Author: Hamdi Kumanova

Më 18.08.2026 në orën 09:00, në Stacionin Policor Kisella Vodë, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kryen një bisedë zyrtare me A.S. (25) nga rrethina e Shkupit. Veprimi u ndërmor pas një denoncimi paraprak nga një grua 48-vjeçare, e cila raportoi se ai kishte kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e saj 14-vjeçare, me të cilën ishin në një lidhje dashurie. Pas dokumentimit të plotë të rastit, Njësia për Krime me Dhunë — Sektori për Delikte të Gjjakut dhe Seksuale pranë SPB Shkup do të parashtrojë kallëzim penal për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për veprën penale „Sulm seksual ndaj…

Lexo më Shumë

Asnjë universitet nga Maqedonia e Veriut nuk u rendit mes 1.000 institucioneve më të mira të arsimit të lartë në botë në Listën e Shangait për vitin 2026, përkatësisht në Renditjen Akademike të Universiteteve Botërore (ARWU), transmeton Portalb.mk. Universitetet vendase edhe këtë vit mungojnë në këtë listë të rëndësishme botërore, në të cilën institucionet e arsimit të lartë renditen sipas rezultateve të tyre në arsim dhe në veprimtarinë kërkimore-shkencore. Mungesa e universiteteve vendase rihap edhe një herë çështjen e cilësisë dhe dukshmërisë ndërkombëtare të arsimit të lartë në vend, investimeve në shkencë, numrit të punimeve të publikuara në revista të…

Lexo më Shumë

Gati 5,000 fëmijë në Maqedoni ishin në listat e pritjes për një vend në kopshtet publike në vitin 2025, ndërsa që vendi të arrijë objektivin e planifikuar të mbulimit deri në vitin 2032, do të duhet të ofrojë rreth 19,000 vende të tjera. Në të njëjtën kohë, më shumë se 79,000 fëmijë të moshës 0 deri në 6 vjeç nuk janë përfshirë fare në arsimin parashkollor. Shifrat tregojnë se problemi prej kohësh nuk është kufizuar vetëm në disa kopshte të mbipopulluara në Shkup ose në qytete më të mëdha. Sipas analizës së UNICEF-it, në tetor 2025, kishte 4,894 fëmijë në…

Lexo më Shumë

LSDM-ja ka reaguar përmes një komunikate për opinionin, duke kritikuar kryeministrin Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE-në për aktivitetin e tyre në Gostivar. “Dje Hristijan Mickoski dhe VMRO-ja festuan në Gostivar, në qytetin ku mbi 5.000 qytetarë u helmuan. Çfarë festuan? Helmimin? 22 ditë ujë me fekale? Pesë javë pa dokument për analizën e cilësisë së ujit?”, thuhet në reagimin e LSDM-së. Nga partia opozitare akuzojnë Mickoskin se nuk ka treguar përgjegjësi morale ndaj situatës me ujin në Gostivar. Sipas LSDM-së, pushteti ka festuar në një kohë kur qytetarët janë përballur me probleme serioze lidhur me cilësinë e ujit dhe pasojat shëndetësore.…

Lexo më Shumë

MPB Maqedoni njofton se Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar ka ngritur kallëzim penal kundër T.D. (55) dhe Z.D. (54) nga Turqia, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale “zhvatje”. “Të kallëzuarit, në vazhdimësi, nga viti 2019 deri në vitin 2026, me kërcënime kanë detyruar një 66-vjeçar nga Gostivari dhe djalin e tij 41-vjeçar t’u dorëzojnë ar të përpunuar me peshë totale prej 43 kilogramësh e 800 gramësh, me ç’rast në mënyrë të paligjshme, të kundërligjshme dhe me vetëdashje, ia kanë llogaritur vlerën e arit si lëndë e parë e shkrirë, por jo si…

