Akademia Shkupi ka për qëllim që pjesëmarrësit të zhvillojnë një perspektivë në lidhje me botën, Ballkanin, qytetet, shoqëritë dhe njerëzit. Duke u fokusuar në shkencat social edhe me një qasje ndërdisiplinore, ajo synon të sjelljë në një vend pjesëmarrësit përmes procesit të dëgjimit, leximit dhe shkrimit akademik.
Akademia Shkupi është një program arsimor me katër module, që përfshin seminare njëvjeçare, grupe leximi, udhëtime dhe procesin e shkrimit akademik. Moduli i parë dhe i dytë përfshin seminare, moduli i tretë përfshin grupet e leximit, dhe moduli i katërt përfshin procesin e shkrimit akademik. Ata që përfundojnë me sukses modulin e parë dhe të dytë do t’i nënshtrohen një provimi me shkrim për të kaluar në modulin e tretë.
Në modulin e tretë, studentët do të jenë pjesë e grupeve të leximit të caktuara. Ndërsa në modulin e katërt, për një periudhë pesë mujore, studentët do të përfundojnë procesin e shkrimit të artikullit nën udhëheqjen e njërit prej profesorëve të Akademisë Shkupi.
Studentët që përfundojnë me sukses katër modulet, do të kenë mundësinë të prezantojnë punimet e tyre në ceremoninë e diplomimit që do të mbahet në Shkup, të marrin një certifikatë dhe të kenë mundësinë për t’u bërë hulumtues, të kryejnë praktikë në projektet hulumtuese të fondacionit tonë.
Afati fundit për aplikim: 11 Tetor 2024
Intervistat: 14-18 Tetor 2024
Studentët e pranuar do të përcaktohen pas intervistës së realizuar. Vendet janë të kufizuara.
Linku për aplikim: https://forms.gle/aePvWas5F2Fsxn6a6