Dhjetëra ish-funksionarë të LSDM-së, së bashku me deputeten aktuale Sllavjanka Petrovska, promovuan një lëvizje të re brenda hapësirës socialdemokrate, me synimin për të riafirmuar idenë socialdemokrate. Ata u shprehën se nuk ndihen të oërfaqësuar siç duhet nga LSDM-ja nën udhëheqjen e Venko Filipçes. Në tubimin “Biseda për të Ardhmen” morën pjesë edhe disa ish-zyrtarë të lartë të LSDM-së, si dhe kryetarja e PLD-së, Monika Zajkova. Pjesëmarrësit theksuan se opozita ka nevojë për një revolucion ideologjik dhe vlerash, duke bërë thirrje për një debat të hapur dhe për një kontratë të re shoqërore si bazë për ndryshime politike.…
Author: Hamdi Kumanova
Gazetaria shqiptare në Maqedoninë e Veriut ka humbur sot, më 2 korrik, një nga figurat e saj më të respektuara. Është ndarë nga jeta veterani i gazetarisë, publicisti dhe autori i njohur, Nijazi Muhamedi. Për dekada me radhë, Muhamedi ishte pjesë e pandashme e medias në gjuhën shqipe, duke lënë gjurmë të rëndësishme në informimin e publikut dhe zhvillimin e gazetarisë profesionale. Ai kontribuoi për shumë vite në Radio Televizionin e Maqedonisë, ku ushtroi me përkushtim detyrat e gazetarit, redaktorit dhe drejtuesit, duke fituar respektin e kolegëve dhe publikut. Përveç angazhimit në media, Nijazi Muhamedi ishte edhe publicist e autor…
Mot kryesisht me diell do të mbajë gjatë ditës së enjte, ndërsa në orët e pasdites në disa zona të vendit priten reshje të izoluara shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 dhe 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 24 deri në 27 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë. Pavarësisht mundësisë për reshje lokale gjatë pasdites, pjesa më e madhe e ditës pritet të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm dhe me diell.
Forcat ruse kanë nisur një sulm të madh me dronë dhe raketa në kryeqytetin ukrainas, Kiev, gjatë natës, duke vrarë të paktën 10 persona, thonë zyrtarët. Disa lagje u evakuuan ndërsa sulmet tronditën ndërtesat në të gjithë qytetin, disa orë pasi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi se Rusia po përgatitej për një sulm “masiv”, shkruan BBC. Fëmijët ishin midis “numrit të konsiderueshëm” të viktimave, tha Tymur Tkachenko, kreu i administratës ushtarake të Kievit. “Armiku po synon qëllimisht zonat e banuara dhe po vret civilë”, tha ai herët të enjten. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendoi se shënjestroi objektet energjetike në…
Kjo verë është momenti ideal për një automobil të ri. Geely Cityray, një nga modelet më tërheqëse SUV kompakte në treg, tani është në dispozicion me një çmim të veçantë promocional prej 24.490 euro, duke ofruar një kombinim të dizajnit modern, teknologjisë së avancuar, nivelit të lartë të sigurisë dhe performancave të shkëlqyera. Nën dizajnin e tij dinamik qëndron një motor benzine turbo 1.5 litërsh me 174 kuaj fuqi, i kombinuar me një transmision automatik DCT me 7 marshe. Rezultati është përshpejtimi nga 0 deri në 100 km/h për vetëm 7,9 sekonda, drejtim i saktë dhe një përvojë jashtëzakonisht e…
Mot me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe breshër, nesër e pasnesër do të ketë në territorin e Maqedonisë së Veriut. Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike paralajmëron se nesër dhe të premten vendi do të jetë nën ndikimin e një mase ajrore të paqëndrueshme dhe të ndryshueshme me reshje intensive shiu, bubullima dhe stuhi lokale, të ndjekura nga një stabilizim i motit me një erë të fortë veriore. Nesër dhe të premten, moti në vend do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm, i shoqëruar me shi dhe bubullima të herëpashershme, njoftojnë nga kompetentët e Drejtorisë. Sipas parashikimit, zhvillimi i…
