Deputetja Eli Panova nga VMRO-DPMNE e ftuar në emisionin “Daily Click” në TV21 foli për heqjen e balancuesit. Ajo theksoi se balancuesi është sjellë në mënyrë poshtëruese ndaj disa qytetarëve, kur atyre u është dashur të deklaroheshin me kombësi tjera, vetëm për t’u punësuar.
“Është poshtëruese për dikë që ka mbaruar universitetin të duhet të deklarohet me një kombësi tjetër për të marrë një punë në administratë”, tha Panova.