Ish drejtoresha e toksikologjisë Besija Iljazi hedh poshtë akuzat e Prokurorisë për shpërdorim të detyrës zyrtare. Sipas saj, akuzat për 17 punësimet në mënyrë të paligjshme janë të pabaza. Ajo pretendon se këta punonjës ajo i ka gjetur në vendet e tyre të punës dhe për këtë ekzistojnë dëshmi dhe kontrata punë për disa vite me radhë.
“Dua të sqaroj, se nuk kam kryer asnjë veprim të kundërligjshëm, pra nuk kam shkelur ligjin dhe në asnjë rast nuk kam përfituar përfitime materiale, duke marrë parasysh se me mjetet e paguara, kemi paguar vetëm punëtorët që kanë punuar me ndershmëri në punën e tyre, në vlerë sa është miratuar nga Ministria e Shëndetësisë, gjegjësisht në vlerë të një page mesatare në shëndetësi”, thotë Iljazi në reagimin e saj.
Prokuroria ditë më parë bëri propozim akuzë kundër ish drejtoreshës së toksikologjisë për keqpërdorim të detyrës zyrtare duke dëmtuar buxhetin e klinikës në shumën prej rreth 11 mijë eurosh. /Alsat.mk