Një grua ka mbetur e vrarë dhe një burrë është plagosur rëndë pas të shtënave me armë zjarri në Malishevë. Sipas mediave në Kosovë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), gruaja që humbi jetën ishte shtatzënë. Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor, ajo nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në Emergjencën e QKUK-së. Ndërkohë, burri i plagosur ndodhet në gjendje shumë të rëndë dhe jo stabile. Ai është i intubuar dhe i lidhur me respirator, ndërsa po i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme mjekësore. Deri më tani, nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes së…
Author: Hamdi Kumanova
Rreth 31.8% e shqiptarëve përballen me pasiguri ushqimore të moderuar ose të rëndë në periudhën 2023-2025, vlerëson FAO. Ndonëse treguesi ka shënuar përmirësim të lehtë, ai mbetet shumë më i lartë në Europë dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO). Në harkun e një viti, treguesi është ulur me 1.2 pikë përqindjeje. Pavarësisht përmirësimit, niveli në Shqipëri është rreth 4.3 herë më i lartë se mesatarja europiane prej 7.4% dhe rreth 5.5 herë mbi mesataren e Europës Jugore, prej 5.8%. Shqipëria paraqitet gjithashtu shumë më keq se vendet…
Më 21.08.2026, në oraëën 13:00, në Veles, zyrtarët policorë të Seksionit për tregti të paligjshme me drogë pranë SPB Veles e kanë privuar nga liria M.Z. (22) nga Velesi. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij dhe në hapësirat ndihmëse, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore të Velesit, janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe një peshore digjitale. Ai është dërguar në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 21.08.2026, në orën 16:15, në Gostivar, nëpunës policorë e kanë privuar nga liria V.A.(30) nga Tetova, pasi kishte sulmuar fizikisht vjehrrën e saj. Ajo është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër saj do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 21.08.2026, në orën 06:30 në Strumicë, zyrtarë policorë të SPB Strumicë e privuan nga liria Gj.R. (58) nga Strumica. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur një pistoletë „Crvena Zastava“, kalibër 9 mm, 187 copë municion për pistoletë, 40 copë municion për pushkë, dy karikatorë për pistoletë dhe një pushkë ajrore, për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se djali i tij D.R. (33) i posedonte pa dokumentacion. Është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike në Strumicë dhe pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim penal.
Më 21.08.2026, oficerët e policisë nga SPB Tetovë e privuan nga liria S.B. (41) nga fshati Leshkë, Tetovë. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij dhe ambientet ndihmëse, të kryer me urdhër gjyqësor, u gjetën dhe u sekuestruan një karabinë 7 mm me shikues optik, një pistoletë “CZ” 9 mm me korniza bosh, një pushkë ajri 5,4 mm me shikues optik, si dhe fishekë të kalibrave të ndryshëm. Në të njëjtën ditë rreth orës 20:21, oficerët e policisë nga DPB Gostivar i privuan nga liria A.M. (39), D.M. (26), B.S. (37), R.R. (66), B.A. (37) dhe R.V. (72), të gjithë nga…
Armata e Maqedonisë po kalon një periudhë intensive modernizimi, e cila përfshin furnizimin me pajisje moderne ushtarake, reforma sistemike dhe një Marrëveshje të re kolektive, kushte të përmirësuara pune dhe një standard më të lartë për të gjithë pjesëtarët e saj. Këtë e theksoi ministri i Mbrojtjes Vlado Misajllovski në një paraqitje në TV Kanal 5, duke theksuar se të gjitha këto sisteme që po blihen, i gjithë furnizimi, modernizimi, por edhe trajnimi, dhe stërvitjet “janë në një nivel të madh, krah për krah me të gjitha vendet anëtare të NATO-s”. Lidhur me standardin e të punësuarve, ministri njoftoi…
Ministria e Ekonomisë dhe Punës i ka dorëzuar Qeverisë propozim-vendimin për vendosjen e “shportës shkollore”, e cila parashikon zbritje deri në 15 për qind për pajisjet shkollore para fillimit të vitit të ri shkollor. Nga ministria bëjnë të ditur se masa është përgatitur në konsultim me tregtarët me shumicë dhe pakicë, me qëllim uljen e shpenzimeve të prindërve. Përbërja dhe çmimi i shportës mund të ndryshojnë nga një tregtar te tjetri, në varësi të produkteve, cilësisë dhe markës. Produktet e përfshira në “shportën shkollore” do të jenë të shënuara dhe të vendosura në vende të dukshme, ndërsa çmimet do…
Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE ka bërë një hap të rëndësishëm në forcimin e sigurisë kibernetike të shtetit. Si rezultat i masave të ndërmarra, Maqedonia është ngjitur nga vendi i 59-të në vendin e 30-të në botë në Indeksin Kombëtar të Sigurisë Kibernetike, me 84,17 pikë, bëjnë të ditur nga VMRO-DPMNE. Nga partia në pushtet theksojnë se ky përparim është rezultat i masave dhe reformave të ndërmarra nga Qeveria në fushën e mbrojtjes së sistemeve dhe infrastrukturës digjitale. Sipas tyre, Qeveria ka miratuar Ligjin e ri për sigurinë e rrjeteve dhe sistemeve informative, ndërsa ka miratuar edhe Strategjinë për…
Që nga fillimi i funksionimit të sistemit “Qyteti i Sigurt” janë evidentuar gjithsej 310.865 shkelje në komunikacion, prej të cilave 301.835 për tejkalim të shpejtësisë, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Sipas të dhënave të Ministrisë, këto shkelje janë regjistruar gjatë periudhës nga 2 shkurti deri më 20 gusht 2026. Nga numri i përgjithshëm, 180.378 shkelje janë kryer nga automjete me targa të huaja. Vetëm gjatë periudhës nga 19 deri më 20 gusht janë evidentuar 5.514 shkelje nga automjete me targa të huaja. Ministria e Punëve të Brendshme u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve në…
Bashkimi Demokratik për Integrim ka ngritur akuza të reja ndaj VLEN, duke pretenduar se Alternativa vazhdon të figurojë si subjekt politik aktiv në Regjistrin Qendror, ndërsa në dokumentet zyrtare si kryetar i saj rezulton Zekirija Berisha. Sipas BDI-së, Berisha, i cili aktualisht është shef i kabinetit të ministrit Bekim Sali, është regjistruar si kryetar i Alternativës, ndonëse, siç pretendojnë nga kjo parti, ndryshimi nuk është bërë publik dhe nuk është komunikuar as me anëtarësinë. “Dokumentet zbulojnë edhe një skandal tjetër: drejtuesit e Alternativës e kanë zëvendësuar kryetarin e partisë pa e informuar as anëtarësinë dhe as opinionin publik”,…
Kumanova është përfshirë nga një debat i nxehtë pas vendimit të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve për të ndarë 36 milionë denarë, ose rreth 600.000 euro, për rekonstruksionin e Kapelës së Qytetit në varrezat ortodokse. Projekti i miratuar si formë kredie nga kredia hungareze, implementohet përmes Ndërmarrjes Publike “Pastrim dhe Gjelberim”, dhe parasheh një rikonstruksion të plotë të objektit, duke përfshirë çatinë, fasadën, instalimet dhe rregullimin e një parkingu përreth, përcjell INA. Derisa autoritetet komunale dhe kryetari Maksim Dimitrievski e mbrojnë këtë si një investim të nevojshëm publik për të gjithë qytetarët, ky vendim ka ngritur pakënaqësi në opinion…

