SHBA “Karadaku” pas një ekspedite të sukseshme në Gjeravicë, kësaj herë u ngjit në majen më të lartë të Malit Sharr, “ Turku i Madh ” ose “ Maja e Titos ” me një lartësi prej 2.747 metra.
Në këtë mënyrë u finalizua një rrugëtim i nisur më parë për të vazhduar në majat tjera të parapara në kalendarin e aktiviteteve të shoqatës.
“Turku i madh” ose “Maja e Titos” është një sfidë në vete në botën e bjeshkatarisë e cila shton adrenalinë nga kandari i adrenalinës për të shtyrë bjeshkatarët në sfida ende më serioze.
“Turku i madh” është edhe një mesazh për madhështinë e Malit Sharr si një perlë e zbritur nga qielli për banorët dhe bjeshkatarët nga të gjitha trojet shqiptare.



