Author: Hamdi Kumanova

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka refuzuar kërkim faljen ndaj Fahrije Hotit dhe grave tjera të Koperativës Bujqësore “Krusha”, të cilat ia kërkuan këtë dje pasi thanë se ka shpifur ndaj tyre dhe se i ka njollosur. Në vend të kësaj, Peci ka bërë një postim ku ka thënë se gjatë këtij mandati, Krusha është mbështetur me rreth 2 milionë euro përmes subvencioneve dhe granteve, derisa ka përmendur “tokën e larë me gjak të Krushës”. “Brenda mandatit tonë qeverisës, 1,933,327.85€ është vlera e mbështetjes financiare me të cilën janë përkrahur gra e burra, fermerë të Krushës…

Lexo më Shumë

Një veturë e cila ishte në kërkim nga shteti gjerman është gjetur dhe sekuestruar në qytetin e Vushtrrisë. Kështu ka bërë të ditur policia përmes raportit 24 orësh. “Policia e Kosovës me kërkesë te zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar kanë arrit që ta lokalizoi një veturë te një person mashkull kosovar. Vetura e cila ishte në kërkim nga shteti Gjerman është sekuestruar. Rasti nën hetime”, thotë policia.

Lexo më Shumë

Një grua ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare, përcjell TV21. Gruaja ka lindur para disa ditësh në Klinikën Gjinekologjikenë Shkup. Ajo konsiderohet të jetë gruaja më e vjetër që ka lindur fëmijën e saj të parë në Maqedoni. Sipas informacioneve të deritanishme, nëna dhe foshnja janë në gjendje stabile. Fëmija është ngjizur përmes procedurës in vitro. Më shumë detaje sot pritet të japë drejtoresha e Klinikës për Gjinekologji dhe Obstetrikë, Irena Aleksiovska Papestiev.

Lexo më Shumë

Në orët e para të ditës së sotme në afërsi të fshatit Bogorodicë është arrestuar shtetasi i Turqisë, i cili sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, po transportonte emigrantë nga Siria, përcjell TV21. “Më datë 26.11.2024 në ora 01:15 në afërsi të fshatit Bogorodicë të Gjevgjelisë, zyrtarët policorë të stacionit policor për vëzhgim dhe kontroll kufitar “Bogorodicë” kanë privuar nga liria D.B. (25) nga Republika e Turqisë. Gjatë kontrollit, në automjetin tip “Shkoda Fabia” me targa të Shkupit, të cilin po e voziste, janë gjetur tetë emigrantë nga Siria”, thonë nga MPB./tv21.tv

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Demokratike Europiane, Arjanit Hoxha thotë se Ligji për Gjuhën Shqipe në vitin 2018 është miratuar nga të gjitha partitë shqiptarë, ndaj sipas tij Taravari tregohen hipokrit kur i ndërron deklaratat nga 2017-ta në 2024 për të njëjtën çështje. “Për Ligjin e gjuhës Shqipe kemi punuar bashkarisht, nuk është vetëm ekskluzivitet i BDI-së, sepse kur u formula si ligj u është dorëzuar të gjitha partive duke nisur nga BDI, ASH, BESA dhe gjithë kemi rënë dakord për të. Tash që del Taravari dhe jep deklarata që gjuha shqipe duhet të kthehet ne vitin 1991, kjo është hipokrizi sepse…

Lexo më Shumë

Kanë kaluar katër ditë që opinioni u trondit nga zbulimet shokuese për BDI-në dhe klikën e saj të kapur mat. Çfarë bëjnë ata? Heshtin! Plani për rikthimin e Nikolla Gruevskit, orkestruar nga eksponentë të lartë të BDI-së, është një një thikë pas shpine ndaj shqiptarëve. Juve, që u shqiptarët u besuan, punuat në prapaskenë për të rikthyer armikun e tyre më të madh. Pse? Për të shpëtuar pushtetin tuaj të kalbur! Takime të fshehta, presione mbi institucione dhe përfshirja e zyrtarëve të nivelit më të lartë u përdorën për të rikthyer dhe amnistuar Gruevskin. Por ky plan turpi dështoi, dhe…

Lexo më Shumë

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të realizojë takim bilateral me komisarin për lidhje kulturore të Japonisë, Shuniçi Tokura, i cili po qëndron për vizitë pune dyditore në vendin tonë. Pas takimit, siç kumtoi Ministria, është paraparë nënshkrimi i Memorandumit për bashkëpunim në sferën e kulturës, i cili njëherit është dokument i parë bilateral në këtë sferë mes dy shteteve.

Lexo më Shumë

Bullgarët të cilët jetojnë në Maqedoninë e Veriut sot kanë dërguar një letër udhëheqësve në RMV, Bullgari si dhe përfaqësuesve të BE-së, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Bullgarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut duan që zëri i tyre të dëgjohet. Mos lejoni që komuniteti bullgar në vendin tonë të bëhet peng i manipulimeve dhe pazareve politike. Negociatat mes vendit tonë dhe Bullgarisë përfunduan në vitin 2022”, thuhet në letrën e përfaqësuesve të organizatave joqeveritare bullgare në RMV drejtuar autoriteteve të vendet tonë, por edhe përfaqësuesve të BE-së, përcjell “BGNES”. Në të, nënshkruesit thirren “të mos lejojnë komunitetin bullgar në RMV të…

Lexo më Shumë

Nga data 24 deri më 27 nëntor, Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski me një delegacion të Ministrisë është në një vizitë pune në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Emirateve të Bashkuara Arabe në Abu Dhabi. Kjo është vizita e parë zyrtare në nivel të ministrave të brendshëm që nga pavarësia dhe synon nxitjen e bashkëpunimit dypalësh në luftën kundër terrorizmit dhe shkëmbimin e shpejtë të informacionit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe trafikimit të njerëzve dhe emigrantëve, thuhet në njoftimin e MPB-së. Gjatë takimit të djeshëm zyrtar ndërmjet ministrit Toshkovski dhe ministrit të Brendshëm…

Lexo më Shumë

Qendrimi i paparashikueshëm i Donald Trump-it u krijon shqetësime të mëdha politikanëve gjermanë. A do të shprehë ai sërish kritika të ashpra ndaj Gjermanisë, ashtu si edhe gjatë mandatit të tij të parë presidencial? A do të ankohet ai kundër NATO-s, e veçanërisht kundër partnerëve të tij europianë, apo madje mos vallë do të kërcënojë me daljen e vendit të tij nga aleanca? Të gjitha këto është e vështirë të parashikohen – dhe në Berlin kjo krijon një lloj shqetësimi. Kur ministrja e Jashtme Annalena Baerbock pas fitores në zgjedhje i ofroi Trump-it “partneritet dhe miqësi”, në të përfshihej edhe…

Lexo më Shumë

Në Drejtorinë e Ndërmarrjes për Qarkullim Publik “Shkup” në Autokomandë sot do të bëhet pranim -dorëzimi i gjashtë autobusëve ekologjikë. Autobusët janë donacion për NQP-në nga Bashkimi Evropian përmes projektit “BE për ajër të pastër”. “Këto autobusë paraqesin një hap të rëndësishëm në rrugën e Qytetit të Shkupit drejt uljes së emetimeve, përmirësimit të cilësisë së ajrit dhe promovimit të mobilitetit të qëndrueshëm urban”, kumton Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH). Në këtë aktivitet është paralajmëruar pjesëmarrja e ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shkup, Mihalis Rokas, zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, përfaqësueses…

Lexo më Shumë