Bursa e Maqedonisë së Veriut ka publikuar së fundmi buletinin për muajin shtator, ku shihet se si qëndrojnë aktualisht shoqëritë kryesore aksionare sipas kapitalizimit të tyre në treg, përcjell Faktor. E para është sërish Banka Komerciale, kapitalizimi i tregut të së cilës në fund të shtatorit ishte mbi 892 milionë euro, diçka e ngjashme me një muaj më parë. Kjo do të thotë se kjo bankë do të shitej për aq para në të njëjtën kohë nëse të gjitha aksionet e saj do të merreshin nga një pronar i ri në të njëjtën kohë. Duhet thënë se në vendin e…
Author: Hamdi Kumanova
Ka nisur sezoni i ngrohjes, ndërsa qytetarët nuk kanë marrë ende vauçerët e qeverisë për blerjen e kondicionerëve inverter. Kanë kaluar tetë muaj nga shpallja e dhënë nga Ministria e Ekonomisë, por ende nuk janë publikuar listat e qytetarëve që kanë plotësuar kushtet dhe as nuk dihet se kur do të jepen saktësisht, transmeton Portalb.mk. Këtë masë për uljen e ndotjes dhe ndryshimin e mënyrës së ngrohjes së amvisërive e kanë paralajmëruar Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së. Por vauçerët nuk u shpërndanë deri në zgjedhje. Me ardhjen në pushtet të VMRO-DPMNE-së dhe “VLEN” u tha se projekti do të realizohet,…
Kryetari i Strugës Ramiz Merko, “zhvishet” nga kompetencat në arsim. Për shkak të akuzave për emërime të paligjshme të drejtorëve të shkollave, Merkos fillimisht i janë marrë kompetencat për dy shkolla fillore.
Gjatë mbrëmjes së kaluar, NP Higjiena Komunale – Shkup ka realizuar disa aktivitete për largimin e deponive të egra, në kuadër të të cilave janë mbledhur dhe transportuar përafërsisht 50 metra kub mbetje të hedhura në sipërfaqet publike ose të trafikut. Aktivitetet u zhvilluan në disa komuna të Shkupit, kështu që në komunën Qendër të Shkupit – në bulevardin Nënë Tereza (Vodnjanska) është larguar sasi e madhe e mbetjes së vëllimshme dhe të kopshtit të hedhura në trotuar në afërsi të SHFK “Koço Racin”. Në këtë komunë të Shkupit është intervenuar edhe rrugën Vasil Gjorgov. Ekipet e NP Higjiena Komunale…
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) paralajmëron se deri të dielën do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe dukshëm më freskët Nesër do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës nëpër lugina, ndërsa të premten dhe të shtunën reshje të dobëta lokale të shiut kryesisht në pjesët perëndimore. Në fillim të javës së ardhshme do të vijojë mot stabil dhe i qetë me temperatura të ulëta gjatë mëngjesit.
