Author: Hamdi Kumanova

MPB Maqedoni njofton se dje (25.08.2026), në orën 17:00, në fsh. Bansko, rrethina e Strumicës, nëpunës policorë të SPB Strumicë i privuan nga liria E.N. (21) dhe Xh.M. (29), të dy nga fsh. Bansko. “Gjatë bastisjes në shtëpinë e E.N., të realizuar me urdhër gjykate, janë gjetur paketime me marihuanë dhe një kërcell i bimës së kanabisit”. “Ndërkaq, gjatë kontrollit të Xh.M., i cili është hasur në shtëpinë e E.N., është gjetur marihuanë. Për rastin është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike – Strumicë, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të paraqitet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Apeli e ka konfirmuar aktgjykimin lirues për ish-kryeministrin Nikola Gruevski, i cili ishte i akuzuar në rastin “Talir 2”. Kjo do të thotë se VMRO-DPMNE do ta rikthejë në pronësi selinë e partisë, me vlerë rreth 14 milionë euro, si dhe pasurinë në vlerë prej rreth 2 milionë eurosh, e cila ishte e ngrirë prej vitesh. Gjykata e Apelit në Shkup njoftoi se, duke vepruar lidhur me lëndën penale KЖ-711/26, të njohur në opinion si “Talir”, pas seancës jo publike të mbajtur më 26 gusht 2026 dhe shqyrtimit të shkresave të lëndës, si dhe duke marrë parasysh propozimin e Prokurorisë…

Lexo më Shumë

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori në pension William G. Walker, u është drejtuar me një letër liderëve të partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, duke propozuar Faton “Tony” Bislimin si kandidat për President të Kosovës, shkruan Telegrafi. Telegrafi ka siguruar letrën e ambasadorit Walker, në të cilën diplomati amerikan shpreh shqetësimin e tij për, siç e cilëson, bllokadën e tejzgjatur të procesit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri. Siç merr vesh Telegrafi, letra u është dërguar të gjithë liderëve të partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, me kërkesën që emri dhe…

Lexo më Shumë

Ata që përfitojnë nga terrorizmi dhe kërkojnë ta zhysin rajonin në paqëndrueshmëri do të humbasin, tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, raporton Anadolu. “Tregtarët e gjakut do të humbasin; oportunistët që përfitojnë nga terrorizmi do të humbasin. Kryesit e gjenocidit që kërkojnë ta zhysin rajonin tonë në paqëndrueshmëri do të humbasin”, tha Erdogan në një aktivitet me rastin e 955-vjetorit të Betejës së Malazgirtit në provincën juglindore Bitlis, një fitore historike për turqit në Anadoll. Erdogan tha se do të dëshmohet ngritja e “një Turqisë së madhe dhe të fortë”, duke shtuar se sapo nisma “Turqia pa terror” të…

Lexo më Shumë

Rusia dhe Ukraina po përgatiten për një tjetër shkëmbim të madh të të burgosurve, ndërsa zyrtarët e të dyja palëve po punojnë për finalizimin e listave të personave që mund të lirohen, raportoi të mërkurën agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass, transmeton Anadolu. Yana Lantratova, Komisionerja e Rusisë për të Drejtat e Njeriut, tha se përgatitjet për shkëmbimin janë duke vazhduar. “Po përgatitemi për një shkëmbim tjetër mjaft të madh; listat po finalizohen”, tha Lantratova për Tass. Shkëmbimi i fundit i madh i të burgosurve u zhvillua më 19 gusht, kur Rusia dhe Ukraina shkëmbyen nga 103 ushtarakë, pas ndërmjetësimit…

Lexo më Shumë

Në një kohë kur valët e gjata të të nxehtit, thatësirat kontinentale dhe presioni gjithnjë e më i madh mbi burimet ujore për shkak të ndryshimeve klimatike po bëhen më të theksuara, qindra pishina private në Shkup dhe rrethinë mbushen me ujë pa u marrë parasysh nëse sistemi i ujësjellësit mund ta përballojë përdorimin e tyre. Përveç kësaj, pjesa më e madhe e tyre, mbi 90 për qind, janë ndërtuar pa dokumentet e kërkuara me ligj, të cilat duhet të sigurohen nga komunat, tregon analiza e re e BIRN-it. Edhe pse procedura është pothuajse formalitet – duhet vetëm të dorëzohet…

