Author: Hamdi Kumanova

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin gusht të vitit 2026 është 68.675 denarë ku krahasuar me vlerën e shportës minimale sindikale për muajin korrik e cila ishte 68.498 denarë, është rritur për 177 denarë, informoi sot Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM). Për ushqim dhe pije, shpenzimet mujore arrijnë 25.032 denarë, për arsim 7.192 denarë, veshmbathje dhe këpucë 6.511 denarë, për qira, ujë, energji elektrike dhe ngrohje 6.370 denarë, për transport 5.175 denarë, për restorante dhe hotele 4.131, për komunikim 3.677, higjienë 2.692 dhe shëndetësi 1.196 denarë.

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët është e gatshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Pas deklaratës së Kryeministrit se është i gatshëm të shkojë në zgjedhje nëse këtë e kërkon opozita, përgjigjja jonë është e qartë: po, jemi gati! Jemi të gatshëm që që sot të ulemi dhe ta caktojmë datën e zgjedhjeve. Nuk ka nevojë për taktizime, prolongime apo kalkulime politike. Qytetarët duhet të kenë mundësinë të japin vlerësimin e tyre për drejtimin në të cilin po ecën vendi dhe për mënyrën se si po qeveriset. Sa më shpejt të mbahen zgjedhjet, aq më mirë për vendin, për qytetarët…

Lexo më Shumë

BDI ka akuzuar Qeverinë për mungesë të përgatitjes dhe reagim të vonuar ndaj përhapjes së virusit të Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut. Në një konferencë për media, Imrane Veliu tha se situata kërkon veprim të koordinuar dhe transparencë të plotë nga institucionet përgjegjëse informon Tetovasot. Sipas saj, të dhënat e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) tregojnë se deri më 13 gusht 2026 në Evropë janë regjistruar 429 raste të virusit të fituara lokalisht, ndërsa 30 prej tyre në Maqedoninë e Veriut. Ajo theksoi se sipas të dhënave më të fundit vendore, numri i rasteve në…

Lexo më Shumë

Mijëra udhëtarë, mes tyre shumë familje me fëmijë, kanë mbetur mbrëmë në një kolonë të gjatë prej më shumë se 15 kilometrash në pikën kufitare Tabanoc, në dalje nga Maqedonia e Veriut drejt Serbisë. Qarkullimi është zhvilluar jashtëzakonisht ngadalë, ndërsa udhëtarët kanë raportuar se në disa pjesë automjetet kanë qëndruar të bllokuara për më shumë se 20 minuta. Sipas raportimeve, shkak i vonesave është bërë fillimi i zbatimit të sistemit “Qyteti i Sigurt” (Safe City) për automjetet e huaja, i cili mundëson evidentimin automatik të kundërvajtjeve dhe gjobave në komunikacion. Sistemi ka nisur të zbatohet edhe për…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, është takuar sot me ministrin e Infrastrukturës dhe Transportit të Kosovës, Dimal Basha, me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit dhe realizimin e projekteve të përbashkëta infrastrukturore. Sipas Ministrisë së Transportit të Maqedonisë së Veriut, në takim fokus i veçantë i është kushtuar projektit për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren, për të cilin grupet e punës të të dyja vendeve do të vazhdojnë aktivitetet për finalizimin e projektit, pas së cilës pritet nënshkrimi i marrëveshjeve ndërshtetërore. Në takim është diskutuar edhe autostrada Shkup-Bllacë, si dhe mundësia e rikthimit të komunikacionit hekurudhor dhe…

Lexo më Shumë

Presidentja Gordana Siljanovska‑Davkova sot në vilën “Biljana” në Ohër priti zëvendëskryeministrin dhe ministrin e punëve të jashtme të Republikës Çeke, Petr Macinka, i cili qëndron për vizitë zyrtare në vend. Në një bisedë të këndshme konstatuan se marrëdhëniet maqedono‑çeke karakterizohen me miqësi tradicionale, të bazuar mbi respekt dhe mirëkuptim të ndërsjellë. Në veprën e iluministëve “Shën Kirili dhe Metodi” ata njohin trashëgimi të përbashkët të vlefshme me fuqi të madhe bashkuese. Tema kryesore e bisedës ishte rruga e gjatë maqedonase dhe ballkanike drejt Brukselit. Siljanovska‑Davkova theksoi se statusi dydekadësh i kandidatit për anëtarësim në BE…

