Author: Hamdi Kumanova

Organizimi i giveaway-ve në Maqedoninë e Veriut nuk do të jetë më i mundur pa leje zyrtare. Duke filluar nga 14 korriku, hyn në zbatim Ligji i ri për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese, i cili për herë të parë vendos rregulla të qarta për organizimin e këtyre aktiviteteve promovuese në internet dhe rrjetet sociale njofton INA. Ministria e Financave njofton se me ndryshimet ligjore synohet rritja e transparencës, garantimi i sigurisë juridike dhe mbrojtja më e madhe e pjesëmarrësve në giveaway. Sipas ligjit të ri, çdo organizator do të duhet të sigurojë leje nga Ministria e Financave, ndërsa…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, përmes një postimi në rrjetet sociale iu referua rezultateve të Samitit të NATO-s në Ankara, duke vlerësuar se vendimet e marra do ta forcojnë më tej Aleancën dhe do të kontribuojnë në avancimin e sigurisë kolektive. “Mesazhi është i qartë: NATO jep rezultate. Rafirmuam angazhimin tonë të përbashkët për investime më të mëdha në mbrojtje, përforcimin e mëtejshëm të aftësive mbrojtëse, një shpërndarje më të drejtë të përgjegjësive midis aleatëve dhe mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën”, shkroi Mucunski. Ai informoi se në margjinat e Samitit, zhvilloi disa takime dypalëshe…

Lexo më Shumë

Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se deklaratat e komisioneres së BE-së për zgjerim, Marta Kos, e vërtetojnë edhe një herë atë që qytetarët e Maqedonisë së Veriut e dinë prej kohësh se rruga drejt anëtarësimit është e hapur, por qeveria aktuale nuk po e shfrytëzon atë. Nga ASH thonë se Kos edhe njëherë ishte e qartë se miratimi i ndryshimeve kushtetuese mbetet kushti i domosdoshëm për nisjen formale të negociatave, dhe pa konsensus ndërpartiak për Kodin Zgjedhor, momentumi aktual rrezikon të shkojë dëm. “Fakti që BE parashikon pranimin e një anëtari të ri nga Ballkani Perëndimor deri në 2028 e…

Lexo më Shumë

Qytetarët në Maqedoninë e Veriut të cilët presin ndihmat sociale dhe pensionet pritet t’i kenë mjetet në llogaritë e tyre bankare më së voni deri të premten. Ky vendim vjen pas pritjeve të gjata të kategorive të ndryshme të qytetarëve që varen direkt nga këto të ardhura. Burime nga Ministria e Politikës Sociale konfirmuan për agjencinë e lajmeve INA se procedurat administrative tashmë kanë përfunduar dhe se dokumentet e nevojshme janë proceduar më tej për ekzekutim. “Udhëzimet për pagesë tashmë janë firmosur nga udhëheqësia e Ministrisë dhe lënda është dërguar menjëherë në Trezorin e shtetit. Sapo të përfundojë ky transferim…

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe theksoi se e ashtuquajtura “Platformë” është një përpjekje për të shpërqendruar publikun nga, siç tha ai, “debakli total i qeverisë”, duke theksuar se në vend që të flitet për dështimet e Qeverisë, fokusi është përsëri te LSDM-ja. “Çfarë po arrihet? Defokus i plotë. Në vend që të diskutojmë për këtë debakl të qeverisë, izolimin nga Evropa, ndikimet pro-ruse në vendin tonë, qëndrimet pro-ruse të qeverisë së Hristijan Mickoskit, personalisht, debaklin me buxhetin, mungesën e parave për pensione, paga, transferta sociale, bujqësi e kështu me radhë, kreditë ultra të shtrenjta, përfshirë atë hungareze, ne përsëri po…

