Author: Hamdi Kumanova

Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti ka reaguar në lidhje me vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese, ku janë mbivotuar anëtarët shqiptarë që gjenden aty dhe është shfuqizuar balancuesi. Në vijim keni reagimin e tij të plotë! “Turpi ka emër! Me shfuqizimin e “Balancuesit” nga ana e Gjykatës Kushtetuese po kthehemi në kohërat e errëta kur shqiptarët nuk llogariteshin si qytetarë të barabartë të këtij vendi. Koalicioni VREDI e vazhdoi gjumin edhe ditën e sotme, duke mos guxuar as të bëjnë një reagim të vetëm, ashtu siç nuk kanë guxuar tashmë 100 ditë qeverisje. Shqiptarët nuk…

Lexo më Shumë

Këshilli Ekonomiko-Social (KES) sot duhet të mbajë seancën e parë pas formimit të Qeverisë së re. Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi të martën në konferencën për mediat deklaroi se punëdhënësit dhe sindikatat do të diskutojnë për të gjitha kërkesat, idetë, kritikat dhe sugjerimet e tyre, si dhe kërkesën për rritjen e pagës minimale. “Së bashku dhe në mënyrë transparente do të marrin vendime. Do t’i shohim edhe mundësitë e Qeverisë, por do t’i dëgjojmë edhe punëdhënësit dhe sindikatat dhe do të marrin vendim të përbashkët”, tha Durmishi. Sa i përket kërkesës së sindikatave për rritjen e pagës minimale…

Lexo më Shumë

Bilall Kasami, ka reaguar ndaj deklaratave të BDI-së, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e “balancuesit”. Kasami në një postim në Facebook shkruan se “VLEN po e mbulon turpin e BDI-së, e cila çështjet e shqiptarëve i rregulloi si fasadë”. “BDI përmes skemave të saj natën i vret shqiptarët, ditën i vajton. Edhe kështu po ndodh në vazhdimësi duke i diskriminuar shqiptarët përmes mekanizmave që nuk i ka rregulluar ashtu siç duhet, si me rastin e balancuesit. Por fatmirësisht VLEN është këtu për tu kujdesur për shqiptarët duke sjell ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat!”. “Thjeshtë dhe qartë,…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot do të presë zëvendëskryeministrin dhe ministër i Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, Ivica Daçiq. Të dy ministrat do të takohen në Kumanovë, ndërsa temë e bisedimeve, siç raportojnë mediat serbe, do të jenë proceset e migrimit. Në fund të korrikut të këtij viti, Toshkovski dhe Daçiqi u takuan në Beograd dhe biseduan për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve fqinje në fushën e punëve të brendshme.

Lexo më Shumë

“Mirë që u hoq balancuesi”, tha ish-kryeministri dhe lideri i LSDM dhe deputeti aktual Dimitar Kovaçevski në podkastin “Kërko me Landov” duke komentuar vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e mjetit për punësimin e pjesëtarëve të komuniteteve jo pakicë në administratën publike. “Balancieri” është një zgjidhje e dalë nga Marrëveshja e Paqes së Ohrit dhe ndryshimet kushtetuese. Por më pas ai u keqpërdor. Maqedonasit janë deklaruar për shqiptarët, romët për turqit, shqiptarët për turqit, vllehët për punësim dhe nuk ka dhënë rezultate”, tha Kovaçevski. Ai konkretisht nuk ka dashur të komentojë vendimin e gjyqtarëve kushtetues. “Ky është vendim…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili mori pjesë në Samitin kushtuar Ukrainës në Dubrovnik, u takua me presidentin e Ukrainës Volodimir Zelenski. “Realizova takim me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski. Shpreha mbështetjen dhe dëshirën time për arritjen e qëllimit për paqe të qëndrueshme”, ka shkruar Mickoski në Fejsbuk. Në përbërje të delegacionit të Maqedonisë së Veriut ishte edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski. Samitin “Ukrainë-Evropa Juglindore” e hapi kryeministri kroat Andrej Plenkoviq. Ky është samiti i tretë i organizuar në këtë format. i Pari u organizua në gusht të vitit 2022 në Athinë, ndlrsa i…

