Një varr i lashtë me përmasa të mëdha, mbi 24 metra katrorë dhe me thellësi rreth dy metra, është zbuluar në fshatin Koroshishtë të Strugës. Gjatë gërmimeve, arkeologët kanë zbuluar edhe një sërë objektesh arkeologjike me vlerë.
Arkeologu Fitni Dalipi, i cili ka qenë u kyçur drejtpërdrejt në këtë proces, në një prononcim për Televizionin Shenja, informoi publikun se çfarë është gjetur më konkretisht në këtë varr. Ai tha se bëhet fjalë për një ushtar, i cili është varrosur sipas ritualeve të kohës, së bashku me pajisjet e tij luftarake.
FITNI DALIPI, ARKEOLOG
“Ushtari i kishte të gjitha pajisjet ushtarake dhe disa objekte të bonzit, sikurse gjilpëra, unaz, enë të tjera të bronzit, mandej këtu duhet të përmendi se këtu është gjetur edhe një përkrenare, kemi edhe një, po e themi se është maskë, por ende nuk është vërtetuar, pasi këtë duhet vërtetuar konsevatorët. Kështu që shumë shpejtë do të dal se edhe ajo është me siguri brenda disa ditëve do të sigrohet se a është maskë e artë, apo është diçka tjetër mbules e fytyrës”.
Po të njejtin varr, Dalipi tha se kanë gjetur edhe një shpatë, dy shtiza, një unazë ari, dy bylyzyka bronzi, disa enë që janë pordorur për pije, dy enë më të mëdha të bronzit , mburoja që ka është me dimension shumë të madh, gjetje të qelibarit dhe perla të qelqit.
Varret të cilat janë zbuluar deri më tani në këtë rrethin, arkeologu thotë se janë të fisit të enkelejdëve.
FITNI DALIPI, ARKEOLOG
“Varre të tilla elitare dhe të ushtarakëve të asaj kohe të shekullit VI para erës son, janë zbuluar edhe në Trebenishtë, që lidhet drejtpërdrejt me kulturën e Trebenishtës, me kulturën e Ladorishtës së Strugës, gjithashtu edhe në Dollogoshtë të Strugës. Poashtu edhe në Dollogoshtën e Strugës është zbuluar në vitin 1986, ku kam marrë pjes vet në gërmimet arkeologjike asaj kohe, është zbuluar edhe asaj kohe përkrenarja Ilire e fisit të Enkelejdëve, që do të thotë se këto përkrenare, tashmë e treta, i takojnë po të njejtit fis”.
Dalipi thotë se në këtë lokalitet mund të ketë edhe varre të tjera që ende nuk janë zbuluar, por kjo nuk do të thotë se ato do të kenë të njëjtën pasuri me gjetjet e këtij varri. Arkeologu u bëri thirrje autoriteteve lokale dhe qendrore që të ofrojnë mbështetje për vazhdimin e hulumtimeve arkeologjike në këtë lokalitet./SHENJA/