Lexo më Shumë

Dr. Learta Alili Ademi ka mbrojtur me sukses disertacionin e doktoraturës në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, duke shënuar një arritje të rëndësishme në rrugëtimin e saj akademik, shkencor dhe profesional. Disertacioni me temë: “Karakteristikat elektroklinike të epilepsisë në moshën pediatrike te fëmijët me ndryshime të vogla kromozomale (CNVs)” trajton një fushë ndërdisiplinare që integron neurologjinë pediatrike, epileptologjinë dhe gjenetikën mjekësore, me fokus në çrregullimet neurologjike te popullata pediatrike. Mbrojtja e suksesshme e këtij punimi përfaqëson përmbylljen e një procesi të gjatë dhe të strukturuar kërkimor, si dhe dëshmi të angazhimit të vazhdueshëm akademik…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton Lidhja Auto-moto e Maqedonisë (LAMM). Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Në vendkalimet e tjera kufitare në anën e RMV-së nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Delçevë.

Lexo më Shumë

jë 36-vjeçar nga Tirana është arrestuar në Gjakovë, pasi dyshohet se tentoi t’u jepte 50 euro ryshfet dy efektivëve të Policisë së Kosovës që e kishin ndaluar për një kundërvajtje në trafik. Lajmi është bërë publik nga media kosovare Sinjali. Sipas Sinjalit, i dyshuari është Glejdis Spahiu, banues në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 17 gushtit, në rrugën “Nëna Terezë” në Gjakovë.Spahiu po drejtonte një automjet tip BMw me targa shqiptare, kur u ndalua nga një patrullë policore për një shkelje të rregullave të qarkullimit. NEWS I forti i Elbasanit del në komunikimet e…

Lexo më Shumë

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur nga një zjarr që përfshiu një hotel në Kalkuta të Indisë gjatë natës. Policia lokale konfirmoi viktimat, ndërsa paralajmëroi se bilanci mund të rritet më tej për shkak të numrit të personave të prekur nga zjarri. Sipas agjencisë së lajmeve Press Trust of India, zjarri shpërtheu rreth orës 01:45, në një hotel në qendër të qytetit, pranë selisë së shërbimit zjarrfikës të Bengalit Perëndimor. Rreth 80 persona janë evakuuar nga ndërtesa, ndërsa shërbimet zjarrfikëse kanë arritur ta shuajnë flakët. Autoritetet kanë nisur hetimet për përcaktimin e shkaqeve…

Lexo më Shumë

Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit po marrin një kthesë të rrezikshme, ndërsa konflikti mund të zgjerohet përtej Lindjes së Mesme Irani po shqyrton mundësinë e goditjes së objekteve ushtarake amerikane në Evropën Juglindore, përfshirë Bullgarinë dhe Qipron, në rast se Shtetet e Bashkuara vendosin të rifillojnë luftimet. Lajmi raportohet nga Financial Times, duke cituar burime të njohura me diskutimet brenda Teheranit përcjell INA. Sipas raportimit, shqetësimi kryesor është se një përshkallëzim i ri mes Uashingtonit dhe Teheranit mund të mos mbetet i kufizuar në Lindjen e Mesme. Objektivat amerikane në vende të tjera mund të shndërrohen në pjesë të konfliktit,…

Lexo më Shumë

Forcat ruse kanë sulmuar me dronë gjatë natës qytetin e Zaporizhzhias në Ukrainë, duke shkaktuar të paktën një viktimë dhe gjashtë të plagosur. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i administratës ushtarake rajonale të Zaporizhias, Ivan Fedorov. Sipas tij, nga sulmet janë dëmtuar ndërtesa banimi dhe objekte të tjera, ndërsa në një prej zonave të goditura ka shpërthyer edhe një zjarr. Sulmet vijnë një ditë pas një vale të gjerë goditjesh ruse në Zaporizhia dhe zonat përreth. Sipas autoriteteve ukrainase, gjatë 18 gushtit u raportuan dy të vrarë dhe 10 të plagosur, ndërsa forcat ruse kryen qindra sulme me…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 79.4 lekë dhe do shitet me 80.6 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 92.2 lekë dhe do shitet me 93.1 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 97.8 lekë dhe do shitet me 99.2 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 107.4 lekë dhe do shitet me 108.4 lekë.

Lexo më Shumë