Author: Hamdi Kumanova

Investitorët kinezë kanë blerë një numër të madh kompanish gjermane në dhjetë vitet e fundit. Analiza e emisionit Plusminus tregon gjendjen e këtyre kompanive sot. Në vitin 2016, blerjet kinezetë kompanive në Gjermani arritën kulmin. Gjithsej 68 herë, investitorët kinezë hynë në strukturën e pronësisë së kompanive gjermane ose i morën ato plotësisht. Ata ishin veçanërisht të interesuar në kompanitë në sektorët e inxhinierisë mekanike, automobilistike dhe inxhinierisë elektrike. Kritikët paralajmëruan për një shitje të teknologjive gjermane, ndërsa avokatët prisnin kapital të freskët dhe tregje të reja. Deri më tani, nuk ka pasur pothuajse asnjë hulumtim sistematik mbi atë që ndodhi me kompanitë që…

Lexo më Shumë

Gjermania po bëhet gjithnjë e më e mirë në tërheqjen e punëtorëve të kualifikuar në tregun gjerman të punës. Problemi: shumë prej tyre nuk qëndrojnë në Gjermani. Pse? “Përfundimi ynë është: Kushdo që dëshiron të menaxhojë me sukses imigracionin duhet ta kuptojë edhe emigracionin. Bëhet fjalë për mbajtjen e njerëzve afatgjatë përmes mundësive të drejta, procedurave të besueshme, mbështetjes së mirë dhe një mjedisi në të cilin njerëzit mund të zhvillojnë perspektiva afatgjata”, tha Laura Goßner nga Instituti për Kërkime të Punësimit (IAB), në një konferencë për shtyp në Berlin. Organizata anketoi njerëz të moshës 18 deri në 65 vjeç që emigruan nga Gjermaniaderi…

Lexo më Shumë

Punë Hidrometeorologjike (DPHM), Maqedoninë e pret një valë e re e vapës, me mot kryesisht me diell dhe temperatura që deri në fund të javës do të arrijnë deri në 37 gradë Celsius. Meteorologët parashikojnë mot të qëndrueshëm, me vranësira të pakta lokale dhe erë të dobët deri mesatare nga veriu. Temperaturat e mëngjesit do të mbeten të këndshme, por gjatë ditës do të shënojnë rritje të vazhdueshme. Nga mesi i javës nis vala e re e të nxehtit. Në rajonet më të nxehta të vendit temperaturat do të kalojnë 35 gradë, ndërsa në pjesët juglindore dhe qendrore lokalisht do…

Lexo më Shumë

Anglia është kualifikuar në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026, pasi triumfoi me rezultatin 3-2 ndaj bashkëorganizatores Meksikë në një ndeshje spektakolare të zhvilluar në stadiumin legjendar “Azteca”. Takimi nisi me një orë vonesë, ndërsa vendasit krijuan rastin e parë të madh me Raúl Jiménez, por Jordan Pickford reagoi në mënyrë fantastike. Në anën tjetër, Anthony Gordon testoi portierin Raúl Rangel, por pa sukses. “Tre Luanët” goditën fort në fundin e pjesës së parë. Në minutën e 36-të, Jude Bellingham shfrytëzoi një krosim perfekt të Bukayo Saka për të kaluar Anglinë në avantazh, ndërsa vetëm dy minuta më vonë realizoi…

Lexo më Shumë

Një sulm i sofistikuar kibernetik ka vjedhur llogaritë elektronike të zyrtarëve të qeverisë britanike dhe stafit të Ministrisë së Jashtme, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë kombëtare dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike në Mbretërinë e Bashkuar. Sulmi, i njohur nga studiuesit e sigurisë kibernetike me emrin FortiBleed, ka shfrytëzuar një dobësi në pajisjet e sigurisë së kompanisë Fortinet, duke komprometuar mbi 80 mijë firewall-e. Hakerët kanë përdorur kredenciale të vjedhura më parë për të fituar qasje të paautorizuar në sisteme të ndjeshme qeveritare. Sipas raportimeve janë ekspozuar adresa elektronike dhe fjalëkalime të stafit të Ministrisë së Jashtme, përfshirë punonjës të…

