Author: Hamdi Kumanova

Administrata e Donald Trump ka propozuar vendosjen e një tarife prej 103,265 dollarësh për vizat H-1B, duke rikthyer përplasjen e saj me sistemin amerikan të imigracionit dhe programin që u mundëson profesionistëve të huaj të punojnë në SHBA. Në një rregullore të propozuar të publikuar të hënën, administrata amerikane argumenton se tarifa e re do të shërbejë për të mbuluar kostot e administrimit të sistemit të imigracionit, por edhe për të nxitur kompanitë amerikane që të punësojnë më shumë punëtorë vendas dhe t’u ofrojnë atyre paga më të larta. Megjithatë, masa nuk është ende përfundimtare. Publiku ka 30 ditë kohë…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Zhym të Njësisë Administrative Krutje në Lushnje, ku një 45-vjeçar dyshohet se ka goditur me sëpatë prindërit e tij, duke shkaktuar vdekjen e nënës dhe plagosjen e rëndë të babait. Sipas të dhënave paraprake, Florion Dalladaku, 45 vjeç, ka goditur nënën e tij, Florije Dalladaku, 80 vjeçe, dhe babain, Hasanin. Si pasojë e plagëve të marra, 80-vjeçarja ka humbur jetën. Ndërkohë, babai i tij, Hasani, është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës në gjendje kritike për jetën. Për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, ai është nisur më pas drejt Spitalit të…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut mohon se u paguan sigurim shëndetësor privat deputetëve dhe të punësuarve. Në një demant, Kuvendi thotë se informacionet e publikuara në disa media janë të pasakta dhe manipuluese. Sipas Kuvendit, bëhet fjalë për kontrolle sistematike dhe parandaluese shëndetësore, të cilat punëdhënësi është i detyruar t’i sigurojë me ligj, të paktën një herë në 24 muaj. Nga Kuvendi sqarojnë se procedura e prokurimit publik është për shërbime konkrete shëndetësore dhe jo për polica të sigurimit privat. Ata shtojnë se këto kontrolle nuk janë praktikë e re dhe se procedura të ngjashme janë zhvilluar edhe në vitet…

Lexo më Shumë

Më 23.08.2026 në orën 23:15 në OVR Gostivar, E.M. (35) nga Gostivari ka denoncuar se djali i saj i mitur, për shkak të një keqkuptimi të mëparshëm, është sulmuar fizikisht nga një person mashkull, transmeton Pa Censurë. Po ndërmerren masa për sqarimin e rastit.

Lexo më Shumë

Më 23.08.2026 në orën 18:45, punonjësit e policisë nga SPB Tetovë e kanë hequr nga liria E.Z. (25) nga fshati Bogovinë. Gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën lokale Pirok-Tetovë, punonjësit e policisë ndaluan një motoriçikletë “Yamaha” pa shenja regjistrimi, të cilën e drejtonte automjeti pa dokumentacion të duhur dhe pa kaluar më parë provimin e shoferit, përcjell Pa Censurë. Automjeti është sekuestruar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ndjekë denoncimi përkatës.

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 2,62 % në raport me vendimin e datës 17.8.2026. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 1,50 denarë për litër. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 3,50 denarë për litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 2,00 denarë…

Lexo më Shumë

Është publikuar thirrja për subvencionimin, aplikimi fillon më 26 gusht Aplikimi për studentët aktualë dhe studentët e rinj zgjat nga 26 deri më 31 gusht, ndërsa mjetet do të paguhen përmes një karte të dedikuar pagese. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar thirrjen për realizimin e të drejtës për vakt të subvencionuar studentor për vitin akademik 2026/2027 dhe i ka ftuar të gjithë studentët që i plotësojnë kushtet të aplikojnë. Aplikantët duhet të jenë shtetas të Maqedonisë, studentë të rregullt të regjistruar në ciklin e parë, përkatësisht ciklin e dytë të studimeve, si dhe në studime të integruara në…

