Viktima nga aksidenti që mbrëmë ndodhi në bulevardin “Hristijan Todorovski Karposh” në Çair është një grua 69-vjeçare nga Shkupi, me iniciale N.P., njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme. Për fatkeqësinë denoncimi në polici ka arritur mbrëmë në ora 18:40 minuta. Gruaja ka vdekur nga lëndimet në vendin e fatkeqësisë, pasi është goditur nga automjeti “Seat Altea” me targa të Shkupit, të drejtuar nga A.Xh. (19) nga Shkupi. Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku nga Ndihma urgjente mjekësore. “Me urdhër të prokurorit publik, trupi i së ndjerës është dërguar në autopsi. Është kryer autopsi nga prokurori publik…
Author: Hamdi Kumanova
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot mbajti fjalim në akademinë ceremoniale “Ditët e Alfabetit” të organizuar nga Instituti për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve (IKDNA). Nën kujdesin e Mexhitit, siç bëjnë të ditur Ministria e Arsimit dhe Kulturës, organizohen manifestime për shënimin e Ditës së Alfabetit Shqip – 22 Nëntorit. Gjuha është përcaktori themelor i tërësisë shqiptare që kalon kufijtë politikë e territorialë dhe që sot homogjenizon kombin shqiptar në tërësi. Që një komb të jetojë ose të mbijetojë, është e nevojshme kodifikimi ose sistemimi i kujtesës kolektive në një…
“Në buxhet janë paraparë rreth 800 milionë euro për projekte kapitale dhe këto janë vetëm shifra fiktive dhe të fryra për opinionin dhe nuk jam i sigurt se kjo qeveri do t’i realizojë ato projekte”, tha Bllagoj Boçvarski në një paraqitje në TV21. Ai iu referua edhe projekteve për komunat, duke thënë se nuk shihet asgjë nga kjo. “Në pjesën e projekteve komunale për këtë vit, OBRM-PDUKM premtoi se do të realizohen 100 milionë euro, ndërsa për vitin e ardhshëm 250 milionë euro shtesë, që janë shuma të mëdha të mjeteve. Dhe çfarë ka ndodhur, ja që është…
Partia Liberal Demokrate dhe kryetarja e saj Monika Zajkova konfirmuan se në Kuvend veprojnë si të pavarur dhe jo në një grup parlamentar me LSDM-në, ashtu siç pretendon Venko Filipçe, shkruan Alsat. Zajkova nuk tregoi nëse planifikon dhe nëse ka ofertë t’i bashkohet shumicës së re por tha se janë të fokusuar në propozimin e zgjidhjeve të mira ligjore. “Ja, mund ta shihni edhe nga ligjet e dorëzuara, por edhe përmes stenogrameve për votime të caktuara. PLD-ja vepron e pavarur, duke mbrojtur politikën e saj demokratike-liberale. Për momentin, partia është e fokusuar për propozim ligje më të mira për qytetarët…
Incidenti i një dite më parë mes Dimitar Apasievit të të Majtës dhe disa deputetëve të VMRO-DPMNE-së mund të jetë i radhës që do të kalojë pa pasoja mbi autorët. Nga e Majta thonë se Apasiev ishte provokuar nga një deputet i VMRO-DPMNE-së. Nuk distancohen nga sjellja e kreut të tyre. “Në momentin kur ndodhi tensionimi, nga ana e deputetit nga Kavadari nga radhët e VMRO-DPMNE-së Vranço Jovançev u drejtuar ofendime dhe i përmend motra e Apasievit. Ne nuk tolerojmë dhunë. Mua më vjen keq për incidentin. Mbrëmë u përmend motra dhe për motrën vdiset. Nuk ngjajnë shumë gjëra…
Organizata joqeveritare për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore “HUTA” nga Tetova, ka kërkuar sërish shndërrimin e shtëpisë së Halim Derallës, në muze, shkruan Alsat. Përfaqësuesi i kësaj Shoqate Nderim Limani, tha se kërkesa po bëhet vazhdimisht dhe se nga komuna kanë marrë premtim për ta realizuar, megjithatë punët në terren nuk janë ende askund. Ndërkohë nga komuna e Tetovës theksojnë se objekti është pronë e Qeverisë dhe për këtë qëllim do të diskutohet me pushtetin qendror për zgjidhje. Ndërkohë objekti ndodhet në gjendje të mjerueshme. Në vend të muzeut është shndërruar në deponi për mbetjet e forta. “Me…
