Author: Hamdi Kumanova

Libani mori 32 tonë ushqime dhe furnizime mjekësore nga Rusia të enjten, njoftoi Agjencia Kombëtare Libaneze e Lajmeve. Ambasadori rus në Liban Alexander Rudakov mori furnizimet në Aeroportin Ndërkombëtar Beirut-Rafic Hariri dhe ia dorëzoi ministrit libanez të mjedisit Nasser Yassin për t’i shpërndarë të zhvendosurve. Që nga 23 shtatori, ushtria izraelite ka kryer sulme ajrore intensive në Liban në një përshkallëzim të rrezikshëm me Hezbollahun. Kjo nxiti më tej përleshjet e vazhdueshme midis forcave izraelite dhe Hezbollahut që filluan më 8 tetor 2023, kur Hezbollahu gjuajti raketa në Izrael në mbështetje të aleatit të tij Hamas në Rripin e Gazës,…

Lexo më Shumë

Shpërthimi i një bombole në një shtëpi në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë shkaktoi rrezik të përgjithshëm të enjten në mëngjes. Një person përfundoi në QKUK si pasojë e lëndime, teksa u shkaktuan edhe dëme materiale. Incidenti ndodhi teksa pronari i shtëpisë ishte duke e montuar bombolën, kur papritmas ka filluar të digjet dhe të njëjtën e ka hedhur. Për pasojë, bombola ka shpërthyer në katin e dytë dhe një person ka pësuar lëndime, i cili është dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor. Lidhur me rastin, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, ndërsa pronari…

Lexo më Shumë

Qytetarët e komunitetit serb në veri të Kosovës janë duke marrë ditëve të fundit paralajmërime për ndërprerje të energjisë elektrike, për shkak të borxheve të papaguara. Paralajmërimet, që i pa Radio Evropa e Lirë, jepen nga kompania serbe, Elektrosever, e krijuar në bazë të Marrëveshjes për Energjinë, e cila është arritur në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Afati për shlyerjen e borxheve për rrymën e konsumuar është 15 ditë. Zyra e Rregullatorit për Energji, e cila monitoron punën e kompanisë Elektrosever, konfirmon për Radion Evropa e Lirë se një numër i madh i qytetarëve…

Lexo më Shumë

Të paktën 20 persona, përfshirë fëmijë janë vrarë pasi një bandë e armatosur sulmoi një qytet të vogël në Haiti. Ndërsa 50 të tjerë u plagosën. BBC shkruan se qytetarët u tmerruan pas përplasjes mes bandave duke u munduar të largoheshin nga zona ku ndodhi sulmi për të shpëtuar. Një prokuror i qeverisë e përshkroi sulmin si “një masakër”, raportojnë mediat e huaja. Bandat e armatosura kanë marrë kontrollin e pjesëve të mëdha të Haitit dhe një mision policie i mbështetur nga OKB, i udhëhequr nga oficerë nga Kenia , filloi në qershor një përpjekje për marrë përsëri kontrollin.

Lexo më Shumë

Jo rrallëherë fëmijët janë viktima të dhunës qoftë nga prindërit e tyre apo edhe anëtarë të tjerë të familjes. Në shumicën e këtyre rasteve, fëmijët janë edhe të moshës së mitur, ndaj të cilëve ushtrohet dhunë fizike e psikike. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Vushtrri, ku Policia arrestoi një 65-vjeçar, i cili dyshohet për dhunë në familje. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se këtë herë viktimë është një vajzë 26-vjeçare, ndaj të cilës ka ushtruar dhunë babai i saj. I dyshuari e kishte shtyrë të bijën pas një mosmarrëveshje dhe për…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës dje ka njoftuar se është furnizuar me automjete të blinduara dhe autoblinda, të cilat shërbejnë për nevojat e këtij institucioni. “Policia e Kosovës në kuadër të planifikimeve afatgjate dhe objektivave të parapara strategjike, për ngritje të kapaciteteve të vazhdueshme të burimeve njerëzore dhe atyre logjistike e teknologjike, parasheh që përmes realizimit të trajnimeve policore, furnizimit me pajisje logjistike e teknologjike për njësi të ndryshme policore, të mundësohet kryerja e detyrave dhe autorizimeve policore në mënyrë sa më efikase dhe efektive në interes të qytetarëve dhe vendit”, thuhet në njoftimin e Policisë. “Përveç furnizimit me automjete të rregullta…

