Shtrejtohen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,70 % në raport me vendimin e datës 18.11.2024. Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 2,489 %, te nafta për 3,554 %, te vaji ekstra i lehtë për 2,215 % dhe te mazuti për…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Mjedisit Јetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti njoftoi se është anuluar leja që i ishte dhënë kompanisë për vendosjen e një baze për prodhim të asfaltit. Mexhiti tha se i është sugjeruar kompanisë që të gjejë lokacion tjetër. “Kemi sjell vendim që të anulohet leja që është dhënë më herët në Ministrinë e Ekologjisë nga qeveria e kaluar. Ajo që është më e rëndësishme, është anuluar dhe sugjerimet janë që të shkojë të gjejë një lokacion tjetër, pra nuk jemi kundër atij, por që do të jetë në periferi të qytetit dhe nuk do të jetë i dëmshëm…
Sot përmes Konferencës për media, kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi dhe kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi kanë protestuar para Ministrisë për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, respektivisht para zyrës së ministrit Fatmir Limani, i cili për muaj të tërë, për arsye të ulta politike po mbanë peng fillimin e funksionimit të çerdhes ,,Valbona Zimberi-Valbona 2001,, në f.Mateç dhe hapjen e çerdhes së parë në nivel të komunës së Haraçinës me kapacitet me mbi 220 fëmijë Të bashkangjitur ua dërgojmë fjalimin dhe linkun nga konferenca për media. Të nderuara media Të dashur qytetarë Sot, në shenjë…
Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski ka informuar opinionin se janë duke rikontruuar në tërësi rrugën për te shkolla e re fillore në Vizbeg, transmeton Almakos. Në vijim njoftimi i plotë: 🛣️ RIKONSTRUKSION I PLOTË I RRUGËS 1️⃣ NË VIZBEG, RRUGA QASJE NË SHKOLLËN E RE FILLORE❗️ Një tjetër premtim i madh i dhënë qytetarëve të Vizbegut sot po fillojmë ta realizojmë. 🚜 Sot po fillojmë rikonstruksionin e njërës prej rrugëve më të mëdha të paasfaltuara në Vizbeg, rruga 1. Rruga 1️⃣ së bashku me degët e saj në Vizbeg është një nga rrugët më të mëdha të…
Ofendimet në bazë nacionale sërish janë pjesë e futbollit vendor. Një situatë e tillë u regjistrua në sfidën e javës së 15-të të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, kur u takuan Pelisteri dhe Shkëndija. Tifo grupi i skuadrës vendase, e njohur me emrin “Çkembari” në disa minuta para përfundimit të ndeshjes, ka brohoritur “dhoma gazi për shqiptarët”, pas së cilës i është bashkuar edhe pjesë tjetër e tifozëve në stadiumin në Manastir. Kjo ka sjell reagim të skuadrës mysafire, e cila ka reaguar te delegati i ndeshjes dhe vërejtja e tyre është shënuar në procesverbalin e ndeshje. Ndeshja u…
Një nga të akuzuarit për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, Vllatko Keshishev, gjatë seancës së sotme gjyqësore kërkoi fjalën dhe theksoi se letra që më parë i kishte dorëzuar gjykatësit, ku deklaronte se Ljupço Paleski Palço nuk kishte qenë i pranishëm gjatë vrasjeve, nuk është e tij dhe se ajo që është shkruar nuk është e vërtetë. Ai shpjegoi se si ishte shkruar letra. Gjatë transportit tim dhe të Paleskit nga burgu në gjykatë, ai më thoshte çfarë të shkruaja, që të dukej si shkrim im. Më dha një fletë për ta kopjuar, dhe unë e kopjova sepse…
Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, e ka vizituar spitalin e Gostivarit, për të cilin tha se për gjashtë muaj janë investuar gjithsej 25 milionë denarë, ose rreth 400 mijë euro. Taravari tha se së shpejti do të paralajmërojnë edhe punësimin e atyre që janë me kontratë në vepër, të cilët do të marrin vendime, njofton Telegrafi Maqedoni. “Theksoj se Spitali i Gostivarit është lider me investime në këto pesë muaj të qeverisë së re. Përveç që dëgjoj prej pacientëve që spitali punon më në rregull, tash shoh investime edhe brenda edhe jashtë spitalit. Do të ketë oborr të ri, rrugë…
Kryeshefi i Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) të Tetovës, Riad Aliu i shpall luftë krimit brenda policisë. Për dhjetë ditë, përveç arrestimeve të tjera, nën pranga kanë rënë një polic aktiv i SPB-së i angazhuar në policinë e Rostushës, i dyshuar për përfshirje në trafik droge, si dhe një ish pjesëtar i policisë së Tetovës, tani me punë në drejtorinë e gjashtë, e që ka qenë i përfshirë në prodhim dhe tregtim me armë. Përskaj këtyre dy arrestimeve, policia e Tetovës ka vënë nën pranga edhe gjashtë persona të përfshirë në trafik droge, të cilët janë kapur brenda javës.…
“Nga dita e sotme transporti publik në qytetin e Shkupit është normalizuar, nëpër stacionet e autobusëve nuk ka aq shumë qytetarë të cilët presin apo siç ishim mësuar të shohim në ditët e kaluara. Nga dita e sotme edhe transportuesit privat janë rikthyer dhe qarkullojnë në mënyrë normalë por se deri kur do të zgjasë e gjithë kjo, pritet të shohim në ditët në vijim”, raporton gazetari i Alsat, Avni Tahiri. Qytetarët shpresojnë se kjo është dita që fillon normalizimin me transportin publik në Shkup, por përsëri kanë rezerva sa i përket asaj se sa do të zgjatë. “Tani dola…
Duke komentuar deklaratat e Ali Ahmetit nga Cyrihu, i cili tha se VLEN po zhbën arritjet e shqiptarëve në 22 vjet, Arben Taravari nga VLEN tha se BDI nuk e ka brengën e gjuhës apo flamurit, por të mbrojtjes së pasurisë, përcjell TV21. Taravari thotë se do të ketë përgjegjësi. “Unë me sa kam informata procedurat ecin, disa funksionarë të BDI-së veç lëvizin nëpër zyrat e hetuesisë dhe prokurorisë, kur do ta bëjnë, këtë e bëjnë organe kompetente shtetërore që unë nuk kam informata të sakta, por e di se lëvizin nëpër ato zyra”, deklaroi Taravari. TV21: Cilët janë ata…
Me datë 24.11.2024 në ora 14:55 në DPB Gostivar nga Qendra Emergjente e Gostivarit është raportuar se për ndihmë mjekësore me lëndime të rënda trupore ka ardhur personi S.P.T (45)nga Gostivari. Sipas njoftimit, lëndimet i ka pësuar gjatë kryerjes së detyrave të punës në një kompani në rrugën “JNA” në Gostivar. Është kryer kontroll dhe për ngjarjen është njoftuar inspektorati i punës.
Ka shpërthyer tym në një autobus që udhëtonte për në Maqedoninë e Veriut, që siç mëson TV21, fatmirësisht nuk ka të lënduar. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kufirit me Bullgarinë, që një pasagjer, i tha TV21 se kanë pritur rreth 5 orë deri kur një autobus tjetër shkoi për t’i marrë. Pasagjerët të gjithë ishin në frikë e panik.

