Presidenti Donald Trump ka diskutuar ditët e fundit me drejtues të lartë të Pentagonit mundësinë e rikthimit të një fushate ushtarake ndaj Iranit, por për momentin ka zgjedhur të vazhdojë me bisedimet diplomatike, sipas zyrtarëve amerikanë. Diskutimet janë përqendruar në skenarët e mundshëm për ndërprerjen e negociatave dhe rifillimin e sulmeve në shkallë të gjerë ndaj objektivave iraniane, një opsion që disa zyrtarë e përshkruajnë si “përfundim i punës”. Megjithëse nuk ka një vendim përfundimtar, Trump u ka bërë të ditur bashkëpunëtorëve se një përshkallëzim i ri ushtarak mund të dëmtojë procesin diplomatik dhe të ulë shanset për një…
Author: Hamdi Kumanova
Për vite me radhë, komunat shqiptare u lanë në margjinat e investimeve, ndërsa projektet zhvillimore vareshin nga interesat partiake dhe jo nga nevojat e qytetarëve. Sot, kjo logjikë po zëvendësohet me një qasje të re. Falë angazhimit të VLEN-it në Qeveri, 306 projekte po ndryshojnë pamjen e komunave shqiptare. Ky nuk është vetëm një numër. Është dëshmi se fondet publike po orientohen aty ku ka nevojë për zhvillim dhe jo aty ku diktojnë interesat politike. Vetëm gjatë ditëve të fundit, katër komuna të udhëhequra nga VLEN sollën katër investime të rëndësishme infrastrukturore. Në Tetovë u promovua rruga “Sami…
Dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën javën e kaluar kanë shkaktuar një bilanc tragjik njerëzor dhe dëme të mëdha materiale. Sipas autoriteteve venezuelase, numri i viktimave është rritur në 1.943 persona, ndërsa mbi 10.500 të tjerë kanë mbetur të lënduar. Presidenti i Asamblesë Kombëtare, Jorge Rodríguez, tha në një adresim për televizionin shtetëror se ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë operacionet në zonat më të goditura, ndërsa autoritetet po punojnë për ofrimin e ndihmës për mijëra familje që kanë mbetur pa strehë. Sipas “United States Geological Survey”, dy tërmetet me magnitudë 7,2 dhe 7,5 goditën Venezuelën më 24 qershor, duke tronditur…
Ukraina ka nënshkruar një kontratë me Suedinë për blerjen e 16 avionëve luftarakë shumëfunksionalë Gripen E, në një marrëveshje me vlerë 24.6 miliardë korona suedeze, ose rreth 2.53 miliardë dollarë. Lajmi u bë i ditur nga kompania suedeze Saab, e cila njoftoi se avionët do t’i dorëzohen Administratës Suedeze të Materialeve Ushtarake (FMV) gjatë viteve 2029-2030. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e cilësoi marrëveshjen një hap të rëndësishëm për forcimin e mbrojtjes ajrore të vendit. “Në bashkëpunim me Suedinë, ne vazhdojmë të forcojmë forcën ajrore të Ukrainës”, deklaroi Zelensky. Kontrata përfshin jo vetëm avionët luftarakë, por edhe pjesë këmbimi, pajisje mbështetëse…
Kylian Mbappé ishte edhe një herë protagonist absolut për Francën. Sulmuesi francez realizoi dy gola në fitoren 3-0 ndaj Suedisë, duke siguruar kualifikimin e “Gjelave” në 1/8-at e Botërorit dhe duke vendosur një tjetër rekord historik. Me dopietën ndaj Suedisë, Mbappé e ka çuar në 18 numrin e golave të shënuar në Kupën e Botës, duke lënë pas legjendën gjermane Miroslav Klose, i cili e mbylli karrierën me 16 gola në Botëror. Në renditjen e golashënuesve më të mirë në historinë e turneut, përpara francezit tani ndodhet vetëm Lionel Messi, që kryeson me 19 gola. Kjo do të thotë se…
Franca siguroi kualifikimin për në 1/8-at e Kupës së Botës pas fitores bindëse 3-0 ndaj Suedisë, në një ndeshje ku protagonist ishte Kylian Mbappé me dy gola. Por përveç suksesit të “Gjelave”, mbrëmja ishte historike edhe për trajnerin Didier Deschamps. Tekniku francez u bë vetëm trajneri i katërt në historinë e Kupës së Botës që drejton një kombëtare në fazën me eliminim direkt në katër edicione të ndryshme të turneut. Lista përfshin emra legjendarë si Óscar Tabárez (Uruguai), Bora Milutinović dhe Sepp Herberger, ndërsa Deschamps iu bashkua këtij grupi elitar falë paraqitjeve me Francën në Botërorët e viteve 2014, 2018,…
