Author: Hamdi Kumanova

Transporti publik falas në Shkup vazhdon t’u mohohet studentëve të Universiteteve publiko-private dhe atyre private. Studentët shprehen të revoltuar me këtë vendim dhe thonë se ndjehen të diskriminuar dhe jo të barabartë me kolegët e universiteteve shtetërore të cilët e gëzojnë këtë të drejtë. Zubaide Ashimi udhëton çdo ditë nga fshati Studeniçan për në fakultet dhe thotë se mungesa e transportit publik falas përveç shpenzimeve të dyfishuara kufizon studentët të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme. “Ky është një diskriminim ndaj nesh për arsye se të drejtat tjera na lejohen, subvencionin ushqimor e marrim, të drejtë për të aplikuar për…

Lexo më Shumë

Vazhdon kaosi në çerdhet e Strugës. Asnjë nga 20 përkëdhelëset dhe edukatoret, të cilat me vite punojnë me kontratë pune, nga shtatori nuk kanë marrë paga, të cilat arrijnë në 10 mijë denarë edhe pse rregullisht shkojnë në punë dhe kujdesen për fëmijët. Por fakti që në Ministrinë e Financave është paraqitur kërkesë për pëlqim financiar vetëm për pesë punësime, tregon se nuk ka rrugëdalje nga problemi. “Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë ka pranuar kërkesa për dhënien e pëlqimit financiar për punësimin e kuadrit profesional në kopshtin e cekur dhe të njëjtat i janë përcjellë Ministrisë së Financave…

Lexo më Shumë

Mospërmbushja e kushteve higjienike, moskryerja e kontrolleve shëndetësore të punonjësve në kuzhina, mosrealizimi i dezinfektimit janë disa nga shkeljet që inspektorët zbuluan gjatë periudhës së kaluar në kuzhinat e shtëpive të pleqve, këndet e lojërave, në shkolla dhe çerdhe në Maqedoninë e Veriut. Në disa shkolla, edhe prindërit shkojnë për të kontrolluar dhe provuar ushqimin, si dhe për të dhënë vërejtjet e tyre. “Sa herë që shkonim, koha për ushqim kishte kaluar… Babai im nuk ishte ankuar për ndonjë gjë konkrete, por ka ndodhur, për shembull, të gjejmë në dhomën e tij biskota që ishin aq të forta sa dukeshin…

Lexo më Shumë

Më 22.11.2024, rreth orës 20:00, në rrugën magjistrale Kumanovë-Kriva Pallankë, zyrtarë policorë nga Sektori për Krim Ndërkufitar, Migracion, të Huaj dhe Reintegrim – Kumanovë, si dhe Njësia Mobile për Masa Kompensuese, arrestuan F.Sh. (26) nga Kosova. Gjatë kontrollit të një automjeti tip “Golf 7” me targa kombëtare të Kosovës, që ai po drejtonte, u gjetën shtatë persona migrantë: tre nga India, dy nga Pakistani, dhe nga një person nga Nepali dhe Bangladeshi. Prokurori publik është njoftuar për rastin, ndërsa migrantët janë dërguar në Qendrën Tranzit-Tabanovc dhe në Qendrën Pranuese për të Huaj-Shkup. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj F.Sh.…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE pretendon se aktivitetet kriminale të LSDM-BDI në sektorin energjetike dhe menaxhimit me Elektranat e Maqedonisë së Veriut, ka rezultuar që për 7 vite me radhë qytetarët të paguajnë rrymë më të shtrenjtë, kurse ndërmarrja të ketë probleme financiare. Nga VMRO-DPMNE zotohen se do të ulet çmimi prodhues I rrymës dhe se udhëheqësia aktuae e EMV-së është duke punuar në këtë drejtim. “Nëse në 2017 kur me EMV-në udhëhiqte Kryeministri Mickoski, çmimi mesatar i prodhimit të 1 megavat rrymë në REK Manastir ishte 33 euro, tani e njëjta është 133 euro për megavat orë. Përse është kështu? Nëse shohim statistikën…

Lexo më Shumë

Me datë 22.11.2024 në ora 15:55, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin A.K. (41) nga Gostivari, i cili është denoncuar nga L.A. (59) nga Gostivari se ai e ka sulmuar fizikisht në rrugën ,,JNA” në Gostivar, dhe më pas ka qëlluar me armë në drejtim të automjetit të L.A.-së. Nga ai është marrë një armë “CZ” e kalibrit 7.56 milimetra , dhe inspektimin në vendngjarje e ka kryer ekipi i DPB- Gostivar. Pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të dorëzohet parashtresë përkatëse.TS

Lexo më Shumë

Me datë 22.11.2024 në ora 13:30, një 51 vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar se është mashtruar dhe dëmtuar për 36.500 euro nga A.I. nga Tearca, L.R. nga Shkupi, V.S. nga Tetova, si dhe M.M. (58), P.L. (56), dhe V.S. (30) të tre nga R.e Shqipërisë, të cilët gjatë muajit janar të vitit 2024 i ofruan të investonte në një projekt gjoja shumë fitimprurës në Dubai, por pasi dha paratë kuptoi se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.TS

Lexo më Shumë

Edhe pse njoftoi se do të nisë 4.000 dronë ushtarakë në Ukrainë, Gjermania ngurron ta zgjerojë premtimin e saj për ndihmë duke përfshirë aty edhe raketat e fuqishme Taurus. Por Parlamenti Europian po i bën presion Berlinit ta hedhë këtë hap me arsyetimin se Ukrainës, këto sisteme raketash me rreze të gjatë veprimi, i nevojiten sot më shumë se kurrë. Në një intervistë për Funke Mediengruppe, Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, tha se e përkrah dërgimin e raketave të tilla në Ukrainë dhe insistoi se duhet lejuar që ato të përdoren kundër shënjestrave në Rusi. Kancelari gjerman, Olaf Scholz,…

Lexo më Shumë

Bekim Qoku Pse DUI (Aliu, Bujari dhe Artani)i ka kërkuar aq me ngulm presidentit të kohës Stevo Pendarovski në takimin sekret në Vodno të Shkupit të amnistojë ish kryeministrin e MV Nikolla Gruevski? Përse DUI me disa argatë të tyre bënë çmos të ndryshojnë ligjin e Kodit penal për ta nxjerr nga burgu ish shefin e shërbimeve të inteligjencës së MV Sasho Mijallkov? Përse Sasho Mijallkov përfundoi në burgun që drejtohej nga DUI i Ali Ahmetit, që atë copë burgu e bëri më shumë jashtë tij se brenda? Pse DUI dhe argatët e DUIt luftuan kaq shumë për t’i…

Lexo më Shumë

LSDM-ja ashpër ka dënuar, sic thonë, aktin vandal të djegies së automjetit të Kryetarit të Organizatës Komunale të Krivogashtanit, Antonio Simonoski. Socialdemokratët kërkojnë nga MPB-ja dhe institucione tjera kompetente që të zbardhin rastin dhe të konstatojnë nëse ky sulm është politikisht i motivuar. “Qartazi shihet se paaftësia e MPB-së dhe partizimi që ndodh nëpër institucione, i inkurajon kriminelët. Gjatë periudhës së kaluar pati një sërë incidentesh me automjete të djegura madje edhe të policëve. Duhet të ketë përgjegjësi. Është e papranueshme kjo dhunë që nis të mbretërojë nëpër rrugë vetëm për shkak të paaftësisë së MPB-së për të garantuar…

Lexo më Shumë