MPB Maqedoni njofton se dje (24.08.2026), në orën 17:25 në fsh. Moranë, rrethina e Shkupit, në bazë të urdhrit të gjykatës, nëpunës policorë të Njësitit të Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup e privuan nga liria B.A.(20) nga fsh. Studeniçan, rrethina e Shkupit. “Paraprakisht, ai me automjetin „Folksvagen Golf“, me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte, nuk ishte ndalur në shenjën për ndalim të dhënë nga nëpunësit policorë, por shumë shpejt më pas me automjetin ishte përplasur në një mur betoni, ndërsa më pas, duke lëvizur prapa, ishte përplasur edhe me automjetin „Shkoda Jeti“, në pronësi të MPB-së”. “Pas arrestimit,…
Author: Hamdi Kumanova
Më 24.08.2026, në orën 17:25 në fsh. Moranë, rrethina e Shkupit, në bazë të urdhrit të gjykatës, nëpunës policorë të Njësitit të Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup e privuan nga liria B.A.(20) nga fsh. Studeniçan, rrethina e Shkupit. Paraprakisht, ai me automjetin „Folksvagen Golf“, me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte, nuk ishte ndalur në shenjën për ndalim të dhënë nga nëpunësit policorë, por shumë shpejt më pas me automjetin ishte përplasur në një mur betoni, ndërsa më pas, duke lëvizur prapa, ishte përplasur edhe me automjetin „Shkoda Jeti“, në pronësi të MPB-së. Pas arrestimit, janë kryer verifikime shtesë…
Në fund të qershorit, detyrimet e maturuara dhe të papaguara të institucioneve shtetërore, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, arritën në 692.523.113 euro. Krahasuar me fundin e dhjetorit të vitit 2025, detyrimet janë rritur për 26,37 milionë euro. Rritje e detyrimeve të maturuara dhe të papaguara është shënuar edhe në nivel tremujor, me 17,55 milionë euro, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, borxhet janë rritur për pothuajse 3 milionë euro. Detyrimet e maturuara dhe të papaguara ndaj sektorit publik arrijnë në 344,5 milionë euro, rreth 15 milionë euro më shumë krahasuar me fundin e vitit…
Ekspertët e ndërtimtarisë në seancën e sotme për rastin “Puls” po u përgjigjen pyetjeve të mbrojtjes. Në fokus të marrjes në pyetje janë gjetjet lidhur me materialet e përdorura në objekt, veçanërisht sfungjeri poliuretanik për izolim akustik, si dhe rikonstruksionet dhe ndërhyrjet në strukturën e objektit. Profesori i Fakultetit të Ndërtimtarisë në Shkup, Goran Markovski, në cilësinë e ekspertit të angazhuar nga Prokuroria Publike, po u përgjigjet pyetjeve të mbrojtjes. Gjatë marrjes në pyetje, avokati e pyeti Markovskin nëse pajtohet se gjendja e objektit në ditën kur ai ishte dhënë me qira, në dhjetor të vitit 2012, nuk është shkak…
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka përkujtuar Ismet Jasharin – Komandant Kumanovën, në 28-vjetorin e rënies së tij heroike. Ahmeti ka theksuar se emri, vepra dhe sakrifica e Jasharit mbeten të skalitura përgjithmonë në historinë dhe kujtesën kombëtare. “Koha kalon, por emri, vepra dhe sakrifica e Ismet Jasharit – Komandant Kumanovës janë të skalitura përgjithmonë në historinë dhe kujtesën tonë kombëtare”, ka shkruar Ahmeti. Ai e ka cilësuar Jasharin si bashkëveprimtar, mik dhe luftëtar të paepur të lirisë, i cili ndër të parët iu përgjigj thirrjes së Kosovës dhe u rreshtua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Komandant Kumanova…
BDI në një komunikatë për mediat thonë se; Dokumentet zyrtare dëshmojnë se projekti për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë nuk është projekt i krijuar nga pushteti aktual, por një projekt për të cilin në kohën e qeverisjes së BDI-së ishin ndërmarrë hapa konkretë në aspektin e projektimit, sigurimit të financimit dhe procedurave të tenderimit, theksohet në komunikatën e BDI-së. Më 27 qershor 2022, Kuvendi miratoi Ligjin për garancinë shtetërore të detyrimeve për huanë që do të përdorej për financimin e projektit TEN-T për autostradën nga Shkupi deri në kufirin me Kosovën. Dokumenti zyrtar mban nënshkrimet e presidentit të atëhershëm Stevo Pendarovski…
Nesër, në ora 13:00, në Amfiteatrin e Spitalit Klinik të Tetovës do të organizohet solemniteti me rastin e ndarjes së 109 vendimeve për punësim për të punësuarit e rinj në këtë institucion shëndetësor. Në ceremoninë solemne pritet të marrin pjesë edhe Izet Mexhiti, Bilall Kasami, si dhe zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali. Ndarja e vendimeve paraqet një hap të rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve njerëzore të Spitalit Klinik të Tetovës dhe për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e rajonit.