Pas kryerjes së hetimeve, një prokuror publik nga Zyra e Prokurorit Publik Themelor për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ngriti aktakuzë në Gjykatën Themelore Penale në Shkup kundër drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë, për veprën penale të “Marrje Ryshfeti”. Sipas aktakuzës, i pandehuri, si zyrtar – Drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë, në mars të këtij viti kërkoi dhe fitoi drejtpërdrejt një përfitim të konsiderueshëm material për veten e tij me qëllim kryerjen e një veprimi zyrtar që nuk duhej ta kryente. “I pandehuri ushtroi presion për të mos miratuar importin e plehrave artificiale te…
Në seancën konstituive-zgjedhore të Kuvendit të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dr. Liljana Ristevska u zgjodh Presidente e organizatës për mandatin e ri katërvjeçar. Me këtë vendim, ajo bëhet gruaja e parë kryetare e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut që nga pavarësia e shtetit, njoftojnë nga atje. Zgjedhja e Ristevskës përfaqëson një moment të rëndësishëm historik për organizatën më të madhe humanitare në vend, si dhe një vlerësim për përkushtimin e saj shumëvjeçar, profesionalizmin dhe kontributin aktiv në zhvillimin e Kryqit të Kuq. “Me më shumë se dy dekada përvojë në organizatë…
Edhe pas takimit të dytë nuk ka marrëveshje mes VMRO-DPMNE-së, LSDM-së dhe të Majtës lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor. LSDM nuk lëshon pe lidhur me propozimin që diaspora të votojë online dhe nuk heqin dorë nga 10mijë amendamentet. Në takim janë pranuar thuajse të gjitha vërejtjet e opozitës përpos për diasporën. Në ora 14:00 është thirrur seancë e Komisionit për Sistem Politik ku pritet të konstatohet filibasteringu i partive opozitare maqedonase./Alsat.mk
Derisa jam ministër, do të kontribuojmë vazhdimisht në sistemin shëndetësor, ndërsa edhe më tej do të jap maksimumin nga vetja për komunitetin. Këtë e deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Azor Aliu duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve. “Domethënë, unë ende jam ministër i Shëndetësisë deri në momentin kur Kuvendo do të votojë ministër të ri dhe deri atë ditë, çdo minutë do të punoj dhe do të kontribuoj drejt sistemit shëndetësor në vend. Unë kur kam hyrë para 10 viteve në politikë, ham hyrë që të ndihmoj, por sot, pas 10 viteve, me përvojën politike që e kam, tashmë jam…
Dy vite më parë, VLEN mori përgjegjësinë në pushtetin ekzekutiv për të udhëhequr me Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës, një nga dikasteret më të rëndësishme për qytetarët dhe biznesin. Ky dikaster, me Besar Durmishin në krye, gjatë këtyre 24 muajve shënoi rezultate të mëdha, me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve, në punësim, në mbështetjen e kompanive dhe në hapjen e rrugës për investime të reja. Në fushën e punësimit, vetëm në vitin 2025 u siguruan mbi 40 milionë euro për masa aktive të punësimit. Përmes Garancisë për të rinjtë, mbi 26 mijë të rinj dolën nga regjistri i…
MPB Maqedoni njofton se dje (30.06.2026) në orën 18:00 në rrugën “Ljubo Bozhinovski Pish” në Tetovë, oficerë policie nga SPB Tetovë e privuan nga liria B.S. (54) nga Tetova, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “ndotje e mjedisit dhe natyrës” e dënueshme sipas nenit 218 të Kodit Penal. “Pas një videoje të publikuar më parë në rrjetet sociale, ku shihet një person i cili ka mbërritur me një automjet pasagjerësh “Citroen” me targa të Tetovës, duke hedhur qese me material të panjohur mbeturinash në lumin Shkumbin, pranë rrugë “Vidoe Smilevski-Bato”, SP Tetovë ndërmori…

