Qytetarët në vitin 2023 i janë drejtuar Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi (KPMD) për shkak të mbrojtjes nga diskriminimi në fushën e informimit publik dhe mediave, ndërsa pastaj në punën dhe marrëdhëniet e punës dhe qasjen deri te të mirat materiale dhe shërbimet. KPMD në vitin 2023 ka punuar në gjuthsej 559 lëndë për mbrojtje nga diskriminimi nga të cilat 523 kanë qenë të haoura në vitin 2023 dhe 76 lëndë janë parashtruar nga viti paraprak 2022, me ç’rast ka vërtetuar 21 raste të llojit më të rëndë të diskriminimit.
Kjo theksohet në Raportin e KPMD për vitin 2023, i cili sot do të shqyrtohet në seancën e Komisionit të përhershëm anketues për mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetarit në Kuvend.
“Numri prej 523 lëndëve të reja paraqet rekord absolut vjetor në punën e deritanishme të komisionit dhe përfshin 520 peticione për mbrojtje nga diskriminimi të dorëzuara në Komisioni nga qytetarët, organizatat e shoqërisë civile dhe personat e tjerë juridikë, si dhe tri procedura sipas detyrës zyrtare. Ndonëse numri i ankesave është rritur ndjeshëm në krahasim me vitet e kaluara, kjo nuk pasqyron realisht praninë e diskriminimit, gjë që u konfirmua në anketën e kryer për Raportin – Barometri i shanseve të barabarta të KPMD dhe QMBN, i cili tregoi se një nga tre të anketuarit ka deklaruar se ata kishin qenë viktimë e diskriminimit dhe katër nga dhjetë të anketuarit kanë qenë dëshmitarë të diskriminimit”, thuhet në Raport.
KPMD ka vpruar rreth secilës nga parashtresat e parashtruara edhe në mënyrë të veçantë edhe në 31 seancat e mbajtura janë marrë 521 vendime, 117 nga të cilat mendime jurudike, por edhe 344 konkluzione për hedhje poshtë të parashtresës ose mosveprimit, gjegjësisht ndalesës së procedurës – më shpesh për shkak të moskompetencës dhe parregullsisë së parashtresave.
Kjo tregon se, edhe pse vërehet dukshmëri e rritur e Komisionit si adresë, në të cilën qyetarët kërkojnë mbrojtje të të drejtave të tyre, ekziston një shkallë e ulët e njohjes së qytetarëve për kompetencat e KPMD dhe elementet detyrueshme të parashtresave, shtohet në dokument.
Nga ana tjetër, theksohet më tej në dokument, duke vepruar rreth parashtresave të parasthruara, Komsioni në vitin 2023 ka sjellë 59 mendime, në të cilat ka vërtetuar diskriminim dhe ka dërguar rekomandime për mënjanimin e tyre, nga të cilat për 21 raste është vërtetuar diskriminim në formë më të rëndë, gjegjësisht, si diskriminim ndërprerës, të vazhduar, të disafishtë dhe të përsëritur.
“Në rastet e konfirmuara, diskriminimi ka qenë më shumë i pranishëm në punën dhe marrëdhëniet e punës, pastaj informimi publik dhe mediat, ndërsa është vërtetuar edhe në fushat – qasje deri te të mirat materiale, pastaj informimi publik dhe mdiat, ndërsa është vërtetuar edhe në fushat – qasje deri te të mirat materiale, arsimi, sporti, jurisprudenca dhe administrata, anëtarësimi dhe veprimet e shoqatave të qytetarëve ose organizata tjera, të bazuara në anëtarësi, sigurim shëndetësor, strehim, të drejtë të tubimit publik, veprim dhe punë e këshillave komunalë”, qëndron në kumtesë.
Në rastet KPMD ka konstatuar shkelje të të drejtës së barazisë ndaj 25 bazave të ndryshme diskriminuese, ndërsa baza më e shpeshtë e vërtetuar për diskriminim ka qenë cilësia personale dhe statusi shoqëror pas së cilës pasojnë orientimi seksual, identiteti gjinor, përkatësia etnike ose kombëtare, bindja polirike, gjinia dhe përjatësia e një grupi të margjinalizuar.