Profesori nga Maqedonia e Veriut, i Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë i Universitetit të Evropës Juglindore, Veland Ramadani është renditur në mesin 2% të autorëve më të cituar në botë, shkruan Alsat.
Ko listë është përgatitur nga Universiteti i Stenfordit, nën udhëheqësinë e professorit Xhon Joanidis dhe së bashku me një ekip studiuesish bëhet vlerësimi i stafit akademik komfor numrit të publikimeve, dhe cilësisë.
Profesori Veland Ramadani ëstë autor I një sërë punimesh shkencore, me të cilat arriti të jetë pjesë e top 2% të autorëve më të cituar. Ai në emisionin Ditë e Re në Tv Alsat me moderatorët Era Gjakova dhe Fatos Grubi theksoi se publikimi I këtyre punimeve ka sfida të shumta, sidomos në vendin tonë.
“Punimet shkencore më herët kanë marrë më shumë kohë, për shkak të mungesës së të dhënave, por n problemin më të madh në vendin tone e kemi grumbullimin e të dhënave nga tereni, ngase nuk mund të na kuptojnë edhe ndonjëherë edhe vetë afaristët, ndërmarrësit.” – u shpreh prof. Veland Ramadani.
Ramadani u shpreh se bota e biznesit në vendin tone nuk merret si diçka shumë e rëndësishme për tu trajtuar nga bota akademike ndërsa theksoi se edhe qeveria dhe kompanitë nuk janë të interesuar shumë për punime shkencore.
Ndërsa studimi i Universitetit Stenford ku Ramadani u zgjodh në mesin e 2% autorëve më të cituar, përfshin rangimin e 7 milion shkencëtarëve nga e gjithë bota, nga 22 fusha dhe 176 nën – fusha të studimit./ Alsat.mk