Lexo më Shumë

Dy javë pasi Elsa Toksa dha dorëheqjen nga detyra si anëtare e trupës së Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi ka shpallur hapjen e procedurës së aplikimit për vendin që mbeti vakant. “Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, pasi u njoh me vendimin nr. 62, datë 23.09.2024, të Gjykatës Kushtetuese, për mbarimin përpara afatit të mandatit të gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, znj. Elsa Toska, bazuar në nenet 125, 127, pika 1, shkronja “c” dhe pika 3, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe nenet 7, pika 1, 7/c dhe 8, pika 3, të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e…

Lexo më Shumë

Një autobus u rrëzua në një luginë në provincën jugperëndimore të Balochistanit të Pakistanit, duke marrë shtatë jetë dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë, thanë zyrtarët. Aksidenti ndodhi teksa autobusi që transportonte të ftuarit e dasmës ra në një gropë të thellë pranë Quetta, kryeqyteti provincial i Balochistanit, duke vrarë shtatë persona në vend dhe duke plagosur 59 të tjerë, tha Waseem Baig, koordinator i medias i ministrisë provinciale të shëndetësisë. Gjendja e shumicës së të plagosurve është raportuar të jetë kritike, tha zyrtari, duke shtuar se në mesin e viktimave të aksidentit fatkeq ishin gra dhe fëmijë. Policia tha…

Lexo më Shumë

Kryeministri sllovak Robert Fico bëri thirrje për një fund të shpejtë të konfliktit aktual midis Rusisë dhe Ukrainës. Ai tha se konflikti është “një fatkeqësi për të gjithë” dhe theksoi se çdo luftë duhet të përfundojë në tryezën e bisedimeve. Duke folur në një konferencë shtypi përpara një sesioni të përbashkët midis qeverive sllovake dhe ukrainase të planifikuar për të hënën e ardhshme, Fico shprehu angazhimin e Sllovakisë për të ruajtur marrëdhëniet miqësore me Ukrainën. Megjithatë, udhëheqësi sllovak shprehu gjithashtu synimin e tij për të rivendosur lidhjet me Rusinë, duke thënë se nëse konflikti Rusi-Ukrainë përfundon gjatë mandatit të tij,…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Serbia është zëri i Rusisë, ndërsa Kosova është sukses i NATO-s. Shefi i ekzekutivit kosovar, në një intervistë për mediumin polak Polsat, ka folur për kërcënimet ndaj Kosovës. “Serbia është, si të thuash, zëri i Rusisë,” tha ai. Kurti shtoi gjithashtu se Kosova është një sukses i NATO-s, në të cilin Polonia ka luajtur një rol të rëndësishëm. “Ne jemi kampionë në Ballkan,” ka deklaruar ai. Kryeministri Kurti foli gjithashtu për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

Lexo më Shumë

Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024 sot do të mbajë mbledhje. Në këtë mbledhje do të bëhet intervistimi i dëshmitarëve, në këtë rast i disa ish-ministrave: -Hykmete Bajrami, ish ministre e Arsimit, Ramë Likaj, ish ministër i Arsimit ,Shyqeri Bytyçi, ish ministër i Arsimit, Arsim Bajrami, ish ministër i Arsimit, Ramë Buja, ish ministër i Arsimit, Enver Hoxhaj, ish ministër i Arsimit, Bedri Hamza, ish-ministër i Financave, Besim Beqaj, ish-ministër i Financave dhe Avdullah…

Lexo më Shumë

MPB ka njoftuar se me datë 02.10.2024 në ora 22:00 në një fshat të Tetovës, zyrtarët policorë të NJP-Zherovjan kanë privuar nga liria personin M.S.(41) nga Çellopeku i Tetovës, duke vepruar sipas raportimit të mëparshëm nga babai i tij 90 vjeçar se e ka sulmuar fizikisht në shtëpinë e tyre familjare. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.

Lexo më Shumë