Mëngjesin e sotëm, në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, në Muzeun e Alfabetit në Manastir mungoi flamuri shqiptar, i cili çdo vit, vendoset në ballkonin e objektit, përkrah flamurit maqedonas. Pas reagimit të qytetarëve dhe mediumeve, flamuri shqiptar u vendos, ndërsa për këtë drejtori i Muzeut të Alfabetit, Nuer Arsllani, tha se është lëshim i vogël, duke u arsyetuar me angazhime të shumta dhe numër të vogël të punëtorëve. “Lëshim i vogël nga vet të punësuarit. Gati çdo vit ne po e nxjerrim flamurin tonë shqiptar edhe flamurin e shtetit ku jetojmë, por ja këtë vit ishim…
Një rast tragjik ka ndodhur të enjten në qytetin e Gjilanit, ku një personi i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe më pas ka ndërruar jetë në spital, raporton Gazeta Sinjali. Sipas informacioneve, dje në mesditë, babai e ka gjetur pa ndjenja djalin e tij, i cili menjeherë është dërguar në emergjencë për të pranuar ndihmë mjekësore. Pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve mjekësore, ai nuk ka arritur të mbijejojë dhe ka humbur jetën. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet nga Insituti i Mjekësisë Ligjore (IML), të cilët kanë tërhequr trupin e pa jetë të viktimës dhe e kanë dërguar për obduksion.…
Ministri i vetadministrimit Lokal, Goran Minçev, në emrin e tij personal dhe në emër të Ministrisë së Vetadministrkmit Lokal dërgoi urim me rastin e Ditës së Alfabetit shqip – 22 Nëntori. “Kjo ditë e rëndësishme është simbol i ruajtjes së identitetit kulturor dhe gjuhësor të komunitetit shqiptar, i cili është pjesë e pandashme e shoqërisë sonë multietnike. Gjuha dhe alfabeti shqip është themeli i diversitetit dhe pasurisë kulturore, që formëson të ardhmen tonë të përbashkët”, thotë Minçev në urimin. Si Ministri e Vetadministrimit Lokal, nënvizon ai, fuqimisht jemi të përkushtuar në promovimin e iniciativave, të cilat e përkrahin përfshirjen gjuhësore…
Në lidhje me aktin qyqar dhe të paarsyeshëm të Ministrisë së Kulturës, ku “Jeni” xhamia në Manastir po tentohet që të kthehet në muze të “Trashëgimisë Kulturore kristiane dhe islame”, ka reaguar ashpër edhe Shoqata Kulturore “Kopru”. Sipas kësaj organizate joqeveritare, vendimi për kthimin e “Jeni” xhamisë në muze është një akt i papranueshëm për jetesën shoqërore dhe kulturore në vend. Reagimi i plotë i Shoqatës Kulturore “Kopru”: “Në qytetin e Manastirit, është bërë e ditur se Xhamia Kadı Mahmud (e njohur si Xhamia e Re), një vepër e trashëgimisë turko-islame nga periudha osmane, e cila prej vitesh ka qenë…
Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, gjatë debatit me temë ”Shqipja gjuhë zyrtare – shtyllë e Marrëveshjes së Ohrit“, deklaroi se gjuha shqipe është vija e kuqe që e përcakton popullin shqiptar a është shtetformues në këtë shtet apo jo. Osmani tha se kjo varet nga ajo nëse gjuha shqipe është gjuhë zyrtare, “Tre këto çështje po sfidohen në katër muajt e fundit. Këtë përpjekje e kam quajtur mision për ta çmontuar Marrëveshjen e Ohrit. Kujt i shërben çmontimi i Marrëveshjes së Ohrit, marrëveshjes më të suksesshme në rajon që ka krijuar harmoni dhe kohezion ndëretnike funksionale dhe çfarë pas Marrëveshjes…
MPB njofton se dje (21.11.2024) në ora 07:15, rreth një kilometër nga tunelet e Demir Kapisë, punonjësit e policisë nga Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Jug kanë privuar nga liria D.P (37) nga Bogdanci. Pranë veturës Audi A6 me targa të Shtipit, të cilën e drejtonte ai, janë gjetur 10 emigrantë nga Siria. “Më herët ai është parë në autostradën “Miqësia” pas kryqëzimit të Demir Kapisë, në drejtim të Gjevgjelisë, duke transportuar mërgimtarë me automjetin e tij. Pas marrjes së masave dhe aktiviteteve, automjeti dhe emigrantët u gjetën”. “Emigrantët janë akomoduar në një qendër pranuese-transitore në Gjevgjeli, ndërsa D.P. është…