Nuk do të ketë orë shtesë të tarifës së lirë të energjisë elektrike deri në fund të vitit, edhe pse çmimi i energjisë është më i lirë në bursën botërore. Kështu deklaroi numri një i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimovski. Ai foli edhe për çmimin e ngrohjes, për të cilin tha se do të jetë stabil dhe nuk pritet ndonjë ndryshim. Por Bislimovski tha se në këtë moment nuk mund të dihet nëse do të ketë rritje ose ulje të çmimit të energjisë elektrike. “Në pjesën e energjisë elektrike i morëm kërkesat nga, nga elektrodistribuimi për distribuim të energjisë…
Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, paralajmëron rritje të moshës për pensionim të gjyqtarëve. Në konferencën e sotme për media me rastin e 100 ditëve të qeverisjes, Filkov ka sqaruar se zgjidhja ligjore do të duhet të miratohet sa më shpejt që të jetë e mundur sepse gjyqësori mund të përballet me problem. “Kemi një problem real dhe po punojmë për ndryshimet. Mendoj se kufiri i propozuar do të jetë 67 vjet dhe do të vlejë për të gjithë gjyqtarët”, sqaroi Filkov, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Mungesa e gjyqtarëve në gjykatat maqedonase ndikon në cilësinë e aktgjykimeve. Shumica e…
Deputeti i koaliconit VLEN i ftuar në emisionin Daily Click ku po diskutohet për aktuelitetin politik konsideroi se për 100 ditë të Qeverisjes ka rezultate të mira. Shaqiri tutje tha se koaliconi VLEN ka bërë prezentimin e punëve të realizuara për 100 ditë dhe punëve të cilët janë në realizim e sipër. “Qeverisja ka rrjedh mirë edhe për kundër ndoshta problemeve të vogla. Por nuk do të thotë se janë probleme substanciale që dëmtojnë imazhin e politik bërjes. Çdo herë mundet më mirë, por nuk dmth se është një rezultat i keq. Ne kemi bërë prezentimin e punëve të arritura…
Në qytetin St. Polten të Austrisë, autoritetet vendase kanë shkatërruar një grup të dyshuar si të lidhur me organizatën terroriste “Shteti Islamik” (IS), të udhëhequr nga një shtetas i RMV-së, 20-vjeçar. Mediat austriake raportojnë se shtetasi i Maqedonisë është duke vuajtur dënimin me pesë vjet burg, dhe tashmë ishte i njohur për autoritetet për aktivitetet e tij dhe mbështetjen për ISIS-in përmes disa grafiteve pranë stacionit kryesor të trenit në vitin 2023. “Si rezultat, njeriu u bë i njohur si një nxitës i mbështetjes për Shtetin Islamik,” tha Roland Scherer, kreu i Zyrës Shtetërore të Austrisë për Sigurinë Shtetërore dhe…
I pyetur lidhur me kërkesën e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti që VLEN ta braktis qeverinë, zëvendëskryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti theksoi se kjo është një ëndërr e tyre për tu bë pjesë e qeverisë dhe jo për kauzë kombëtare. “Ali Ahmeti nuk ka dalë nga qeveria as kur ka ndodh Monstra as Lagjja e Trimave, as kur s’ka lëviz çështja shqiptare, ato mund vetëm të kenë dëshirë për t’u bërë pjesë qeverisë dhe jo për ndonjë kauzë. Në kohën e tyre kishte moratorium të çështjes së shqiptarëve”, deklaroi Mexhiti në intervistën e tij për radio televizionin shtetëror.
Muzafer Karishiq, dëshmitar i propozuar nga prokuroria, në seancën e sotme foli për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit. Karishiq në atë kohë ishte ndihmës shefi i SPB Shkup për çështje penale. “Që nga momenti i raportimit për një vajzë të zhdukur jam njoftuar nga shefi i SPB Shkupi, kam pasur kompetencë të koordinoj shërbimet, menjëherë kam kontaktuar stacionin kompetent ku është raportuar zhdukja. Nga aty më njoftuan se pas raportimit janë ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet. Procedura për një person të zhdukur raportohet në vendin rajonal ku personi mungon. Në mbrëmje vonë u përfshimë sepse dolën artikuj…
Ish ministri jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, gjatë një interviste për Alsat, ka këshilluar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoskin, që të mësoj nga gabimet e Gruevskit dhe mos të heq dorë nga përmbushja e detyrimeve të domosdoshme për rrugëtimin e vendit drejt BE-së. “Marrëveshjet duhet respektuar, qoftë propozimi francez apo bullgar që u inkorporuan në kornizën e negociatave për anëtarësim, mendoj që duhet të përmbushen nga ana e Maqedonisë së Veriut. Në rast se do më duhet të jepja një këshillë për kryeministrin Mickoski. Ai e din se çfarë ndodhi gjatë kohës që drejtonte VMRO-ja dhe gjatë kohës që…

