I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se për Kosovën s’ka ende lajme të reja sa i përket pjesëmarrjes në Procesin e Berlinit, kur kanë mbetur edhe dy javë në shënimin e 10-vjetorit të këtij procesi. Gjermania ka qenë e zëshme duke i bërë thirrje Kosovës që ta largojë masën e sigurisë për mallrat serbe duke e cilësuar në kundërshtim me Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA). Vetë Sarrazin e pati përmendur gjatë vizitave të fundit të tij në Prishtinë mundësinë e përjashtimit të Kosovës nga Procesi i Berlinit po qe se Qeveria…
Author: Hamdi Kumanova
Policia në Pejë, gjatë muajit shtator, ka arrestuar 33 persona që ishin të kërkuar me urdhëresë të gjykatës. Disa prej tyre janë dërguar në vuajtje të dënimit, disa janë dërguar në seanca gjyqësore dhe pasi kanë paguar dënimin janë liruar. Njoftimi i plotë: Stacionet Policore, pranё Drejtorisё Rajonale tё Policisё nё Pejё, gjatё muajit shtator 2024, kanё realizuar urdhёresat e Gjykatёs ndaj pёrsonave tё kёrkuar. Gjatё muajit shtator nga data 01.09.2024-30.09.2024, janё arrestuar tridhjetë e tre (33) persona tё dyshuar. Personat e arrestuar, tё dyshuar pёr vepra tё ndryshme penale disa nga ta janё dёrguar nё vujatje tё dënimit nё…
Ministri për Çështje Evropiane dhe koordinatori Nacional i IPA-s, Orhan Murtezani, sot në mëngjes nënshkroi Marrëveshjen për financimin e IPA-s Program vjetor i veprimit 2024, mes Komisionit Evropian dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ky program është në shumë totale prej 61.795.000 euro nga të cilat: Ko-financim i BE-së në vlerë prej 58.600.000 euro, ko-financim nacional në shumë prej 2.895.000 euro, të tretët – shfrytëzues të një skeme granti në vlerë prej 300.000 euro, për mbështetjen e sektorëve: shëndetësi, sociale, drejtësi, punëve të brendshme, konkurrencës dhe inovacionit, energjetikës, bujqësisë, zhvillimit lokal dhe rajonal. Këto mjete financiare, të shpërndara…
Një grua është ngacmuar seksualisht në Prishtinë të martën. Ajo ka raportuar në Policinë e Kosovës, e për rastin është intervistuari i dyshuari dhe dy persona të tjerë. Prokurori e ka liruar të dyshuarin në procedurë të rregullt, e rasti po hetohet si “ngacmim seksual”. “Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar, lidhur me rastin është intervistuar personi i dyshuar dhe dy persona të tjerë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin policor.
Pas deklaratave të djeshme të deputetit të Frontit Europian, Elmi Aziri në TV21, në lidhje me takimin me eksponentë të VMRO-DPMNE-së, është riaktualizuar tema e “dhomës 161” në Kuvend. Aziri tha se ka pasur takime mes Frontit Europian dhe VMRO-DPMNE-së para formimit të qeverisë së re, por mohon se është folur për hyrje në qeveri të Frontit Europian. “Unë kam qenë prezent në një takim në atë dhomë. TV21: Te kjo dhoma 162? Sinqerisht nuk ia di numrin, por po e pranojmë se është 161, sinqerisht nuk ia di numrin. Absolutisht, me përgjegjësinë më të madhe, e kam thënë edhe…
Prokuroria Publike Themelore e Strugës, ka ngritur aktakuzë kundër kryetarit të Komunës së Strugës Ramiz Merko, për punë të papërgjegjshme nga neni 353 paragarfi 1 i Kodit Penal, transmeton Portalb.mk. Siç bëjnë të ditur nga Prokuroria Publike, i akuzuari me vetëdije ka shkelur dispozitat ligjore me rastin e emërimit të U.D drejtorit në një shkollë fillore në fashtin Radolishtë të Strugës. “Ndonëse Ligji për Arsimin fillor përcakton se ushtruesi i detyrës së drejtorit zgjidhet nga radhët e punonjësve të shkollës që plotësojnë kushtet për drejtor, me datë 12.01.2022 i pandehuri caktoi një person që nuk i plotësonte këto kushte si…
