Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për 22 nëntorin, ditën e Kongresit të Manastirit dhe të alfabetit të gjuhës shqipe. “Për mua sot është dita e gjuhës shqipe, jo vetëm e dita e alfabetit të gjuhës sonë të shenjtë dhe e kongresit të Manastirit. Gjuhën tonë të lashtë duhet ta kultivojmë dhe ta promovojmë, të bëhemi bashkë dhe të vihemi në ballë të përpjekjeve për ta mbrojtë nga sulmet e përditshme. Deri dje punonim që ta avansojmë përdorimin e gjuhës tonë, ndërsa sot jemi vënë në pozitë për ta mbrojtur atë që…
Author: Hamdi Kumanova
Ministria e Punëve të Jashtme kineze njoftoi sot se do të zgjerojë politikën pa viza në nëntë vende të tjera, përfshirë Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk. Midis 30 nëntorit 2024 dhe 31 dhjetorit 2025, politika pa viza do të zbatohet për poseduesit e pasaportave nga Bullgaria, Rumania, Kroacia, Mali i Zi, Malta, Estonia, Letonia dhe Japonia, tha në një konferencë shtypi në Pekin Zëdhënësi i Ministrisë Lin Jian. Përveç kësaj, Kina do të zgjasë gjithashtu periudhën e qëndrimit pa viza nga 15 deri në 30 ditë, njofton Reuters. Duke filluar nga 30 nëntori 2024, mbajtësit e pasaportave të zakonshme nga 38 vende,…
Për shndërrimin e “Jeni Xhamisë” në Manastir në muze krishtero – islam ka reaguar me indinjatë të thellë Fondacioni Qendra e Civilizimit Islam “FOCIC” – Shkup. Më poshtë e gjeni komunikatën e plotë të “Focic”: Shprehim indinjatën tonë të thellë dhe dënojmë me vendosmëri vendimin për transformimin e Xhamisë së Re në Manastir në “Muzeun e Trashëgimisë Kulturore Kristiane dhe Islame”. Ky akt përbën një shkelje të qartë të parimeve themelore të drejtësisë dhe barazisë fetare, duke anashkaluar kushtetutën, të drejtën kombëtare dhe ndërkombëtare. Xhamia e Re, e ndërtuar në vitin 1558, ka qenë për shekuj me radhë qendër e…
Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova ka uruar 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Ajo e ka cilësuar këtë datë si të rëndësishme për shqiptarët, por edhe për shtetin e Maqedonisë së Veriut. “Unifikimi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe nuk është vetëm akt i reformës gjuhësore, por edhe simbol i aspiratës për emancipim dhe iluminizëm. Gjuha krijon një hapësirë për mirëkuptim, bashkëpunim dhe bashkim rreth vlerave identitare. Përmes saj, diversiteti bëhet pasuri dhe e ardhmja bëhet një mundësi për rritje individuale dhe kolektive”. “Gjuha dhe kultura shqiptare janë të ngulitura në indin tonë shoqëror dhe çelin hapësirë për…
Kreu i ASH-së, Arben Taravari në intervistën për Alsat, u mundua t’i përshtatet fjalorit të Albin Kurtit, i cili tha se gjuha shqipe nuk është zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Ndonëse në kohën kur u miratua ligji në Kuvend, ai në mënyrë të qartë kishte shkruar se shqipja është bërë zyrtare. Taravari thotë se nuk mund të thuhet se shqipja në vend është zyrtarisht zyrtare, por kur ka thënë në vitin 2018-të se gjuha është bërë zyrtare, e ka pasur fjalën se përdorimi i shqipes është avancuar. “Zyrtare është kur përdoret gjithandej dhe njësoj si gjuha maqedonase. Gjuha shqipe…
Një 27-vjeçar, shtetas i Kosovës, është vënë në pranga nga policia e Fierit. Blutë njoftojnë se i riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Po punohet për ekstradimin e tij drejt Kosovës. Njoftimi: DVP Fier/Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mallakastër, operacioni i koduar “Fratar”. Në kuadër të operacionit u vu në pranga me qëllim ekstradimin në Kosovë, shtetasi E. M., 27 vjeç, banues në fshatin Gadurovë, Mallakastër. Ky shtetas u kap në fshatin Fratar, pas një pune operative nga shërbimet e Policisë, bazuar…