Lexo më Shumë

Bizhuteri me vlerë miliona euro janë vjedhur nga muzeu i shtëpisë franceze të kristaleve dhe bizhuterive luksoze “Lalique”, në Wingen-sur-Moder të Francës verilindore. Sipas një burimi të cituar nga AFP, autorët e krimit hynë me forcë në muze rreth orës 05:30 të mëngjesit të së dielës dhe u drejtuan menjëherë drejt sallës ku ruheshin bizhuteritë. “Rreth 20 bizhuteri u vodhën. Dëmi është ende duke u vlerësuar, por mund të arrijë në disa milionë euro, ndoshta afër 4 milionë,” tha një burim pranë hetimit. Pas vjedhjes, muzeu njoftoi se do të qëndrojë i mbyllur për disa ditë. Sipas autoriteteve, alarmi u…

Lexo më Shumë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se luftimet për qytetin strategjik të Kostyantynivka në Ukrainën lindore po vijojnë, duke kundërshtuar pretendimet e Rusisë për marrjen e kontrollit të tij. Sipas Zelenskyt, forcat ukrainase vazhdojnë mbrojtjen e qytetit, ndërsa ai hodhi poshtë deklaratat e Kremlinit se Kostyantynivka është pushtuar, duke i cilësuar ato si të pavërteta. Më herët këtë javë, Moska kishte njoftuar se kishte marrë kontrollin e qytetit, i cili ndodhet në një zonë strategjike të rajonit të Donetskut. Para pushtimit rus në vitin 2022, qyteti kishte rreth 78 mijë banorë. Zelensky paralajmëroi gjithashtu se shërbimet e inteligjencës ukrainase kanë…

Lexo më Shumë

Rezistenca popullore kundër kryeministrit Edi Rama nuk njeh të ndalur. Ditën e sotme, në orën 19:00, do të mbahet protesta e 37-të masive, ku qytetarët do të dmbushin s9rish sheshin me kërkesën e panegociueshme për largimin e menjëhershëm të kreut të qeverisë. Koordinatorët e tubimit u kanë bërë një thirrje të fortë të gjithë shqiptarëve, jo vetëm atyre brenda kufijve nga çdo cep i vendit, por edhe mbështetësve të shumtë të diasporës që kanë udhëtuar drejt Tiranës, që t’i bashkohen këtij marshimi vendimtar. Sipas planit të organizimit grumbullimi i parë i dallgës së protestuesve do të nisë në sheshin “Skënderbej”.…

Lexo më Shumë

Ish-kryetari i Komunës së Lozovës, Aco Velkovski, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, i ka dërguar një letër të hapur ministres së Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, në të cilën kritikon politikën e borxheve të reja dhe e fton atë për përgjegjësi personale dhe institucionale. Në postim, Velkovski vlerëson se borxhet e shpeshta krijojnë pyetje serioze te qytetarët se sa ngarkesë do të mbetet për brezat e ardhshëm. Ai thekson se çdo nënshkrim i një kredie të re nuk përfaqëson vetëm një akt administrativ, por edhe një përgjegjësi e cila, siç thekson ai, herët a vonë do të…

Lexo më Shumë

Për shkak të temperaturave të larta është rritur për mbi 50 për qind numri i ndërhyrjeve të Ndihmës së Shpejtë në Tetovë. Rastet më të shpeshta janë personat më sëmundje kronike të zemrës apo traktit respirator, por nuk mungojnë edhe ata që humbin vetëdijen gjatë lëvizjes në temperatura të larta, dhe lëndimet e shpeshta nga vozitësit e motoçikletave të malit. “Më së shumti thirrje kemi gjatë fundjavave, kur njerëzit dalin për aktivitete të lira e që janë shkaku më i madh për lëvizje në të nxehtë, aksidente me motorë nëpër male, dhe tepër jemi të angazhuar. Afërsisht 40 – 50…

Lexo më Shumë

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, njoftoi në intervistën në “Top Top” të Telma TV se kishte rregulluar punësimin e dy pilotëve të tjerë që janë të nevojshëm për avionët zjarrfikës. Siç tha ai, ata do të punësohen sapo Ministria e Financave të na japë miratimin. “Po pres ribalancimin e buxhetit, sepse nuk jemi me nxitim. Pilotët që do të punësoj do të dërgohen për trajnim në tetor-nëntor. Njëri është më i ri dhe me më pak përvojë, ndërsa tjetri është pilot klase që ka shumë përvojë fluturimi me aeroplanë, por edhe me helikopterë. Po…

Lexo më Shumë