“Ka prova materiale që e lidhin të akuzuarin e parë, Ljupço Palevski Palço, me vrasjen e të miturës Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi”. Këtë e thanë sot prokuroret Zhaklina Krstevska Josifovska dhe Ana Stojkovic Dimitrovska, para fillimit të seancës së re gjyqësore. Ata për herë të parë u deklaruan publikisht që nga fillimi i gjykimit, ndërsa komentuan edhe pretendimin e të akuzuarit Vlatko Keshishev, i cili dorëzoi deklaratë të re ku thuhet se Palevski nuk ka qenë në vendin e vrasjes, por ka fjetur në parti. “Kjo deklaratë nuk ka vlerë provuese dhe të pandehurit do të…
Author: Hamdi Kumanova
Janë gjetur granata gjatë gërmimit të një kanali para Gjykatës Themelore të Gostivarit Pesë trupa shpërthyes me origjinë të panjohur janë zbuluar gjatë punimeve ndërtimore pranë Gjykatës Themelore të Gostivarit. Dëshmitarët okularë konfirmuan se mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00 gjatë gërmimit të kanalit kullues në rrugën “Zihvko Brajkovski” përballë objektit të Gjykatës, një eskavator në një thellësi prej gjysmë metri ka nxjerrë trupa metalikë, të cilët supozohet se janë granata të pashpërthyera. Aktualisht efektivët e policisë po sigurojnë vendin dhe pritet të bëhet kontroll. Jozyrtarisht, bëhet fjalë për predha artilerie që me shumë gjasa datojnë që nga Lufta e…
Çdo e dyta në tre gra në Maqedoni është përballur me përndjekje, kërcënime, fyerje, por edhe dhunë fizike, që na vendos në vendin e katërt në rajon. Dhuna kibernetike është më e theksuar. Sipas një studimi të OSBE-së, 62.8 përqind e grave në vendin tonë janë përballur të paktën një herë me ngacmime online dhe në një numër të madh rastesh janë publikuar edhe përmbajtje eksplicite. Situata është kritike sidomos në shkollat e mesme, ku sipas hulumtimeve, 78% e të anketuarve kanë qenë viktima të dhunës online. Por jo të gjitha të rejat inkurajohen të raportojnë ngacmimet, transmeton Portalb.mk. Ministrja…
Mëngjesin e sotëm në Shkup është rikthyer ndotja e tepërt e ajrit. Sipas të dhënave të rrjetit të internetit IQAir, mëngjesin e sotëm Shkupi është ndër dymbëdhjetë qytetet më të ndotura në botë sipas përqendrimeve të grimcave të dëmshme të matura në ajër. Rreth orës 9 të mëngjesit, Shkupi u rendit në vendin e dymbëdhjetë në mesin e kryeqyteteve botërore me indeksin e matur prej 144 mikrogramë të grimcave të dëmshme. Përqendrimi i grimcave PM2.5 ishte 53.1 mikrogramë dhe i PM10 68.6 mikrogramë. Të dhënat tregojnë se përqendrimi i grimcave PM2.5 është edhe dhjetë herë i tepruar. Kjo nënkupton një…
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se dje (24.11.2024) në ora 10:00 në fshatin Romanovcë të Kumanovës, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria personin K.S (30) nga fshati Romanovcë. “Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, i janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta tip “Zoraki” me korniza dhe një kuti me 30 fishekë të kalibrit 9 mm. Personi në fjalë është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë pune në Kolumbi. Në kuadër të vizitës së saj, Osmani thuhet se do të zhvillojë takime dypalëshe me Presidentin e Republikës së Kolumbisë, Gustavo Petro, si dhe me Presidentin e Senatit të Kolumbisë, Efraín Cepeda. “Gjatë vizitës së punës në Kolumbi, Presidentja Osmani do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Iniciativës për Parandalimin e Dhunës Seksuale, ku përpos që do të jetë folëse kryesore në ceremoninë hapëse të konferencës, do të jetë folëse edhe në panelin diskutues ku do të trajtohet çështja e fëmijëve të mbijetuar të dhunës seksuale në…
Dy shtetas të Serbisë kanë kaluar kufirin ilegalisht të dielën në Kamenicë. Referuar raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se me vendim të prokurorit rasti i është referuar gjykatës për kundërvajtje. “Novosellë, Kamenicë / 24.11.2024 – 11:50. Njësiti patrullues ka ndalur një kombi i cili po vinte nga drejtimi i Serbisë, i cili kishte kaluar ilegalisht kufirin. Në automjet kanë qenë dy të dyshuar meshkuj shtetas të Serbisë. Me vendim të prokurorit rasti i referohet gjykatës për kundërvajtje”, thuhet në njoftim.
