Author: Hamdi Kumanova

Igor Girkin, ish-oficer i Ushtrisë ruse dhe një nga figurat kyçe në aneksimin e Krimesë nga Rusia në vitin 2014, ka deklaruar nga qelia e burgut se fushata e fundit masive e Ukrainës me dronë ndaj objektivave në Krimenë e pushtuar mund të jetë përgatitje për një ofensivë ushtarake me synim rimarrjen e gadishullit. Në një postim në Telegram, Girkin tha se sulmet e vazhdueshme ukrainase kundër infrastrukturës energjetike, objekteve industriale, qendrave logjistike dhe objektivave ushtarake në Krime po “vendosin skenën” për operacione amfibe dhe tokësore të forcave ukrainase. Sipas tij, intensifikimi i goditjeve ndaj objektivave strategjike synon të dobësojë…

Lexo më Shumë

Ish-kryetari i Komunës së Lozovës, Aco Velkovski, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, është referuar zhvillimeve aktuale politike dhe ka dërguar mesazhe kritike ndaj ish-funksionarëve të cilët, siç thekson, sot paraqiten si reformatorë.” Në postim, Velkovski shkroi: KALORËSIT E TRYEZËS SË RRUMBULLAKËT Gjeneralë pa ushtri. Arkitektë të disfatëve, sot paraqiten si reformatorë. Dje u ulën në tryezën e rrumbullakët për të diskutuar të ardhmen e LSDM-së. Interesante… Askush nuk foli për të kaluarën. Për disfatat zgjedhore. Për përgjegjësinë. Për vitet kur heshtën. Për të gjitha kompromiset e bëra për të ruajtur karriget. …

Lexo më Shumë

Pas reshjeve të dendura të shiut, punëtorët sezonalë të Komunës së Çairit, në bashkëpunim me ekipet e NP “Higjiena Komunale”, ishin të angazhuar deri në orët e vona të mbrëmjes dhe vazhdojnë edhe sot me aktivitetet në terren. Ndërhyrjet po realizohen në rrugë dhe hapësira publike në të gjithë territorin e komunës, sipas prioriteteve dhe nevojave të evidentuara, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të pastërtisë dhe funksionalitetit. Paralelisht me pastrimin e terrenit, ekipet po vazhdojnë edhe me grumbullimin dhe largimin e mbeturinave kabaste në lagje të ndryshme të Çairit. Komuna e Çairit mbetet e angazhuar që,…

Lexo më Shumë

Partia politike LSDM, në koalicion me partinë politike Levica, paraqitën 13 mijë amendamente për të penguar bashkatdhetarët tanë në diasporë të votojnë, duke u frikësuar se nuk kanë besimin e diasporës sonë. Dhe ky është një mesazh i fortë për bashkatdhetarët tanë në diasporë, tha kryeministri Hristijan Mickoski në lidhje me mos-marrëveshjet me opozitën për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, përcjell TV21. Mickoski tha se votimi elektronik shkurton edhe shpenzimet për votime të diasporës në zgjedhje. “Por, vija jonë e kuqe është vota e diasporës, sepse diaspora duhet të ndihet e lidhur me atdheun e saj. Qëllimi ynë si qeveri…

Lexo më Shumë

Kaluan dy vite nga menaxhimi me financat spublike, dy vite në kushte të vështira ekonomike, paqartësi globale dhe sfida të mëdha fisskale. Por, edhe dy vite në të cilat bëmë zgjedhje të vetëdijshme – zgjedhje për disiplinë, për përgjegjësi fiskale dhe për zgjidhje afatgjata, në vend të populizmit afatshkurtë. Në këto dy vite rezultatet makroekonomike janë më se të qarta: ekonomia e vendit në këtë periudhë shënon rikuperim stabil dhe rritje të vazhdueshme. Nëse shikojmë prapa, do të shohim se në periudhën prej vitit 2017 deri në vitin 2023 rritja mesatare ekonomike ishte rreth 1,8 për qind, ndërsa sot…