Lexo më Shumë

BDI sot përmes një kumtese për mediat thotë se: Edhe një skandal i ri po del në sipërfaqe nën pushtetin e VLEN-it: tenderi në Spitalin Psikiatrik “Bardovci”, me vlerë deri në 42 mijë euro në vit, ka përfunduar te kompania në pronësi të kushëririt të drejtorit të spitalit. Sipas informacioneve të publikuara, pronari i “Indigo Inc” DOOEL Shkup, Besim Avdullai, është kushëri i drejtorit Isa Avdullait. Vetë drejtori e ka konfirmuar lidhjen familjare, duke pranuar se bëhet fjalë për kushëri të dytë ose të tretë. Dhe bëhet fjalë për një tender serioz: mirëmbajtje të sistemeve të sigurisë, licenca për 300…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të jetë i pranishëm në ceremoninë e fillimit të punimeve për autostradën Shkup-Bllacë. MPB informoi për vizitën, duke ndërmarrë masa sigurie. Siç bëhet e ditur, Njësia për Sigurinë e Trafikut Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të trafikut në zonën e qytetit të Shkupit. “SPB Shkup u bën apel të gjithë qytetarëve pjesëmarrës në trafik që t’i respektojnë urdhrat që do t’i japin nëpunësit policorë”, thonë nga MPB. Kurti në ceremoni do të jetë me liderët e VLEN-it si dhe kryeministrin Hristijan Mickoski.

Lexo më Shumë

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DHM) në faqen e saj zyrtare ka lëshuar paralajmërim meteorologjik për sot, 26 gusht 2026. Sipas DHM-së, paradite moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, ndërsa pasdite në disa zona pritet të jetë i paqëndrueshëm, me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht, proceset atmosferike mund të shndërrohen në stuhi, të shoqëruara me reshje intensive shiu, erë të fortë dhe kushte për paraqitjen e breshrit. Në paralajmërim thuhet gjithashtu se në Shkup, gjatë orëve të mbrëmjes, në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje të rrëmbyeshme shiu dhe…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot vazhdon gjykimi për rastin “Onkologjia”, ku ish-drejtori i Klinikës për Radioterapi dhe Onkologji, Nino Vasev, si dhe onkologët Simonida Cërvenkova dhe Dragan Jakimovski, akuzohen për trajtim të pakujdesshëm të pacientëve. Seancën e drejton gjykatësja Snezhana Markovska, ndërsa aktakuzën e përfaqëson prokurorja publike Marija Gjorgjeva nga Prokuroria Themelore Publike – Shkup. Në seancën e kaluar, me propozim të mbrojtjes, u dëgjua eksperti Vladimir Danillovski. Ai sqaroi se ekspertiza e tij nuk kishte të bënte me përzgjedhjen e terapisë onkologjike, por me përcaktimin e pasojave të mundshme nga trajtimi i aplikuar. Sipas tij, duhej të…

Lexo më Shumë

Qytetarëve po u mbërrijnë mesazhe të rreme SMS, në të cilat thuhet se „kthimi i tatimit është përgatitur“, ndërsa në mesazh është bashkëngjitur edhe një link. Nga Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) paralajmërojnë se bëhet fjalë për një përpjekje të mundshme për mashtrim. Duke hapur linkun, mashtruesit mund të përpiqen të marrin të dhëna personale dhe financiare të qytetarëve. DAP apelon: Mos e hapni linkun dhe mos vendosni të dhëna personale, bankare apo të tjera të ndjeshme. Informacionet lidhur me shërbimet tatimore dhe rimbursimin e TVSH-së duhet të kontrollohen vetëm përmes kanaleve zyrtare të DAP Jo çdo “rimbursim i…

Lexo më Shumë

Numri i rasteve të konfirmuara me ethe të Nilit Perëndimor në vend është rritur në 50, pasi brenda një dite janë regjistruar edhe gjashtë raste të reja. Pesë prej tyre janë nga rajoni i Shkupit. Tre janë banorë të Gazi Babës, të gjithë mbi 70 vjeç. Një pacient është nga Zelenikova dhe është 26 vjeç, ndërsa një tjetër nga Aerodromi, 59 vjeç. Një rast i ri është regjistruar edhe në Kumanovë. Bëhet fjalë për një burrë 65-vjeçar nga një lagje periferike, i cili është i shtruar në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile në Shkup. Sipas Qendrës për Shëndet…

Lexo më Shumë