Në ambjentet e një spitali privat në Tiranë, është dhënë masa e arrestit me burg për të miturin me inicialet M.P., i cili akuzohet për vrasjen me thikë të 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës “Fan Noli” disa ditë më parë. Vendimi u mor në spital, pasi autori po trajtohet për plagët që ka pësuar në dorë gjatë përleshjes me viktimën. I mituri ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të dëmtimit nga thika. Prokuroria e ka akuzuar të miturin për dy vepra penale: “Vrasje në rrethana cilësuese” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Ishte…
Universiteti i Evropës Juglindore shënoi 23 vjetorin e themelimit të tij. Ceremonia e përvjetorit u organizua në mënyrë solemne në prani të korit diplomatik në vend dhe përfaqësuesve politik. Rektori këtij universiteti Abdylmenaf Bexheti adresoi një sërë falënderimesh ndaj kuadrove të këtij universiteti të cilët për gjithë këto vite, UEJL-në, e kanë ngritur në piedestalin shkencor, hulumtues por edhe rritjen dhe zhvillimin e universitetit në të gjitha aspektet. Në fjalimin e tij Bexheti përmendi të arriturat e universitetit. “Numri 23 njihet si numër engjëllor. Kuptimi numerologjik i tij i përbërë nga numri dy dhe tre, rezulton simbol të fuqishëm të…
LSDM ka dorëzuar amendamentin për rritjen e pagave të policëve dhe të gjithë punonjësve të MPB-së për 20 për qind. Me këtë do t’i motivojmë forcat e sigurisë, të cilat janë gjithmonë në vijën e parë të frontit në çdo krizë me të cilën ballafaqohet vendi, tha deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski para Komisionit për financim të buxhetit. Ai theksoi se këtë amendament e kanë dorëzuar sepse në propozim-buxhetin nuk ka mjete financiare që parashikojnë rritje të pagave. “Sipas shkresës së dorëzuar nga Sindikata e Policisë së Maqedonisë, ata nuk e kanë njoftuar për gjendjen e pagave dhe kërkesa është…
Ambasada e SHBA-së, përmes Programit OPDAT të Ministrisë së Drejtësisë së SHBA-së dhe USAID-it, sot do të organizojë panel-diskutim me përfaqësues të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Entit shtetëror të revizionit dhe Prokurorisë Publike, me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit në luftën kundër korrupsionit. Nga Ambasada e SHBA-së paralajmëruan se në hapjen e panelit-diskutimit do të drejtohen zëvendës shefi i misionit të SHBA-sl në Shkup, Nikoll Varns, prokurori i përgjithshëm i Maqedonisë së Veriut Lupço Kocevski, kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit Tatjana Dimitrovska dhe ndihmësja e revizorit kryesor shtetëror Marina Blazheska.
Sot është një ditë e madhe për të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë kufijve! Për herë të parë, kjo ditë e shenjtë shënohet zyrtarisht edhe në seancë të Qeverisë, falë përkushtimit të VLEN-it dhe lidhjes së ngushtë me qytetarët, thuhet në komunikatën e VLEN-it. “Sot shënojmë 116 vjetorin e njësimit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Kjo datë shënon rëndësi të veçantë pasi është një datë e rëndësishme që tregon rëndësinë e bashkimit të shqiptarëve rreth një ideali. Njësimi i alfabetit të Gjuhës Shqipe është edhe njësim letrar e intelektual i shqiptarëve në të gjithë trojet ku jetojnë ata. Kjo ditë…
-Kjo ditë le të na frymëzojë që të punojmë bashkë, me dashuri për diturinë, me respekt për historinë dhe me pamje nga ardhmëria. Urime Dita e Alfabetit Shqip, tha kryeministri Hristijan Mickoski në Akademinë Solemne në Qeveri me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Mickoski porositi që së bashku, të krijohet shoqëri në Maqedoninë e Veriut, ku siç theksoi, Gjuha dituria do të jetë valuta më e fuqishme. “Të dashur bashkëqytetarë, shkrim-leximi dhe arsimimi nuk janë luks, janë të drejta elementare dhe instrumente më të fuqishme për transformim të shoqërisë sonë. Rëndësia e tyre nuk mund të matet…