Lexo më Shumë

Ministria e Brendshme ka shpallur një thirrje publike për regjistrimin e nxënësve në Shkollën e Mesme të Policisë, e cila vazhdon të funksionojë pas një ndërprerjeje 25-vjeçare. “Një thirrje publike për pranimin e 200 nxënësve me kohë të plotë që janë të interesuar të regjistrohen në Shkollën e Mesme të Policisë “7 Maji” në Akademinë e Policisë në Ministrinë e Brendshme”, deklarojnë nga MPB. Arsimi do të zgjasë dy vite akademike dhe do të përfshijë vitin e tretë dhe të katërt të arsimit të mesëm. Kandidatët që kanë përfunduar vitin e parë dhe të dytë të shkollës së…

Lexo më Shumë

Një konflikt mes kushërinjve ka përfunduar me arrestim në rajonin e Tetovës, raporton TetovaSot. Sipas SPB Tetovë, më 1 korrik në Zherovjan është arrestuar M.M. (64), pasi ishte denoncuar nga kushëriri i tij 57-vjeçar nga fshati Tenovë se rreth orës 11:40, në oborrin e shtëpisë, e kishte sulmuar fizikisht dhe më pas e kishte kërcënuar me një mjet të mprehtë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë procedura përkatëse.

Lexo më Shumë

Një debat mes dy kushërinjve në Gostivar ka eskaluar në dhunë fizike dhe përdorim të një mjeti të mprehtë, raporton TetovaSot. Policia arrestoi N.SH. (38), pasi sipas denoncimit të kushëririt të tij E.SH. (38), ai e kishte sulmuar fizikisht pas një debati të mëparshëm. Pas dokumentimit të rastit do të ngrihet kallëzimi përkatës.

Lexo më Shumë

Një 20-vjeçar nga Gostivari është arrestuar pasi drejtonte automjetin pa patentë shoferi, raporton TetovaSot. Kontrolli është kryer në lagjen “Tullana”, ku policia ndaloi automjetin “BMW” dhe konstatoi se drejtuesi nuk kishte fituar të drejtën për drejtim të automjetit. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë procedura ligjore.

Lexo më Shumë

Drejtori i një ndërmarrjeje publike ka denoncuar se është sulmuar fizikisht gjatë orarit të punës në fshatin Çellopek, raporton TetovaSot. Sipas policisë, Z.A. (53) nga Tetova ka deklaruar se derisa ndodhej në vendin e punës është sulmuar nga personi XH.I. nga Çellopeku. SPB Tetovë po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Propozim-ndryshimet e Kodit Zgjedhor po hyjnë në procedurë parlamentare me një bllokadë të paralajmëruar nga opozita, pasi LSDM njoftoi se nuk do të lejojë që ligji të miratohet në formën e propozuar për shkak të dispozitave për votimin elektronik të diasporës. Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, deklaroi se kryeministri Hristijan Mickoski ka qenë i gatshëm të pranonte ndryshime në propozimin e paraqitur për gjithçka përveç se për votimin e diasporës. Sipas Filipçes kjo pjesë është arsyeja se pse LSDM po e bllokon ligjin dhe dorëzon dhjetëra mijëra amendamente, transmeton Portalb.mk. “Kryeministri do pranonte ndryshime në propozimin e dorëzuar për ndryshimin…

Lexo më Shumë

Sistemi “Qytet i Sigurt” së shpejti do të mundësojë dërgimin e gjobave edhe për drejtuesit e automjeteve me targa të huaja, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski përcjell INA. Njoftimin ai e bëri gjatë promovimit të fushatës “Drejtoni të pushuar” në pikën kufitare Tabanoc, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq. Toshkovski u bëri thirrje shoferëve të huaj dhe mërgimtarëve që kalojnë tranzit nëpër Maqedoninë e Veriut, veçanërisht përgjatë Korridoreve VIII dhe X, që të respektojnë rregullat e komunikacionit. “Sistemi ‘Qytet i Sigurt’ funksionon dhe do të zbatohet për të gjithë, pavarësisht nëse…

Lexo më Shumë