VMRO-DPMNE sot ka akuzuar Zoran Zaevin dhe Venko Filipçen se sa ishin në pushtet rrënuar institucionet dhe kanë punuar vetëm për të mbushur xhepat e tyre. “Për të ecur përpara, ne duhet të dimë fakte për të kaluarën. Për të ecur përpara duhet të dimë se çfarë na la qeveria e mëparshme e LSD dhe BDI. Për të parë se ku jemi, duhet të dimë se ku kemi filluar dhe çfarë kemi trashëguar? Për të vlerësuar nëse jemi të kënaqur, duhet të dimë se çfarë ka ndodhur? Realiteti që na ka lënë qeveria e LSD-së është korrupsioni dhe krimi, institucionet…
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e RMV-së dënon sulmin e mbrëmshëm me raketa iraniane ndaj Izraelit, si dhe sulmin terrorist në Tel Aviv, ku mbetën të vrarë gjashtë civilë. Ambasada e RMV-së në Tel Aviv tashmë ka kontaktuar me institucionet kompetente të Izraelit, për të konfirmuar se mes viktimave dhe të lënduarve nuk ka shtetas të vendit tonë. Duke marrë parasysh përkeqësimin e situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme apelon qytetarët të Maqedonisë së Veriut që të shtyjnë udhëtimet e tyre në Izrael, Iran dhe Liban,…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës së saj në Gjermani është takuar dje me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth. Pas takimit, Roth në një postim në “X” ka thënë se Kosova është shembull inkurajues në Ballkanin Perëndimor për përkushtimin e saj për demokracinë, sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit. Ai ka shtuar se Kosova meriton më shumë mbështetje, duke shtuar se vendet e tjera të Ballkanit po largohen nga këto vlera evropiane. “Faleminderit presidentes Vjosa Osmani për një takim të mrekullueshëm. Kosova është një shembull inkurajues në Ballkanin Perëndimor për përkushtimin…
Tymy që sot mbuloi shumicën e Shkupit këtë mëngjes vjen nga Çairi, ku një ndërtesë banesore ka shpërthyer në flakë. Zjarri ka filluar të përhapej nga katet e bodrumit së ndërtesës, nga ku po del edhe tym i dendur. Ekipet e zjarrfikësve dhe të emergjencës janë në vendngjarje, dhe do të japin më shumë detaje pas përfundimit të operacioneve. Sipas raportimeve nga “Telma”, është duke u realizuar një evakuim urgjent i banorëve, ndërsa disa persona kanë marrë ndihmë mjekësore për shkak të thithjes së tymit.
Një studim i madh ndërkombëtar sugjeron se ka pasur një rritje të mprehtë në atë që e quan “përdorim problematik i mediave sociale midis të rinjve” që nga pandemia, raporton BBC. Studiuesit nga dega evropiane e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dolën në këtë përfundim pasi anketuan pothuajse 280,000 fëmijë të moshës 11, 13 dhe 15 vjeç në 44 vende. Një studim i sjelljeve shëndetësore të fëmijëve të moshës shkollore zbuloi se mesatarisht 11 për qind e të anketuarve përdorën mediat sociale në një mënyrë problematike në vitin 2022, krahasuar me shtatë për qind në 2018. Autorët e raportit…
Sot duhet të nisë seanca e 16-të e Kuvendit, me disa vendime dhe ligje në rend dite. Në rendin e ditës të propozuar janë vendimet për harmonizimin e përbërjes së Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), si dhe për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Komisionit Me vendimin për harmonizimin e përbërjes së KSHZ-së, propozohet që kryetar të jetë Boris Kondarko, anëtar aktual, i cili vjen me sugjerim të LSDM-së dhe nënkryetari Abdush Demiri, i cili erdhi në KSHZ me propozimin e Lëvizjes Besa. Për anëtarë janë propozuar kryetari aktual Aleksandar Dashtevski (VMRO), nënkryetarja Ditmire Shehu (BDI) dhe Oliver Ristevski (LSDM).…