Sot (30.06.2026), në ora 11:45, në autostradën Kumanovë-Shkup, konkretisht te nyja (kllučka) e Rafinerisë, nga ana e zyrtarëve policorë të Njësisë Mobile për siguri në komunikacionin rrugor pranë Sektorit për punë komunikacioni në MPB, është privuar nga liria drejtuesi i një automjeti të pasagjerëve “Opel” me targa të Kumanovës, për shkak të dyshimit të bazuar se e ka drejtuar automjetin me patentë shoferi kroate të falsifikuar. Ndaj drejtuesit K.A. (21) nga Kumanova janë ndërmarrë masat përkatëse dhe ai do të përballet me sanksionin e paraparë ligjor sipas nenit 378 të Kodit Penal. Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në…
Kryeministri Hristijan Mickoski ka shpallur zyrtarisht emrat e ministrave të rinj që do të përfshihen në rikonstruksionin e Qeverisë, propozim ky që do të dorëzohet në Kuvend deri më 3 korrik, përcjell INA. Ky rikonstruksion sjell ndryshime të rëndësishme në përbërjen e ekzekutivit. Në këtë valë ndryshimesh përfshihen gjithsej 7 ministri, ku kemi lëvizje të dikastereve, emërime të reja dhe ndryshim të strukturës ministrore: shtohet një ministër pa portofol nga komuniteti rom, ndërsa shfuqizohet plotësisht një dikaster ekzistues (resori për qeverisje të mirë). Me këto ndryshime, numri i përgjithshëm i anëtarëve të kabinetit qeveritar mbetet i njëjtë, me gjithsej 24…
Ish-kryetari i komunës së Lozovos nga radhët e LSDM-së, Aco Velkovski, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook propozoi një zgjidhje ligjore e cila, sipas tij, do të ndihmonte në parandalimin e konfliktit të interesit dhe në rritjen e besimit të qytetarëve tek mbajtësit e funksioneve publike. Në postim, Velkovski thekson: Një nga projektligjet për shpëtimin e Maqedonisë: „Çdo kush që dëshiron të bëhet kryeministër, ministër, deputet, drejtor, kryetar komune apo çfarëdo funksionari – së pari të nënshkruajë një deklaratë të thjeshtë: ‘Unë dhe familja ime e ngushtë gjatë 10 viteve të fundit nuk kemi pasur kompani që…
Arben Etemi Me miratimin e këtij ligji, vendi ynë ndërmerr një nga reformat më të rëndësishme në fushën e energjetikës në dekadat e fundit. Për herë të parë, burimet e renovueshme të energjisë rregullohen me një ligj të veçantë (Lex specialis), duke krijuar një kornizë moderne, të qëndrueshme dhe plotësisht të harmonizuar me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Ky ligj shënon një kthesë të rëndësishme drejt një sistemi energjetik më të sigurt, më të pastër dhe më konkurrues. Ai e vendos energjinë e rinovueshme në qendër të politikave zhvillimore të shtetit, me synimin për të forcuar pavarësinë energjetike, për të ulur…
Policia e Velesit ka ngritur kallëzim penal ndaj një 36-vjeçari pasi gjatë kontrollit të një automjeti taksi është gjetur dhe sekuestruar kokainë. Rasti daton nga nëntori i vitit 2025, ndërsa procedura penale tashmë është përmbyllur.TS
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, mori pjesë në Asamblenë e 67-të të përgjithshme të Asamblesë parlamentare të Organizatës së bashkëpunimit ekonomik të Detit të Zi (PABSEK), që u mbajt më 30 qershor dhe 1 korrik 2026 në Tbilisi, Gjeorgji. Në ceremoninë e hapjes së Asamblesë së përgjithshme, Gashi iu drejtua delegacioneve të vendeve-anëtare të PABSEK-ut, duke shprehur përkushtimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin euroatlantik. Në fjalimin e tij, Gashi i përshëndeti nikoqirët dhe theksoi se rajoni i Detit të Zi është një korridor vital për lidhshmërinë, tregtinë dhe…

