Pajtohu se je në opozitë, reformo partinë dhe pastro kriminelët nga radhët partiake. Ishte ky mesazhi nga Ohri drejtuar Ali Ahmetit nga Kryeministri dhe Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit, gjatë Konferencës së 33-të të Forumit Rinor të VMRO-DPMNE-së.
Sipas Mickoskit, Ali Ahmeti duhet të tregojë vizionin përmes projekteve dhe ideve dhe të dëshmojë se e respekton Maqedoninë, duke u zotuar se do t`i pranojë projektet dhe idetë e BDI-së nëse ndikojnë për progresin e vendit.
HRISTIJAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR
“BDI-ja e reformuar është e rëndësishme për atdheun. Pastro kriminelët nga radhët tuaja dhe ne do të ndihmojmë në këtë. Ky është atdheu ynë I përbashkët. A e sheh se sa shqiptarë migrojnë? Nuk kam kohë për nxitjen e tensioneve. Tejkalo përplasjet me mua dhe VMRO-DPMNE-në dhe kontribo me propozime e projekte. Unë ju premtoj se do t`i pranojmë gjithcka që do të thotë progress për vendin”
Mickoski gjatë adresimit në tubimin partiak, pranoi se Shqiptarët respektojnë Ali Ahmetin duke I bërë sërish thirrje që të tregojë se e respekton Maqedoninë, sic tha, me vizionin e tij mund të ndihmojë në zhvillimin e vendit.