Detaje të reja mbi zbardhjen e vrasjes së Eduart Reçit. Sipas burimeve nga grupi hetimor, policia ka vërtetuar me pamje fimike se autori i dyshuar Shkëlqim Dukaj e ka ruajtur për 6 ditë Eduart Reçin. Hetimet për zbardhjen e ngjarjes morën kthesë pas sekuestrimit dhe analizimit të pamjeve filmike në zonë. Nga analizimi i tyre ka rezultuar se autori i dyshuar Shkëlqim Dukaj ka qëndruar për 6 ditë në pritje të Eduart Reçit. Nga data 8 nëntor deri në 13 nëntor kur ka kryer vrasjen. Nga pamjet e kamerave të sigurisë Dukaj është pozicionuar në një shkallë metalike të një…
Një person ka vdekur në Prizren pasi dyshohet se ka pësuar lëndime në vendin e punës. Lidhur me rastin janë arrestuar tre menaxherë, të cilët janë dërguar në mbajtje. “ASGJËSIM, DËMTIM OSE HEQJE E PAJISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS- Prizren / 24.11.2024 – 14:14. Raportohet se viktima mashkull/k, ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të pësuara në vendin e punës derisa ishte duke punuar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore, prokurori si dhe inspektori i punës. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj/kosovar…
Një aksident me tre persona të plagosur ka ndodhur pak më parë në hyrje të Vorës. Makina po lëvizte me shpejtësi të madhe, kur ka dalë nga rruga për të përfunduar në kanalin e ujërave të zeza. Përplasja ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë, kur drejtuesi ka humbur kontrollin mbi automjetin tip “Seat”. Tre pasagjerë mbetën të bllokuar derisa ndërhyri zjarrfikësja për t’i nxjerrë. Si pasojë e aksidentit në autostradën Tiranë- Durrës është krijuar radhë kilometrike automjetesh dhe trafiku.
Presidenti i Republikës Bajram Begaj, në vijim të konsultimeve për të përcaktuar datën e zgjedhjeve parlamentare që do të zhvillohen pranverën e ardhshme, do të pres sot përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Sipas kalendarit të njoftuar nga presidenca, Presidenti Begaj në orën 10:30 minuta do të pres në institucionin e Kreut të Shtetit, përfaqësuesit e Partisë Demokratike. Konkretisht Sekretarin e Përgjithshëm, Flamur Noka dhe kreut të grupit, Gazment Bardhit. Ndërkohë, sipas axhendës së paracaktuar në orën 11:30, në takim me Presidentin do të jenë përfaqësuesit e Partisë Socialiste, teksa konsultimet do të mbyllen me takimin me kryetarin e…
Komisioni i Kuvendit për Mundësi të Barabarta të grave dhe burrave, në bashkëpunim me Klubin e deputetëve dhe Misionin e OSBE-së në Shkup sot do të mbajë debat publik me temën “Parandalimi dhe mbrojtja nga dhuna ndaj grave dhe dhuna familjare”. Siç informojnë nga shërbimi për media i Kuvendit, janë parashikuar fjalime të kryetares së Komisionit për Mundësi të Barabarta të grave dhe burrave Zhaklina Peshevska, zëvendës shefes së Misionit të OSBE-së në Shkup, Suzan Penksa, zëvendësministrit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini Gjoko Velkovski dhe zëvendëssekretarit të përgjithshëm të Kuvendit, Boban Stojanoski.

