Gjykata Kushtetuese të mërkurën do të marrë vendim përfundimtar nëse do të shfuqizohet ose jo balancuesi- instrumenti që garanton përfaqësim të drejtë të nëpër institucione shtetërore. Momentalisht, balancuesi është i pezulluar dhe gjatë punësimeve nuk mbahet llogari për përkatësinë etnike të kandidatëve. Kushtetuesja, më 18 shtator vendosi të nisë procedurë në lidhje me nismën e përbërjes së kaluar të Antikorrupsionit që kontestonte kushtetutshmërinë e dispozitave ligjore që kanë të bëjnë me përfaqësimin e drejtë në institucione. Në arsyetim janë përmendur mbipopullimi i institucioneve dhe administratës, përfshirë edhe deklarimin e rrejshëm të përkatësisë etnike, përkatësisht keqpërdorimin e instrumentit. Kryeministri Hristijan Mickoski ka mbështetur hapjen shfuqizimin e balancuesit, duke theksuar se këtë e ka kërkuar edhe Komisioni Evropian. Opozita shqiptare e ka kundërshtuar ashpër shfuqizimin e balancuesit, ndërkaq VLEN ka theksuar se balancuesi do të zëvendësohet me ligj për përfaqësim të drejtë. /Alsat.mk
Data 25.07.2026
Aktuale
- Zhupa: A i jepet besa një kryeministri që manipulon edhe citimet?
- Shembet një masiv shkëmbor në aksin Burrel-Klos, vështirësi në qarkullim
- Media greke: A e vendosi Ali Ahmeti flamurin e Maqedonisë në zyrën e tij për t’u afruar me Mickoskin?
- Ligji për përfaqësim dhe provimi i jurisprudencës, Mexhiti: Opozita të tejkalojë inatet dhe të votojnë pro interesit shqiptar
- Vjedhje prej 5 milionë eurosh në një nënstacion hekurudhor në Shkup
- Oligarkë të afërt me Vuçiqin zgjerojnë kontrollin mediatik, blejnë edhe dy media në Maqedoni
- Të shtëna me armë në Kurbin, plagoset 22-vjeçari, niset drejt Traumës
- Digjet mali i Çipinit, era e fortë përkeqëson situatën e zjarreve, autoritetet thirrje banorëve