Lexo më Shumë

Bakteria salmonela është shkaktari i helmimit masiv me ushqim të punonjësve të kompanisë së Prilepit “Mikrosam”, sipas analizave epidemiologjike të Qendrës për Shëndet Publik në Prilep. Problemet shëndetësore te punonjësit janë shfaqur pasi ata kanë konsumuar një vakt të furnizuar nga një kompani kateringu me të cilën bashkëpunonin më 29 qershor. Në atë ditë, punonjësve u janë shërbyer makarona me vezë dhe gjizë. Nga gjithsej 58 punonjësit që kanë konsumuar këtë ushqim, te 44 persona janë shfaqur simptoma të helmimit. Gjashtë prej tyre janë shtruar në Spitalin e Përgjithshëm të Prilepit, ndërsa të tjerët kanë kaluar me pasqyrë klinike më…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, njoftoi se mbrëmjen e kaluar janë kapur persona duke hedhur në mënyrë të paligjshme mbetje ndërtimore dhe mbeturina në tri lokacione të ndryshme në kryeqytet. Sipas tij, rastet janë evidentuar në Komunën e Aerodromit dhe në zonën qendrore të qytetit, në rrugën “Ruzveltova”. Në një postim në rrjetet sociale, Gjorgjievski bëri të ditur se autorët janë identifikuar menjëherë dhe janë urdhëruar të paraqiten në zyrat komunale, ku do t’u shqiptohen gjoba në përputhje me ligjin. Përveç kësaj, atyre u është urdhëruar që menjëherë të largojnë mbeturinat dhe t’i transportojnë në një deponi të…

Lexo më Shumë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bëri një deklaratë që tërhoqi vëmendjen gjatë konferencës për shtyp pas Samitit të NATO-s në Ankara, ku krahasoi veten me Vladimir Leninin teksa komentonte mbi komunizmin. Trump e cilësoi samitin si një përvojë shumë pozitive, duke deklaruar se takimi i liderëve ishte “shumë i suksesshëm”. Megjithatë, vëmendjen kryesore e morën komentet e tij lidhur me ideologjinë komuniste. Duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve, presidenti amerikan tha: “Komunizmi është i lehtë për t’u shitur. Unë do të isha komunisti më i madh në histori, do të isha në të njëjtin nivel me Leninin.…

Lexo më Shumë

Dy rrëfimet, ai i D. B. dhe i A. A, janë raste që zbulojnë të tjera anë të errëta të diktaturës, për dhunën e torturat që ushtronte ish-Sigurimi Shtetit mbi gratë. Bëhet fjalë kryesisht për ato gra që ishin në internim, të cilat pësonin vuajtje e tortura pasi bashkëshortët e tyre dënoheshin me burgime të njëpasnjëshme. Por dhe raste kur nga biografia e rënduar, me pothuaj zhdukjen e gjithë të afërmve, gratë vuanin pasojën duke u diskretituar, në disa raste përpara popullit, me detyrimin për të treguar gjithçka. Por, çfarë ishte fenomen lidhej me kërcënimet, shantazhet dhe arrestimet e këtyre…

Lexo më Shumë

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, theksoi se përballja me Lionel Messin është një privilegj për çdo futbollist. Xhaka me Zvicrën dhe Messi me Argjentinën takohen të dielën në çerekfinale. Mesfushori i Sunderlandit ka theksuar gjithashtu se do të jetë e vështirë që të ndalet ylli i futbollit. “Nuk e di nëse mund ta ndalojmë për 90 minuta, apo edhe 120 minuta. Për mua dhe për ne që luajmë në epokën e Messit, është një privilegj. Ne sigurisht që do ta shijojmë këtë ndeshje, por gjithashtu duam të tregojmë karakterin e Zvicrës dhe t’ia bëjmë gjërat jashtëzakonisht të vështira Argjentinës”, ka…

Lexo më Shumë

Presidenti Donald Trump u pyet gjatë konferencës pas samitit të NATO-s nëse lufta me Iranin përbën një rrugë pa krye nga pikëpamja strategjike, por ai nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes. Në vend të kësaj, ai foli për atë që e quajti “suksesin e jashtëzakonshëm” ndaj Iranit. Pasi përsëriti deklaratat e tij për luftën, duke pretenduar se operacioni ishte i suksesshëm dhe se materiali bërthamor i Iranit ndodhet i varrosur nën tokë, Trump u shpreh se mund të jetë objektiv për Teheranin. “Ata kishin udhëheqës. Ata nuk janë më. Pastaj kishin një grup tjetër udhëheqësish. Edhe ata nuk janë më. Tani…

Lexo më Shumë

Presidenti i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke, ka bërë një deklaratë që pritet të rikthejë spekulimet rreth të ardhmes së Erling Haaland. Sipas tij, sulmuesi norvegjez ka një dëshirë të qartë për të veshur fanellën e Real Madridit. Në një intervistë të dhënë më herët për gazetën spanjolle AS, Watzke u shpreh se nuk pret që Haaland të largohet menjëherë nga Manchester City, por beson se transferimi në “Santiago Bernabéu” është vetëm çështje kohe. “Erling e do Real Madridin dhe nuk e fsheh këtë. Mendoj se pas dy ose tre vitesh ai do të luajë atje, por jo tani. Koha e…

Lexo më Shumë