Nga një natë që tronditi Turqinë te një kujtesë që vazhdon të formësojë shoqërinë: “Asırlık Gece” rikthen 15 Korrikun përmes dëshmive, dokumenteve, dramës televizive dhe përpjekjes për ta ruajtur narrativën historike për brezat e ardhshëm. Shkruan: Hamzi Ibraimi Një natë, një vend dhe një kujtesë që vazhdon Ka ngjarje që përfundojnë me lindjen e diellit dhe ka ngjarje që, edhe pasi agimi vjen, vazhdojnë të jetojnë në kujtesën e një shoqërie. 15 Korriku 2016 në Turqi i përket kësaj kategorie. Dhjetë vjet pas tentativës për grusht shtet, TRT 1 e rikthen atë natë në ekran përmes serialit dokumentardramatik “Asırlık Gece”…
Author: Hamdi Kumanova
Komuna e Pehçevës ka hedhur poshtë iniciativën për ndërtimin e një qendre të dhënash në fshatin Pançarevë. Nëntë këshilltarët që përbëjnë Këshillin Komunal votuan kundër, duke e refuzuar kështu këtë iniciativë unanimisht. Iniciativa që u vu në rend dite të seancës së sotme, më parë shkaktoi reagime tek disa parti, por edhe tek eko-aktivistët. Në mungesë të një debati publik, ata shprehën shqetësim për ndikimin e mundshëm në mjedis, pavarësisht qëndrimit të autoriteteve se ndërtimi i qendrave të të dhënave në Maqedoni është një domosdoshmëri. Ndërtimi i qendrës së të dhënave në Pehçevë vjen pas ndryshimeve në ligjet për ndërtimin…
Administrata e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po përgatitet të revokojë vizat për biznes dhe turizëm të shtetasve të huaj që kanë aplikuar ose që aktualisht po kërkojnë azil në SHBA, bëri të ditur Departamenti i Shtetit. Ende nuk është bërë e ditur se sa viza do të preken, por sipas vlerësimeve të Associated Press, që u referohen dokumenteve të Departamentit të Shtetit dhe dy zyrtarëve amerikanë, ky numër mund të shhkojë deri në 200.000. Nëse zbatohet kjo, ky do të ishte revokimi më masiv i vizave që kka ndodhur ndonjëherë në historinë e SHBA-së. Çfarë tha Departamenti…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, i ka kërkuar Kinës të luajë një rol më të fuqishëm diplomatik në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe për ta sjellë Moskën në tryezën e negociatave. Zelenskyy i bëri komentet teksa falënderoi liderët ndërkombëtarë për urimet me rastin e 35-vjetorit të pavarësisë së Ukrainës, të shënuar më 24 gusht. Mesazhi drejtuar presidentit kinez Xi Jinping mori një rëndësi të veçantë, për shkak të rolit që Pekini mund të luajë në përpjekjet diplomatike për përfundimin e konfliktit. Duke iu referuar marrëdhënieve mes dy vendeve, Zelenskyy theksoi se pavarësia është një vlerë…
Moti sot në Maqedoni do të mbajë mot kryesisht me diell, i nxehtë dhe me vranësira të lehta lokale. Temperaturat minimale do të lëvizin rreth 16 gradë, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 38 gradë Celsius. Në Shkup pritet mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Temperatura minimale do të jetë rreth 19 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 36 gradë Celsius. Gjatë ditëve në vijim do të vazhdojë moti stabil, me diell dhe temperatura shumë të larta. Të enjten dhe të premten pritet intensifikim i vapës, ndërsa në Shkup temperaturat mund të arrijnë…
Pagesa e përditshme po bëhet gjithnjë e më emocionuese! Me vetëm 10 transaksione pa para fizike me kartat Mastercard të UNI-Bankës, hyni në lojë për një nga 15 çmimet prej nga 100.000 denarë secili. Po sikur pagesa e faturave, blerja e ushqimeve apo blerjet online t’ju sjellin edhe një surprizë të këndshme? UNI-Banka nis lojën me çmime “Paguaj dhe hyr në lojë”, në të cilën përdoruesit e kartave debituese dhe kreditore Mastercard, të lëshuara nga Banka, kanë mundësinë të fitojnë një nga 15 çmimet monetare. Rregullat janë të thjeshta: në periudhën nga 25 gushti deri më 25 nëntor, kryeni të…
