatë vizitës në rajon Von der Leyen…

Lexo më Shumë

Komisioni për Çështjet Etike dhe Juridike pranë Odës së Mjekëve nuk ka kompetencë ligjore për të shqyrtuar punën e Komisionit për Mbikëqyrje Profesionale të krijuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe as të përcaktojë masa me iniciativë të tij, veçanërisht sepse nuk ka dokumentacioni mjekësor mbi bazën e të cilit është përpiluar raporti. Shumica e dështimeve të evidentuara në raport janë dështime sistematike në këto institucione shëndetësore, për të cilat Oda nuk ka autoritet të drejtpërdrejtë, por shpreh shqetësim të madh, sepse ndikojnë rëndë në funksionimin e institucioneve shëndetësore dhe në cilësinë e shërbimeve shëndetësore. Kështu njoftoi sot Oda e mjekëve…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët përshëndet angazhimin e Brukselit zyrtar dhe faktorit ndërkombëtar në përgjithësi, për rikthimin në agjendë të Korridorit 8 si një projekt të rëndësishëm për vendin dhe rajonin. “Falë presionit të brendshëm dhe të miqve europian u demaskua edhe mashtrimi i Qeverisë se gjoja nuk ka trase, se rruga përfundon në tunel që nuk shpie askund, se nuk bën projektimi dhe arsyetime të tjera boshe. E vlerësojmë si të rëndësishëm qëndrimin e fortë të Brukselit që solli këndjelljen e Qeverisë së RMV për vazhdimin e projektit të Korridorit 8. Ashtu siç kemi thënë që në fillim, tentimet e…

Lexo më Shumë

Ndërmarrja për Qarkullim Publik në Shkup (NQP) njofton qytetarët për rrezik në internet nga një grup që ka keqpërdorur logon e ndërmarrjes, e që sipas NQP-së, ka për qëllim vjedhjen e të dhënave nga kartelat pagesore të qytetarëve. “NQP Shkup ka identifikuar një lajm të rremë me logon të FALSIFIKUAR të kartës elektronike Shkupi të publikuar në rrjetet sociale nga një grup i quajtur Karta për Transport Publik në Shkup, i cili nuk ka lidhje me NQP Shkup. Bëhet fjalë për mashtrim me një link të rremë që vjedh të dhëna nga kartat e pagesave të qytetarëve”, thuhet në…

Lexo më Shumë

Propozimi francez, respektivisht zgjidhja e çështjes me Bullgarinë me propozimin që bullgarët të futen në Kushtetutë për ish-kryediplomatin Nikolla Dimitrov mbetet një gabim. Ai në Daily Click në TV21 tha se ndoshta bëri gabim që e braktisi Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku pasardhësi i tij u emëruar Bujar Osmani, për të cilin thotë se kishte politika të gabuara. “Shkova nga portofoli i MPJ-së, në Sekretariatin e atëhershëm për Çështje Europiane, në tentim për të pasur më tepër ndikim në gjendën vendore, ndoshta ka qenë hap i gabuar, nga retrospektiva e tanishme, me siguri ka qenë gabim. Sepse pastaj shpërtheu…

Lexo më Shumë