Lexo më Shumë

Me 168 vota pro, Republika e Maqedonisë së Veriut sot u bë anëtare e re e Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut për periudhën 2025-2027, në zgjedhjet e mbajtura në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, njoftoi MPJ. Shefi i diplomacisë, Timço Mucunski, ka bërë të ditur në rrjetet sociale se mbështetja e vendeve anëtare të OKB-së për këto zgjedhje është mirënjohje e kontributit të vendit si promotor dhe mbrojtës i përkushtuar i të drejtave dhe lirive të njeriut. Mucunski thekson se një nga qëllimet kryesore pas këtij suksesi diplomatik do të jetë pjesëmarrja…

Lexo më Shumë

Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) organizoi Ceremoninë e Hapjes së Vitit Akademik 2024-2025, e cila u mbajt në Sallën e Konferencave të IBU-së më 9 tetor 2024. Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Prof. Dr. Lulzim Aliu, Ambasadori i Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy, Rektori i IBU-së, Prof. Dr. Lutfi Sunar, anëtarë të Bordit të Menaxhmentit të IBU-së, përfaqësues të institucioneve të ndryshme në Maqedoninë e Veriut, diplomatë, politikanë, stafi akademik dhe administrativ i IBU-së dhe studentët morën pjesë në këtë ngjarje. Në fillim të ceremonisë u prezantua një video promovuese e IBU-së, pas së cilës…

Lexo më Shumë

FPÖ ka qenë padyshim partia më e fortë në zgjedhjet austriake. Megjithatë, në kundërshtim me traditën, presidenti Van der Bellen ka refuzuar t’i japë asaj së parës mandatin për të formuar një qeveri. Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen ka ndjekur një qasje të re për formimin e qeverisë së Austrisë. Këtë herë ai nuk do t’ia japë mandatin për të formuar qeverinë partisë me më shumë vota, siç ndodh zakonisht. Në vend të kësaj, liderët e tre partive kryesore – FPÖ, ÖVP dhe SPÖ – duhet të sqarojnë mes tyre se çfarë lloj bashkëpunimi mund të përfytyrohet. “Këtë herë…

Lexo më Shumë

Tetë persona u vranë dhe një mbetet i zhdukur pasi dy varka prej druri u përmbysën gjatë natës në Rajonin e Veriut të Largët të Kamerunit, njoftoi transmetuesi shtetëror CRTV. Incidenti i parë ndodhi në lumin Logone në divizionin Mayo Danay, ku shiu i dendur shkaktoi valë të dhunshme, duke shkaktuar përmbysjen e saj, thanë autoritetet lokale për CRTV. Pesë nga gjashtë personat në bord u mbytën, ndërsa një mbetet i zhdukur. Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për personin e zhdukur, i cili dyshohet se ka vdekur. Në një aksident të veçantë në lokalitetin Wina të të njëjtit divizion, një…

Lexo më Shumë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Kus”, nga Komisariati i Policisë Nr. 6. Sekuestrohen 1 armë zjarri pushkë, 2 krëhra dhe sasi municioni luftarak, 1 kallëp tritoli së bashku me fitilin përcjellës dhe kapsollën, 2 granata sulmuese, 2 ndezës unifikues granatash dhe 1 mjet prerës (thikë). Vihet në pranga poseduesi i tyre. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas posedonte armë dhe sende të tjera të jashtëligjshme në banesën e tij, në Kus, kanë organizuar…

Lexo më Shumë

Stadiumi Tropicana Field – shtëpia e ekipit të bejsbollit Tampa Bay Rays – duket se është dëmtuar rëndë nga Uragani Milton që ka goditur Floridën. Sipas mediave të huaja, pamjet në televizionin lokal dhe të shpërndara në mediat sociale treguan çatinë “të grisur në copa”. Nuk dihet menjëherë nëse ka pasur dëmtime brenda stadiumit, por besohet se nuk ka persona të lënduar. Dhe pas shfaqjes së imazheve që tregojnë “çatinë e copëtuar” të stadiumit Tropicana Field, disa pamje të tjera tregojnë një vinç të madh që është rrëzuar në një ndërtesë në Florida. Zyrtarët në Shën Petersburg, një nga qytetet…

Lexo më Shumë