Autoritetet e qytetit të zyrihut kanë miratuar një kornizë për zbatimin e një projekti pilot që parashikon shkurtimin e javës së punës nga 42 në 35 orë, pa reduktim të pagave. Megjithatë, ende nuk është përcaktuar se cilat departamente të administratës do të përfshihen në këtë projekt. Nisma për një javë pune 35-orëshe u paraqit nga partitë e krahut të majtë në parlamentin e qytetit më 15 mars 2023. Propozimi mori mbështetjen e 60 deputetëve, ndërsa 57 votuan kundër, raportoi Swissinfo. Sipas direktivës së miratuar, projekti pilot do të zgjasë një vit, me mundësi që të shtyhet edhe…
Author: Hamdi Kumanova
LAMM njoftoi sot në mëngjes se në pikën kufitare Tabanocë ka pritje nga 40 minuta deri në një orë për hyrje dhe dalje nga vendi dhe në pikën kufitare Bogorodicë për dalje nga vendi, ndërsa nuk ka vonesa më të gjata në pikat e tjera kufitare. LAMM informon se këtë mëngjes trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Rekomandohet të përshtatet shpejtësia e lëvizjes, të respektohen sinjalet e vendosura të trafikut dhe të ngasen me kujdes automjetet, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh…
Ambasada e Austrisë ka reaguar pas dëmtimit dhe largimit të një pjese të konsiderueshme të pajisjeve të reja për shënjimin dimëror të shtegut të Majës së Titos në Kodrën e Diellit, në gjatësi prej rreth 11 kilometrash. Sipas njoftimit, më shumë se 45 nga gjithsej 112 shtylla janë shkatërruar, dëmtuar ose larguar, ndërsa dëmi financiar vlerësohet në të paktën 8 mijë euro, apo rreth 500 mijë denarë. Shënjimi dimëror është realizuar në kuadër të projektit “Slavkov – Shënjimi i shtigjeve malore në Maqedoninë e Veriut”, i mbështetur financiarisht nga Ambasadat e Austrisë, Republikës Çeke dhe Sllovakisë, si dhe nga Birraria…
Banorët e disa vendbanimeve në rajonin e Shkupit sot do të përballen me ndërprerje të furnizimit me energji elektrike, për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara në rrjetin e shpërndarjes. Nga ora 07:55 deri në orën 14:55, pa energji elektrike do të mbeten pjesë të Komunës së Petrovecit, si dhe konsumatorët në Ognjancë, Çojli, Badar, Kozhle, Katllanovë Bllacë dhe disa objekte të tjera në rrethinë. Në Jurumleri, ndërprerja është paralajmëruar nga ora 09:00 deri në orën 11:00 dhe do të përfshijë një pjesë të amvisërive. Nga EVN-ja njoftojnë se ndërprerjet lidhen me aktivitetet e planifikuara në rrjetin elektrik.
Një shtetas 35-vjeçar i Holandës është arrestuar në pikën kufitare “Tabanoc”, pasi është konstatuar se me automjetin e tij “Porsche” ka vozitur me shpejtësi prej 168 kilometra në orë, në një segment ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 km/h. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, rasti është konstatuar përmes sistemit “Safe City”, gjatë kontrollit të automjetit me targa holandeze, në momentin kur drejtuesi po dilte nga vendi. Policia ka konstatuar se 35-vjeçari ishte i evidentuar si kryerës i veprës penale sipas nenit 297-A të Kodit Penal, “drejtim i pamatur i automjetit”. I…
Organet kompetente në Strugë ka ngritur kallëzim penal ndaj H.M. (50) dhe N.K. (54), të dy nga fshati Veleshtë i Strugës, si dhe ndaj një subjekti juridik nga i njëjti fshat, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “uzurpim i paluajtshmërive”, “eksploatim i paligjshëm i lëndëve minerale”, “shkaktim i rrezikut gjatë punimeve ndërtimore” dhe “ndotje e ujit të pijshëm”. Sipas policisë, të dyshuarit kanë kryer gërmime dhe eksploatim të paligjshëm të lëndëve minerale në disa parcela kadastrale, në pronësi të tyre, të personave të tjerë, si dhe në parcela në pronësi shtetërore, pa pasur kontratë të vlefshme koncesioni. …