Ali Ahmeti ka rrëfyer detaje nga organizimi i lëvizjes shqiptare dhe procesi që, sipas tij, çoi në unifikimin e njësive të rezistencës nën emrin Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Në emisionin “Debat Plus”, në ciklin “Dosjet”, Ahmeti foli edhe për një telefonatë që kishte pasur me komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jasharin, në fillim të viteve ’90. “Unë kam pasur vetëm një bisedë të shkurtër me Adem Jasharin, që më paraqitet prej Tiranës. Na thotë: ‘Na keni lënë në rrugë’. I them: ‘Po, përse ju kemi lënë në rrugë?’. Duhet me na dalë zot, me na pajis, me na rregullu kështu”,…
Në një mega-intervistë për “Lajm TV” dhe gazetën “Lajm”, ambasadori dhe politikani Muhamed Halili ka rrëfyer për zhvillimet politike të fillimviteve të nëntëdhjeta, sidomos për formimin e athershëm të “qeverisë së ekspertëve”. Gazetari: Ishte praktikisht ndikimi i ish-regjimit në pamundësimin e këtij koalicioni? Halili: Po. Edhe koalicioni i cili ne e bëmë, ishte koalicion pro-serb, sepse LSDM-ja historikisht ka ndjekur politikë pro-serbe. Aq më tepër kur ata e sollën Kiro Gligorovin nga Beograd dhe pranojnë në Maqedoni. Ne atëherë si parti politike nuk e votuam Kiro Gligorovin, se votimi bëhej në parlament… edhe bëmë lidhje me VMRO. As VMRO-ja as…
Pas rikonstruimit të kabinetit të ministrave, kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëron se së shpejti do të ketë ndryshim edhe në pozitat e drejtorëve, për të cilat është diskutuar në kuadër të bisedimeve me partnerët e koalicionit. “Do të jenë në periudhën që vijon, do të dihen emrat në periudhën e ardhshme”, tha shkurt kryeministri Mickoski. Mickoski në korrik të këtij viti tha se deri në fund të verës do të mbarojnë bisedimet për drejtorët, sidomos në nivel lokal ku edhe është skanuar puna e ndërmarrjeve publike. “Më tej do të vazhdojmë edhe në strukturat tjera edhe në nivel lokal. Ne kemi…
Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, thotë se për momentin nuk ka arsye për zgjedhje të parakohshme parlamentare, përcjell TV21. Ai akuzoi BDI-në se vazhdimisht e mban këtë temë për të mos humbur elektoratin, ndërsa tha se Qeveria ka shumicë absolute në Kuvend dhe proceset nuk janë të bllokuara. “Mendoj që BDI-ja, për të mos t’i ikur elektorati, e ka mbajtur vazhdimisht këtë temë. “Mbas tre muajve, mbas gjashtë muajve”, kaluan dy vite. Opozita, edhe kur nuk ka çfarë ofron, pra ka kërkesë për zgjedhje të parakohshme. Qeveria është e fokusuar te programi, te premtimet, te vendimet e mjekëve, te investimet…
Për herë të parë në vend, përmes Ministrisë së Financave, do të realizohet provimi nacional për marrjen e certifikatit për revizor të brendshëm të autorizuar në sektorin publik. Nga Ministria e Financave informojnë se kjo paraqet një hap të rëndësishëm përpara në përmirësimin e sistemit të kontrollit të brendshëm financiar në sektorin publik dhe është pjesë e aktiviteteve të vazhdueshme të Ministrisë së Financave që ka për qëllim punë më të përgjegjshme, transparente dhe ligjore të institucioneve. Me organizimin e provimit nacional, për herë të parë, nëpërmjet Ministrisë së Financave po vendoset certifikimi nacional i revizorëve të brendshëm në sektorin…
Nxënësit do të kenë tekste shkollore, ato janë shpërndarë dhe ndodhen nëpër shkolla. Për herë të parë këtë vit, këtë proces e kemi përfunduar shumë më herët, para fillimit të vitit shkollor, deklaroi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, një javë para fillimit të vitit shkollor 2026/2027. “Nuk mund të them se nuk do të ketë [ankesa]. Për fat të keq, besoj se do të ketë. Por sinqerisht besoj se ato do të jenë minimale dhe raste të veçuara”, tha Janevska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse pas 1 shtatorit pret ankesa për tekste shkollore të dëmtuara.…

