Ka një ndryshim në drejtim të sjelljes konstruktive të kryetares së Qytetit të Shkupit ndaj Këshillit dhe këshilltarëve, ndonëse jam informuar nga koordinatori i grupit të këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, se të gjitha akuzat janë drejtuar sërish ndaj Këshillit dhe programeve të caktuara që ende nuk janë votuar sepse kanë qenë “frena kryesore e proceseve për heqjen e problemeve reale”, tha sonte ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Perinski, duke komentuar për takimin koordinues të kryetares së qytetit të Shkupit Danella Arsovska me përfaqësuesit e grupeve të këshillit për dalje nga kriza në qytetin e Shkupit. Perinski i ftuar në “Vesti Plus”…
Author: Hamdi Kumanova
Gjetëm kaos, anarki dhe shumë gjëra të lëna pas dore. Në letër kemi prerës dhe transportues druri, por në fakt asnjë prej tyre nuk pret apo transporton dru. Nga njëra anë nuk kemi prodhim, nga ana tjetër rritje të pagave, thotë për Alsat drejtori i Pyjeve Kombëtare, Zdravko Trajanov, duke folur për problemet që ka trashëguar në kompani, dhe për të cilën ai drejton gishtin drejt krerëve të mëparshëm. Sipas Trajanovit, disa nga keqpërdorimet në këtë ndërmarrje, të cilat kryeministri Mickoski më parë i denoncoi publikisht, janë bërë përmes skemave të përpunuara kurse një skenar i tillë ka ndodhur edhe…
Një e treta e popullsisë jeton në Shkup dhe nuk është logjike të jetosh në një qytet që nuk funksionon vetëm pse jemi robër të egos së dikujt ose vetëm pse dikush nuk di të bëjë punën siç duhet, thotë ish kryetari i komunës së Karposhit dhe ish-kryetar i BNJVL-së, Andrej Petrov, shkruan Alsat. Sipas Petrovit, numri një i qytetit paguhet nga qytetarët dhe ai duhet t’i zgjidhë problemet. Ai po ashtu sqaron se kryetari i komunës është ai që duhet të krijojë kimi mes tij dhe këshilltarëve, pasi Arsovska paraprakisht u ankua se nuk e ka mbështetjen e tyre,…
Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se problemi në mosrealizimin e premtimeve dhe zvarritjen e problemeve në Qytetin e Shkup nuk qëndron te programet e ngecura në këshillin e Qytetit, siç pretendon Danella Arsovska, shkruan Alsat. Ai paralajmëroi se këshilltarët e tij do t’i votojnë të gjitha programet në seancën e ardhshme. “I dëgjova mesazhet, se nuk qenkan votuar programet, kanë penguar këta ose ata. Ja, unë si kryetar i VMRO-DPMNE-së do t’i lus këshilltarët nga grupi i këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së menjëherë t’i votojnë programet nëse është aty çështja. Mendoj se kanë seancë në datën 29 dhe do t’i lus që t’i…
Deputetja Arbana Pasholli me ftesë të NDI dhe mbështetjen e Ambasadës të Zvicrës përmes Programit për Mbështetje Parlamentare është pjesëmarrëse në Konventën Demokratike dhe Forumin e Liderëve Ndërkombëtar në Çikago, Illinois nga 19.08-22.08. Konventa Kombëtare Demokratike 2024 është një konventë nominuese presidenciale në vazhdim në të cilën delegatët e Partisë Demokratike të Shteteve të Bashkuara do të votojnë mbi platformën e partisë dhe do të raportojnë ceremonialisht votën e tyre për të emëruar Zëvendës Presidentin Kamala Harris për president dhe për të konfirmuar zgjedhjen e saj të Guvernatorit Tim Walz të Minesotës për nënkryetar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.…
Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se do të krijohej praktikë e keqe e braktisjes së institucioneve, në rast se BDI-ja vendos të tërheq kryetarët e komunave nga Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale. Mickoski thotë se gjithsesi, ky është vendim i BDI-së. Nuk mendoj se është hap i pjekur. Nuk mendoj se është hap i pjekur. Por kush humb, ka të drejtë të hidhërohet, kështu thonë. Mendoj se duhet të qëndrojnë aty ku e kanë vendin. Nëse ashtu të gjithë që kanë humbur hidhërohen dhe lëshojnë institucionet, do të krijohet praktikë e keqe, por është vendim i tyre, nëse mendojnë se…
Policia e Kosovës njoftoi se dje ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë së Veriut, te e cili janë gjetur mbi gjashtë kilogram drogë heroinë e cila ishte e dedikuar për shitje. Në kumtesën e sotme të policisë bëhet e ditur se Drejtoria për Hetime të Tregtisë së Narkotikëve në kuadër të policisë në Prishtinë, në bashkëpunim me institucionet lokale të sigurisë, “më 21.08.2024, pas punës intensive hetuese në teren, ka ndërmarrë masa operative, me çka është identifikuar një person shtetas i Maqedonisë së Veriut, i cili dyshohet se posedonte, të gatshme për shitje, substancë narkotike të llojit heroinë”. Nga policia…
Zv.kryeministri për politika dhe qeverisje të mirë, Arben Fetai, e ka akuzuar BDI-në, për sjellje vazale në të gjitha qeveritë në të cilat ka marrë pjesë, shkruan gazeta LAJM. Ai i ka kujtuar partisë së Ahmetit, disa nga rastet e montuara kundër shqiptarëve që kanë ndodhur gjatë qeverisjes së BDI-së. “Unë mendoj se më së paku i shkon BDI-së që të kritikojë dikë për mungesë të fuqisë vazalitet kur e dimë se sa kanë qenë vazal thuajse në të gjithë gjitha qeveritë ku kanë marrë pjesë. Kujtojmë se BDI-ja në qeverisjen e tyre ka prodhuar dhjetëra raste të montuara politike.…
Deputeti i LSDM-së, Mitko Trajçuleski sot në konferencën për media akuzoi se arratisja e Blerim Ramadanit është organizuar nga strukturat e MPB-së dhe punonjës të institucioneve dhe i bëri thirrje qeverisë dhe MPB-së që të publikojnë se kush e ka organizuar dhe mundësuar arratisjen. Trajçuleski tha se nëse qeveria dhe MPB-ja në 24 orët e ardhshme nuk zbardhin publikisht të vërtetën për të gjithë organizimin e arratisjes së Ramadanit, LSDM-ja do t’i publikojë të gjitha informatat nga informatori që kanë marrë. “Pas të gjitha informacioneve që kemi e qartë është se qeveria dhe MPB e dinë saktësisht se çfarë ka…
Me datë 22.08.2024 në ora 00:25 në Policinë e Gostivarit, një grua 32 vjeçare nga Gostivari ka raportuar se është sulmuar fizikisht në shtëpinë e familjes nga bashkëshorti i saj F.Sh (35). Më pas, ai vetë është paraqitur në komisariat dhe me të është zhvilluar një intervistë zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.
Me datë 22.08.2024 në ora 00:30 në Gostivar, zyrtarë policorë nga Sektori për trafikim pa leje me narkotikë dhe armë në SPB Gostivar kanë privuar nga liria A.M (20) nga Gostivari, R.D . (18) nga Gostivari dhe A.S. (21) nga Gostivari për shkak se u është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Pas dokumentimit të rastit, do të vijojë një dorëzim përkatës.TS
MPB Maqedoni njofton se në një aksident që ka ndodhur mbrëmë, ka mbetur i plagosur rëndë një i mitur dhe një djalë 23-vjeçar. Siç njoftojnë nga MPB, aksidenti ka ndodhur rrugës për në Vodno. “Dje në ora 22:30 në Shkup është raportuar se në rrugën lokale që çon në Vodno, automjeti i udhëtarëve “Seat Ibiza” me shenja regjistrimi të Shkupit i drejtuar nga A.K.(23) nga Shkupi ka dalë nga rruga”. “Nga aksidentet me lëndime të rënda trupore ka pësuar një pasagjere e mitur nga Shkupi, ndërsa shoferi ka marrë lëndime trupore të konstatuara në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”. Hetim…

