Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot në Shkup do të bën hapjen e punimeve të Punëtorisë për mjedisin jetësor dhe aksionin klimatik që realizohet në kuadër të Projektit ‘IPA-Twinning’ me Bashkimin Evropian.
“Projektin do ta zbatojë Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Qendra për ndërmjetësim ekonomik dhe të drejtën evropiane, ndërsa ka për qëllim forcimin e kapaciteteve tona për të zbatuar më mirë ligjet në fushën e ndotjes industriale”, bëhet e ditur në kumtesën e MMJPH