Kryetari i LSDM-së, dr. Venko Filipçe, në një intervistë për emisionin “Tema e ditës” në televizionin Sitel, paralajmëroi se shtylla e dytë pensionale është vënë në rrezik dhe se pushteti po shqyrton mundësinë e ndërhyrjes në fondet që qytetarët ndajnë për pensionet e tyre të ardhshme. Filipçe rikujtoi se gjatë qeverisjes së LSDM-së, sistemi pensional menaxhohej me përgjegjësi dhe zbatohej një metodologji nëpërmjet së cilës pensionistët e dinin paraprakisht se sa do t’u rriteshin pensionet. “Fondi Pensional menaxhohej mirë. U vendos një metodologji për rritjen e pensioneve dhe pensionistët e dinin saktësisht se sa do t’u rritej pensioni,…
Fillimi i vitit shkollor sjell gëzim për fëmijët, por edhe shpenzime të shumta për prindërit. Pikërisht për t’ua lehtësuar këtë barrë familjeve, VLEN, përmes ministrit të Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka propozuar rikthimin e “shportës shkollore”, me zbritje deri në 15 për qind për pajisjet shkollore. Në këtë masë do të përfshihen çantat, fletoret, lapsat, markerat, blloqet e vizatimit dhe produkte të tjera bazë që u nevojiten nxënësve për fillimin e vitit të ri shkollor. Kjo është një tjetër masë konkrete e VLEN-it në Qeveri, me të cilën politika kthehet në ndihmë të drejtpërdrejtë për qytetarët. Në…
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë është plotësisht e përgatitur për zgjedhje parlamentare në çdo moment, dhe gjatë shtatorit do të prezantojë dokumentin e saj strategjik për zhvillimin e vendit, njoftoi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, duke qenë i ftuar mbrëmë në “Tema e Ditës” në Televizionin Sitel. Filipçe vlerësoi se qeveria aktuale nuk ka dhënë rezultate në sektorët kyç shoqërorë dhe se po shmang përballjen me qytetarët në zgjedhje. “Jemi të gatshëm për zgjedhje kurdo që të ndodhin. I vetmi që po ikën nga zgjedhjet në këtë moment dhe që ka vërtet frikë nga zgjedhjet është Hristijan Mickoski. Së…
Ekipet e zjarrfikësve të Tetovës gjatë gjithë natës kanë luftuar për lokalizimin e zjarrit pranë fshatit Cerovë, në komunën rurale të Zhelinës, në rajonin e Tetovës. Cerova ndodhet në shpatet perëndimore të Malit të Thatë (Suva Gora), në një lartësi mbidetare prej rreth 780 metrash. Përgjegjësit e Qendrës për Menaxhim me Kriza dhe Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve nga Tetova kanë qenë në terren, ku kanë koordinuar drejtpërdrejt situatën me zjarrin, me qëllim parandalimin e përhapjes së tij në zonat përreth. Ekipet e kompetente janë vendosur në pikat kritike përreth fshatit Cerovë. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë drejtpërdrejt në terren për…
Në Maqedoninë e Veriut sot pritet mot me diell dhe shumë i nxehtë, me temperatura që do të arrijnë deri në 41 gradë Celsius. Gjatë ditës do të ketë vranësira të pakta deri mesatare lokale, ndërsa pasdite, veçanërisht në zonat malore, do të krijohen kushte për reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri në 21 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 35 deri në 41 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe shumë…
Ministria e Çështjeve Evropiane ka dorëzuar më 15 korrik 2026 në Komisionin Evropian kërkesën e katërt për lirimin e mjeteve nga Instrumenti për Reforma dhe Rritje, por nuk bën të ditur se cilat reforma i ka raportuar si të përmbushura. Në përgjigjet e dhëna për Portalb.mk, Ministria konfirmon se kërkesa, së bashku me dokumentet shoqëruese, është dorëzuar brenda afatit të paraparë. Megjithatë, kur u pyet konkretisht se cilat reforma konsiderohen të përmbushura dhe cilat janë përfshirë në raportin e dorëzuar në Bruksel, Ministria nuk jep një listë të reformave, raporton Portalb.mk. Në vend të kësaj, Ministria i referohet procedurës së…