Autostrada e Korridorit 8 do të ndërtohet deri në kufirin Qafë Thanë, këtu nuk ka dilemë vetëm se duhet të gjendet se në cilën rutë. Kështu u shpreh ministri i transportit Aleksandar Nikollovski. “Për korridorin 8 mesazhi është i qartë të gjendet alternativë tjetër ose nëse në bazë të rutës alternative, të gjendet rutë tjerët alternative nga kjo që ka qenë si alternativë në marrëveshje, e njëjta të diskutohet me Shqipërinë që edhe ata të mund të lidhen dhe në atë mënyrë të ndërtohet dhe ne për këtë problem komunikojmë intenzivisht me Shqipërinë dhe kemi shpalosur disa opsione. Kështu që…
Zyrtarët e Policisë së Kosovës nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim të ngushtë me stacionin policor të Ferizajt, kanë realizuar mbrëmjen e së hënës një operacion të suksesshëm policor që çoi në arrestimin e një personi të kërkuar ndërkombëtarisht. Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 21:00 është vendosur në pranga i dyshuari me inicialet N.R., i cili gëzon dy shtetësi: atë të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut. I arrestuari kërkohej përmes një urdhërarrestimi ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, pasi i ishte shmangur për një kohë përballjes me drejtësinë.…
Nga VLEN thonë se pas seancës së parë gjyqësore ndaj Artan Grubit që u mbajt dje, gjithnjë e më shumë po dalin në pah pyetje serioze për atë që ka ndodhur prapa skenave dhe për përpjekjet për ta mbyllur këtë proces përmes një marrëveshjeje me Prokurorinë. Sipas VLEN-it, supozohet se Artan Grubi është bindur të lidhë marrëveshje me Prokurorinë, të pranojë fajësinë, të marrë një sanksion dukshëm më të lehtë, por në këtë mënyrë edhe t’i japë fund të gjitha ambicieve për të udhëhequr BDI-në. “Sipas burimeve tona, Ali Ahmeti ka vlerësuar se gjykimi është shumë i rrezikshëm, pasi temperamenti…
Kanë kaluar gjashtë javë dhe nuk ka asnjë dokument, raport apo analizë të ujit në Gostivar, thonë nga LSDM. Nga kjo parti thonë se gjithçka është gënjeshtër dhe propagandë. “Kush po përhap panik? Mickoski dhe Klekovski po përhapin panik. Duke mos e publikuar dokumentin për 6 javë dhe duke bërë deklarata kontradiktore. Së pari për ndalimet, pastaj se mund të përdoret si ujë teknik, pastaj se ka baktere dhe viruse të reja në ujë, pastaj siguruan se uji është i pijshëm, pastaj se raporti do të publikohet më 20 gusht, dhe asnjë herë nuk publikuan një dokument të plotë”. “Kështu…
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk do të duhej të ftohej në protestën e organizuar në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nën organizimin e platformës “Liria ka Emër”. Në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, Lushtaku tha se, sipas tij, Kurti nuk ka kontribuar për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së. “Pavarësisht se unë besoj që Albin Kurti më shumë e dëshiron që me u dënu Hashim Thaçi edhe të tjerët në Hagë, “Liria ka Emër” ka menduar që më duhet t’i thirr të gjithë. Unë personalisht…

