Një shtetas gjerman në Kumanovë ka therur dy të mitur. Motivet sipas burimeve policore kanë të bëjnë me një shumë të parave që dy të miturit e kanë ditur se i posedon në çantën e tij shtetasi gjerman. Në deklaratën e tij të parë pas arrestimit, shtetasi gjerman ka deklaruar se në çantën e tij ka pasur një shumë të parave mbi 8 mijë euro, ndërsa nga të miturit është ndjekur një kohë të gjatë që t’i merren paratë. Derisa ka rezistuar t’i shmang i njëjti është sulmuar me gjësende të forta, ndërsa në një moment në vetëmbrojtje ka tentuar t’i neutralizon dy sulmuesit me thikë. Njëri prej tyre mësohet të jetë në gjendje më të rëndë ndërsa tjetri është lëshuar për kurim shtëpiak. Shtetasi gjerman, identiteti i të cilit akoma nuk është bërë i ditur po mbahet në polici. Ndaj të njëjtit pritet të caktohet masa e kujdesit. Në rrethana jo zyrtare mësohet se ndaj shtetasit gjerman ka pasur një urdhër policorë që ta lëshon shtetin, por i njëjti nuk e ka respektuar, përkatësisht ka zvarritur zbatimin e urdhrit policorë. /Alsat.mk
Data 25.07.2026
Aktuale
- Akuzoi shtetasin turk, vetë përfundoi i dyshuar – nis procedurë ndaj Esat Shalës
- Artan Fuga “zbërthen” fjalimin e Ramës: Pranoi se ka çarje mes qeverisjes dhe opinionit publik, kjo solli revoltën
- Të shtëna me armë në Shkallnur të Durrësit, përplasen i shumërkuari Denis Tafili dhe Edison Gjuzi. Në konflikt i përfshirë edhe një polic
- FOTOLAJM/ Protestuesit lënë mesazhin gjigand në Bulevard: Nuk na përfaqësoni! Pankarta me 140 “krimba”
- Rreth 47 mln euro të ardhura, mbi 37 mijë aplikime për rivlerësimin e pronave në 6 muaj
- Klekovski në takim me përfaqësues të mjekëve amë dhe të “Terminit Tim”: Së bashku për termine më të shpejta dhe më efikase
- Ferati priti në takim ambasadorin e Republikës së Kosovës, Florian Qehaja
- “Protesta shënjoi fundin e një epoke, s’mund të jemi më peng i të korruptuarve”/ Aktivisti Edison Lika: S’ka dialog, vetëm dorëheqje e Ramës dhe qeveri tranzitore