Lexo më Shumë

Shërbimet inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AFV) në pikën kufitare të Bllacës javën e kaluar penguan importin nga Republika e Kosovës të dy ngarkesave me qumësht UHT, me një peshë totale prej 27,520 kilogramësh, për shkak të pranisë së aflatoksinës mbi përqendrimet maksimale të lejuara të përcaktuara nga rregulloret pozitive ligjore. Siç thonë nga AUV, sasitë e pasigurta të qumështit që ishin të destinuara për shpërndarje në një zinxhir tregjesh në vend u shkatërruan pa rrezik në deponinë e Drisllës javën e kaluar nën mbikëqyrjen e një veterineri zyrtar. “Mostrat për testim laboratorik të dy ngarkesave të pasigurta…

Lexo më Shumë

Globalisht, çmimet e ushqimeve po rriten sërish për shkak të thatësirave dhe problemeve me transportin përmes Detit të Zi, gjë që gjatë vjeshtës mund t’i japë fund periudhës së stabilizimit të çmimeve në Maqedoni. Sipas analizës më të fundit të “Oxford Economics”, çmimet globale të ushqimeve do të rriten me 11,8 për qind në vitin 2026, ndërsa presioni më i madh pritet te drithërat, perimet e freskëta dhe produktet e qumështit. Indeksi i çmimeve të ushqimeve i FAO-s në korrik shënoi rritje mujore prej 0,6 për qind, por shqetësimi kryesor vjen nga drithërat, indeksi i të cilave u rrit me…

Lexo më Shumë

Emri i Naser Zenunit është lakuar ditëve të fundit si një nga kandidatët e mundshëm për kryetar të Komunës së Bërvenicës në zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen më 18 tetor. Zenuni, i cili vjen nga dega e Lidhjes Shqiptare (LSH) në Bërvenicë, ditë më parë ka bërë një postim publik ku ka paralajmëruar përfshirjen në garën për komunën, duke shkruar: “Guxim për të nisur atë që Bërvenica e pret prej kohësh.” Megjithatë, deri më tani nuk ka një qëndrim zyrtar nga Lidhja Shqiptare e Ziadin Selës nëse Zenuni do të jetë kandidati i kësaj partie apo nëse LSH…

Lexo më Shumë

Pjesëtarë të Batalionit të Forcave Speciale të Maqedonisë së Veriut dhe Forcave Speciale të SHBA-së zhvilluan trajnim të përbashkët nga 14 korriku deri më 12 gusht, me qëllim avancimin e gatishmërisë dhe kapaciteteve operative Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, trajnimi përfshiu aktivitete të përbashkëta dhe skenarë stërvitjeje, përmes të cilëve pjesëtarët përmirësuan taktikat, teknikat dhe procedurat, si dhe shkëmbyen përvoja në fushën e operacioneve speciale. “Veprimtari të tilla përbëjnë një kontribut të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit aleat, shkëmbimin e njohurive dhe përvojave”, thuhet në njoftimin e Ministrisë. Nga Ministria theksojnë se trajnimet kontribuojnë edhe në avancimin e vazhdueshëm të kapaciteteve…

Lexo më Shumë

Seanca kryesore për rastin “Lotaria Shtetërore”, ku janë të akuzuar tetë persona, mes tyre edhe ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi, është shtyrë me kërkesë të mbrojtjes. Avokatët thanë se nuk e kanë marrë aktakuzën dhe se nuk kanë pasur qasje në të gjitha provat e Prokurorisë. Gjyqtarja Biljana Shuplinovska Jolevski sqaroi se dosja është e madhe dhe përmban 231 prova materiale dhe shtatë prova verbale. Për shkak të vëllimit, provat janë vendosur në kuti në gjykatë, ku avokatët mund t’i marrin dhe t’i shqyrtojnë. Edhe mbrojtja e Perpetim Bajramit, i cili ndodhet në arrati, deklaroi se nuk e ka marrë aktakuzën. Gjykata…

Lexo më Shumë