Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) organizoi Ceremoninë e Hapjes së Vitit Akademik 2024-2025, e cila u mbajt në Sallën e Konferencave të IBU-së më 9 tetor 2024.
Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Prof. Dr. Lulzim Aliu, Ambasadori i Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy, Rektori i IBU-së, Prof. Dr. Lutfi Sunar, anëtarë të Bordit të Menaxhmentit të IBU-së, përfaqësues të institucioneve të ndryshme në Maqedoninë e Veriut, diplomatë, politikanë, stafi akademik dhe administrativ i IBU-së dhe studentët morën pjesë në këtë ngjarje.
Në fillim të ceremonisë u prezantua një video promovuese e IBU-së, pas së cilës u mbajtën fjalimet nga Zëvendësministri z. Aliu, Rektori Sunar dhe znj. Blerta Imeri, Presidentja e Asamblesë së Studentëve të IBU-së.
Gjatë fjalimit të tij, z. Aliu theksoi mundësitë për rritje, dijeni dhe bashkëpunim në universitete. Ndërsa Rektori Sunar informoi shkurtimisht audiencën për aktivitetet e universitetit.
Gjithashtu, znj. Imeri foli për mundësitë dhe shërbimet që IBU ofron për studentët e saj. Ceremonia përfundoi me një foto familjare.
– Klinika Dentare Ballkanike
Pas Ceremonisë së Hapjes, të ftuarit të shoqëruar nga Rektori Sunar vizituan ambientet e Klinikes së sapohapur Dentare Ballkanike, e cila funksionon nën IBU.
Klinika Dentare Ballkanike është një qendër moderne e përkushtuar për të ofruar shërbime të plota të kujdesit dentar duke përdorur teknologji të avancuar dhe qasje të personalizuar në trajtim.
Klinika ofron kujdes gjithëpërfshirës oral, duke përfshirë pastrime, mbushje, nxjerrje, ekzaminime, kanale rrënjësore, ortodontikë, kujdes parandalues, si dhe procedura të specializuara të kirurgjisë orale dhe maksilofaciale, si kirurgji të nofullës, implante dentare dhe trajtim të traumave në fytyrë.