Në diskutimin publik kushtuar “Parandalimit dhe mbrojtjes nga dhuna ndaj grave dhe dhunës në familje”, shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Kilian Val, theksoi se ligjet në Maqedoninë e Veriut janë solide, por sfidë kryesore mbetet zbatimi i tyre. “Ligjet kundër dhunës janë po aq efektive sa edhe zbatimi i tyre. Ajo kërkon burime, trajnime dhe një qasje të koordinuar ndërmjet policisë, gjyqësorit, shëndetësisë dhe shërbimeve sociale. Trajtimi i dhunës ndaj grave do të thotë të ndërtosh një shoqëri ku të gjithë mund të jetojnë pa frikë”, tha Wall. Ai kujtoi se zbatimi aktual i Konventës së Stambollit është…
Author: Hamdi Kumanova
Grupi i akuzuar për bixhoz të paligjshëm, me në krye ‘bossin’ Safet Kyçyku, ka dalë dje para Gjykatës Themelore në Prishtinë, në seancën fillestare në gjykimin për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, si dhe veprave të tjera penale. Gjatë seancës, prokurori i shtetit është pajtuar me pranimin e fajësisë nga disa prej të akuzuarve dhe kërkoi që të aprovohet marrëveshja, për çka gjyqtari i procedurës paraprake nxori aktvendim. Sipas aktakuzës, Safeti, Ilirijani, Përparimi dhe Armend Danqeli, Demokrat Kurtaj, Burim Kurtaj, Agim Suka, Visar Tabaku, Adem Gashi, Hetem Xhekaj, Meridijan Kyqkyu e Dardan Krasniqi, akuzohen se me qëllim…
Megjithatë, me bashkëpartiakun e tij Ekrem Mustafa nuk pajtohet deputeti tjetët i Listës “Guxo”, Haxhi Avdyli. “Nuk ka ndërrim të qasjes nga Peci e Gërvalla. Askush nuk ka shkuar për çështje personale me VV-në. Të gjithë bashkërisht me presidenten Osmani jemi bashkuar për qëllime më madhore”, tha Avdyli. Sipas Avdylit, nëse kishte me qenë në pyetje arsyeja personale bashkimi me VV nuk do të ndodhte. Ai thotë se ky bashkëpunimi VV-GUXO do të vazhdojë edhe më tutje. “Për qëllime personale kishim ndejtë në klubin e vjetër politik e jo me u bashku me VV. Ky bashkim do të vazhdojë sepse…
Sociologia serbe Vesna Peshiq, ka komentuar përleshjen e djeshme sotme në Kuvendin e Serbisë. Ajo thotë se Serbia jeton në një shoqëri të dhunës shtetërore, shefi absolut i së cilës është Aleksandar Vuçiq. Peshiq shpjegon arsyen pse ndodhi dhuna që u pa dje nëpër të gjitha mediat e rajonit. “Ne e dimë se opozita ka dërguar nënshkrime të mjaftueshme që Kuvendi të vendosë në rend dite besimin tek Vuçeviqi, gjegjësisht tek qeveria, ajo (kryetarja e Kuvendit) nuk e ka bërë këtë gjë, të cilën e ka shpallur sepse të nënshkrimit të gjoja të falsifikuar, megjithëse kishte mjaftueshëm nënshkrime për të…
Një megaoperacion i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion i mbështetur nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, ka shkatërruar një grup kriminal që vepronte kryesisht në zonën e Elbasanit. Sipas një njoftimi paraprak të brë dje (e hënë) nga SPAK, bëhej me dije se në kuadër të këtij operacioni u lëshuan 21 masa sigurie, mes tyre 18 arrest me burg, ku përfshihen anëtarët e organizatës kriminale, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyrë gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë. Konkretisht masat e arrestit me burg për shtetasit , Marjus Lulaj (alias Suel…
Opozita do të mbajë sot protestë kombëtare në Tiranë ku është paralajmëruar se do të ketë bllokime të pesë rrugëve kryesore. Sipas agjendës së opozitës, protesta e sotme do të zhvillohet në disa zona të ndryshme, në rrugët dhe rreth rrotullimet kryesore të kryeqytetit. Në secilën nga këto zona protesta do të udhëhiqet nga drejtuesit përkatës të kryesive të PD-së dhe nga deputetët demokratë. Protesta do të mbahet te bashkia, te rreth rrotullimi Zogu i Zi, Rruga e Elbasanit, Sheshi Willson dhe te Pallati me Shigjeta. Në secilën nga këto zona protesta do të udhëhiqet nga drejtuesit përkatës të kryesive…
