Dy deputetë aktualë kanë deklaruar pasuri me vlerë mbi një milion euro, ndërsa disa të tjerë po i afrohen kësaj kufiri, tregon analiza e fletëve të anketës të publikuar dhe të dhënave nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Në krye, me diferencë të qartë, është deputeti Ismail Jahoski, te i cili mund të llogaritet pasuri me vlerë të paktën 2,287 milionë euro. Vlera reale e gjithçkaje që është shënuar në fletën e tij të anketës, megjithatë, është më e lartë, sepse për një pjesë të pasurive të paluajtshme nuk është shënuar fare vlera, përcjell Pa Cenzurë. Sipas analizës së…
Author: Hamdi Kumanova
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave porosit që të shmanget ndezja e zjarrit gjatë periudhave me erëra të forta ose mot të thatë, si dhe të përdoren metoda më të sigurta për pastrimin e tokës dhe largimin e materialit të djegshëm. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave e njofton opinionin publik se ndalimi i lëvizjes në pyje vazhdohet deri më 30 shtator 2026 dhe i bën thirrje qytetarëve për kujdes të veçantë me qëllim parandalimin e zjarreve në hapësirat e hapura. Ministria e rikujton opinionin e gjerë se edhe në periudhën në vijim, për shkak të…
Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, e ka paralajmëruar Rusinë që të mos sulmojë aleatët e NATO-s gjatë vizitës së tij në Moskë, raportuan dje „Wall Street Journal“ dhe „Politico“, duke iu referuar burimeve anonime. Ratcliffe të martën vizitoi kryeqytetin rus, por pothuajse asgjë nuk u bë publike lidhur me përmbajtjen e bisedimeve të tij, transmeton DPA. „Politico“ raportoi se paralajmërimi i Ratcliffe ishte përqendruar në një përshkallëzim të mundshëm që do të përfshinte aleatët lindorë të NATO-s në rajonin e Baltikut. Ai gjithashtu i ka bërë thirrje Kremlinit të zvogëlojë mbështetjen ushtarake dhe financiare për Iranin, thuhet në raport. Zëdhënësi…
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. LAMM informon se intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Nuk ka vonesa më të gjata në pikat kufitare në anën e RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Delçevë.
Profesori i së drejtës penale, Gordan Kalajxhiev, thotë se MPB-ja dhe Prokuroria Publike po i shkaktojnë dëm rastit të Lotarisë Shtetërore me interpretimet e tyre. “Mua më duket se dëmin ndaj Lotarisë Shtetërore, lidhur me aparatet e blera, me interpretimin e tyre po e shkaktojnë MPB-ja dhe Prokuroria Publike. Të akuzuarit, përkundrazi, kanë dashur t’i sigurojnë shtetit përparësi ndaj austriakëve, gjë që është në frymën e Ligjit për Lojërat e Fatit, sipas të cilit shteti është alfa dhe omega. I gjithë kontesti, në fakt, nuk është penal dhe me gjasë shërben për t’ia prerë kokën Grubit.”
Nga 1 shtatori 2026, TAV Maqedoni do të zbatojë rregulla të reja për përdorimin e zonës “Hug & Fly”, e cila ndodhet në rrugën para ndërtesës së terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit. Në këtë zonë, drejtuesit e automjeteve do të vazhdojnë të kenë të drejtë të ndalojnë falas deri në 10 minuta për të lënë ose marrë udhëtarë. Megjithatë, sipas rregullave të reja, çdo automjet do të mund ta shfrytëzojë këtë mundësi falas vetëm një herë brenda 24 orëve. Hyrja dhe dalja e automjeteve do të kontrollohen përmes një sistemi automatik për njohjen e targave. Sipas TAV Maqedoni, ndryshimi…
Nxënësit shqiptarë në Idrizovë detyrohen të zgjedhin mes gjuhës amtare dhe largimit nga vendbanimi pasi mësimi në shqip në SHFK “Njegosh” mësohet vetëm deri në klasën e pestë. Për të vazhduar arsimin fillor në shqip deri në klasën e nëntë, ata duhet të udhëtojnë në vendbanim tjetër, ndërsa alternativa tjetër është të vazhdojnë mësimin në gjuhën maqedonase. Prindërit akuzojnë partitë shqiptare për neglizhencë dhe mungesë vullneti politik për zgjidhjen e problemit, kurse institucionet luajnë ‘ping-pong’ me përjgegjësinë derisa banorët me dekada përballen me këtë problem, shkruan Portalb.mk. Prindi Rizvan Seferi, për Portalb.mk, thotë se problemi me mungesën e mësimit në…
Ish-kryeministri Ljubço Georgievski, në paraqitjen e tij të fundit, ka kritikuar ashpër atë që e cilëson si nacionalizëm irracional dhe populist, i cili prej vitesh kultivohet në skenën politike maqedonase. Ai vuri në dukje hipokrizinë politike të strukturave të caktuara. Duke iu referuar së kaluarës, Georgievski solli si shembull qeverisjen e Nikolla Gruevskit, duke theksuar paradoksin në marrëdhëniet me partnerin e koalicionit, BDI-në. “Gruevski qeverisi 11 vjet me BDI-në, por herë pas here krijonte atmosferë anti-shqiptare dhe përdorte retorikë nacionaliste. Ata që sot gjoja e mbrojnë Maqedoninë nga BDI-ja, për 11 vjet ishin ulur me ta në të njëjtën qeveri.…
Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla deri në mesatare lokale dhe kushte për paqëndrueshmëri afatshkurtër gjatë orëve të pasdites. Do të fryjë erë e moderuar, herë pas here e përforcuar, nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të lëvizë nga 13 deri në 20 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 31 deri në 39 gradë. Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura minimale…
Në dosjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ndaj Fatmir Shehollit përmendet edhe një person nga Maqedonia e Veriut, i cili në komunikimet e evidentuara në materialet hetimore shfaqet fillimisht me emërtimin “Viktor Makedonia”, ndërsa në pjesë të tjera të dosjes përmendet emri Viktor Petrushevski, shkruan RTK. Sipas aktakuzës, komunikimet e Shehollit nuk janë kufizuar vetëm në persona dhe struktura në Kosovë e Serbi. Prokuroria ka evidentuar edhe kontakte me personin e regjistruar në telefon si “Viktor Makedonia”, të cilat, sipas pretendimeve të aktakuzës, lidhen me përpjekjet për shtrirjen e ndikimit serb edhe në Maqedoninë e Veriut. Në pjesën tjetër…
Mbi 80% e territorit të Qarkut të Korçës rezulton pa popullsi banuese në rrjetin standard territorial 1 kilometër katror, niveli më i lartë në vend. Pas Korçës renditen Gjirokastra me 77,5%, Vlora me 71,4% dhe Kukësi me 70,7%, duke treguar shkallën e lartë të përqendrimit të popullsisë në një pjesë të kufizuar të territorit. Të dhënat publikohen në Raportin Përfundimtar të Reformës Administrativo-Territoriale 2.0 dhe bazohen në Censin 2023 dhe në shpërndarjen e popullsisë në rrjetin standard europian 1×1 km. Në Qarkun e Shkodrës, 67,2% e territorit rezulton pa banorë, në Dibër 62,3% dhe në Berat 60,8%. Lezha dhe Elbasani…
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot do të zbatohet kufizim i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhë. Sipas njoftimit, kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të larta, të cilat pritet të arrijnë 32 gradë Celsius ose më shumë. Ndërkaq, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i këtyre automjeteve do të lejohet pa kufizime. Nga kufizimi përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore. Ministria u ka bërë thirrje operatorëve…