Lexo më Shumë

Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, deklaroi se janë të gatshëm të përballet me zgjedhje të parakohshme parlamentare nëse opozita i kërkon ato. Ai tha se është i gatshëm për takim liderësh, përcaktimin e një date dhe organizimin e zgjedhjeve. “Mandati ynë është për katër vjet dhe për një periudhë të tillë kemi marrë mbështetjen e qytetarëve që të realizojmë reformat. Por, nëse kemi një sfidë nga opozita, natyrisht që nuk do të ikim si frikacakë nga zgjedhjet. Përkundrazi, ne jemi të gatshëm në çdo kohë të dalim në zgjedhje dhe t’i fitojmë ato”, deklaroi Mickoski në një…

Lexo më Shumë

950 fëmijë janë regjistruar në Shkollën Falas të Notit në Çair, iniciativë e nisur këtë verë për fëmijët nga 7 deri në 12 vjeç, transmeton Zyrtare. Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, përmes një postimi ka bërë të ditur se programi do të vazhdojë edhe pas përfundimit të sezonit veror. “Ky interesim na tregoi se kemi bërë pikërisht atë që u ka munguar shumë familjeve në Çair: një aktivitet sportiv të organizuar, cilësor dhe të qasshëm për çdo fëmijë, pa marrë parasysh mundësitë financiare të familjes”, ka shkruar Mexhiti. Sipas tij, deri më 1 shtator fëmijët…

Lexo më Shumë

Sektori per Pune te Brendshme (SPB) Manastir ngriti kallëzim penal kundër L.B. (59) nga Prilepi, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprave penale “shpërdorimi i detyrës”, “keqpërdorimi i detyrës dhe autorizimit zyrtar” dhe “falsifikimi i dokumentit zyrtar”, K.S. (60) nga Prilepi, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “punë e pakujdesshme në detyrë”; kundër Ј.D. (41) nga Prilepi, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprave penale “fshehje” dhe “falsifikimi i dokumentit zyrtar”; si dhe kundër një personi juridik nga fsh. Konjarë e Vogël, rrethina e Prilepit, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “fshehje”.

Lexo më Shumë

Nga fillimi i këtij viti deri në fund të muajit qershor, nga pagesat e autostradave në Maqedoninë e Veriut janë arkëtuar gjithsej 1.919.775.277 denarë, ose mbi 31 milionë euro. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, janë mbledhur 21.891.532 denarë më shumë, njoftoi Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore (NPRS) njofton INA. Sipas të dhënave të NPRS-së, pika më e frekuentuar e pagesës është Tetova, e ndjekur nga Petroveci, Romanovca, Gllumova, Milladinovci, Zhelina dhe Gostivari. Më pas renditen pikat e pagesës në Stobi, Kadrifakovë, Preod, Sopot, Demir Kapi, Otovicë dhe Gjevgjeli. Megjithatë, sa i përket të ardhurave të…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë qytetarët se gjatë periudhës së fundit është vërejtur një rritje e sulmeve të tipitfishing, të cilat realizohen përmes mesazheve të rreme SMS, mesazheve elektronike, ueb faqeve , aplikacioneve mobile dhe mesazheve në rrjetet sociale. “Mesazhet e rreme supozohet se vijnë nga Departamenti i Mjeteve Motorike, si njoftim nga sistemi “Qyteti i Sigurt” dhe në to është shënuar një link i rreme përmes të cilit qytetarët udhëzohen për të bërë pagesën e shkeljes së supozuar në trafik”, informojnë nga MPB. MPB-ja u bën apel qytetarëve që të jenë të kujdesshëm gjatë përdorimit të internetit,…

Lexo më Shumë

Nuk ka absolutisht asnjë dilemë se do të bisedojmë, po bisedojmë dhe kemi biseduar, me qëllim që të kërkojmë një zgjidhje. Çështja është se për çfarë bisedoni dhe cila është vija juaj e kuqe deri ku jeni të gatshëm të shkoni në këto bisedime. Kjo është detyra jonë ndaj qytetarëve që na kanë dhënë besimin, por edhe si Qeveri, të bisedojmë. Këtu nuk ka asnjë sekret dhe do të vazhdojmë të bisedojmë, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski, duke folur për mundësinë e gjetjes së një zgjidhjeje për zhbllokimin e procesit të integrimit evropian. Mickoski theksoi se askush nuk e ka kundërshtuar…

Lexo më Shumë