Bashkimi Evropian ka propozuar për herë të parë që t’i godasë kompanitë dhe individët kinezë me ngrirjen e aseteve dhe me regjim vizash, për shkak të bashkëpunimit të tyre me kompanitë ruse, të cilat ndihmojnë përpjekjet e Moskës në pushtimin e Ukrainës, ka mësuar Radio Evropa e Lirë (REL). Masat e reja, të cilat janë shtruar në një draft të parë nga REL-i, janë pjesë e pakos së 15-të të sanksioneve të propozuara rishtazi nga Brukseli, të cilat synojnë gjithashtu t’i godasin gjashtë kompani në Kinë me ngrirjen e aseteve dhe një shtetas kinez me ndalim vizash. Derisa BE-ja në…
Përderisa përpjekjet për formimin e qeverisë në Belgjikë, ku në muajin qershor janë mbajtur zgjedhjet po vazhdojnë, ndërsa Mbreti Philippe i ka dhënë kohë shtesë deri më 10 dhjetor mandatarit Bart De Wever. Sipas njoftimit nga Mbretëria, Mbreti Philippe e ka pritur në pallat liderin e Partisë Nacionaliste Flamane, N-VA, Bart De Wever, i cili i ka fituar zgjedhjet. Mbreti Philippe i cili e vlerësoi raportin e De Wever, bëri të ditur se nuk ka progres të qartë për formimin e qeverisë dhe se mbledhja e re do të mbahet më 10 dhjetor. De Wever u caktua nga Mbreti për…
Grupi i Bankës Botërore publikoi sot Raportin për Klimën dhe Zhvillimin për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, ku për Shqipërinë theksohet se ajo është një nga vendet më të rrezikuara nga katastrofat natyrore në Europë. Sipas Raportit, për këtë arsye Shqipëria duhet të investojë 6 miliardë dollarë gjatë dekadës së ardhshme për të mbrojtur në mënyrë sa më efektive qytetarët dhe pronat nga rreziku në rritje i përballjes me përmbytjet, zjarret në pyje, tërmetet dhe rrëshqitjet e dheut. Raporti i Grupit të Bankës Botërore për Klimën dhe Zhvillimin vlerëson se “Shqipëria ka potencialin për të rritur qëndrueshmërinë e saj ndaj…
Në Maqedoninë e Veriut pothuajse gjysma e grave kanë përjetuar ndonjë lloj të dhunës gjatë jetës së tyre dhe këto të dhëna, ambasadori i OSBE-së, Kilian Vellko i cilëson si alarmante. Ai theksoi nevojën për përforcimin e kornizës institucionale për parandalimin e dhunës. “Të dhënat e hulumtimeve na thonë tregim alarmant. Gjetjet e hulumtimit të OSBE-së për mirëqenien dhe sigurinë e grave tregojnë se gjysma e grave në Maqedoninë e Veriut kanë përjetuar ndonjë lloj të dhunës në jetën e tyre”, deklaroi Kilian Vellko, Ambasadori i OSBE-së. “Sipas të dhënave çdo e treta grua është viktimë e ndonjë forme të…
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski, i bëri thirrje Prokurorisë Publike që të bëjë punën e saj, të procedojë të gjitha rastet që kanë të bëjnë me kryetarin aktual të komunës së Strugës, Ramiz Merko si dhe me zyrtarët e tjerë, për të cilët ai ka dërguar denoncime përkatëse në Prokurori. Për momentin ndaj Merkos janë aktive tetë lëndë. Disa prej tyre tashmë janë në gjykim në Gjykatën Themelore në Strugë. “Deri kur do të tolerohet kryetari i komunës së Strugës? Aty me vite plazhet funksionojnë në mënyrë ilegale dhe pa marrëveshje për koncesion? Është pyetje e shkëlqyer për…
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, po qëndron sot për një vizitë zyrtare në Kosovë kuka takuar lider shtetërorë dhe kryaparlamentarin Konjufca. Me këtë rast kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në një takim atë. Fillimisht para Kurtit, Gashi ka zhvilluar një takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi. Ende s’dihet nëse kreu i Kuvendit të RMV-së do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani. Kjo vizitë e Gashit në Kosovë vjen pas vizitës së kryeministrit të Maqedonisë gjatë javë së kaluar.

