Author: Hamdi Kumanova

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Pantina ka bërë të ditur se deri më tani janë mbledhur mbi 150 nënshkrime për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të kësja partie për sic është thënë shkarkimin e kryetarit, Lumir Abdixhiku. Pantina e cila është njëra nga anëtaret që e ka nënshkruar këtë kërkesë tha për rtv21 se Kuvendi mund të mbahet brenda disa javësh. Sipas saj, LDK-ja nuk ka nevojë vetëm për ndërrim të liderit por për një reformim edhe të rregullave të saj. “Unë kam nënshkruar për thirrjen ekUvendit të LdK ku duhet të diskutihet i gjithë…

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit ka njoftuar se nga e hëna do të nisë dezinsektimi tokësor kundër mushkonjave të rritura në rajonin e Shkupit. Sipas njoftimit, dezinsektimi do të zhvillohet nga 13 deri më 16 korrik, çdo natë nga ora 22:00 deri në orën 03:00 të mëngjesit të ditës pasuese. Nëse kushtet atmosferike nuk e lejojnë realizimin e dezinsektimit, ai do të shtyhet për ditën e parë të ardhshme me kushte të favorshme, në të njëjtin interval kohor. Autoritetet u bëjnë thirrje bletarëve që me kohë të ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.

Lexo më Shumë

Më 10.07.2026 në ora 01:20 në SP Gostivar, një burrë 41-vjeçar nga Gostivari ka raportuar se në oborrin e shtëpisë familjare është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij 37-vjeçare, me të cilën ndodhen në procedurë divorci. E denoncuara është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

Lexo më Shumë

Lidhja Shqiptare ka bërë të qartë pozicionin e saj sa i përket ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, duke kushtëzuar mbështetjen e saj me mundësimin e votimit të diasporës edhe në zgjedhjet lokale. Deputeti i kësaj partie, Elmi Aziri, përmes një deklarate ka bërë të ditur se ndonëse kanë treguar konstruktivitet dhe kanë qenë në funksion të arritjes së një konsensusi gjatë bisedimeve disamujore, ekziston një vijë e kuqe nga e cila nuk do të tërhiqen. “Gjatë takimeve disa mujorëshe mes partive për Kodin Zgjedhor, Lidhja Shqiptare kishte propozimet e saja edhe për njësitë zgjedhore, edhe për modelin e financimit edhe…

Lexo më Shumë

Risitë kryesore që sjellin ndryshimet në Ligjin e Lizingut Financiar janë transparenca më e madhe, mbrojtja më e fuqishme ndaj shfrytëzuesve, mbikëqyrja më efikase dhe korniza rregullatore e modernizuar në përputhje me standardet evropiane. Ndryshimet e miratuara nga Kuvendi janë një nga tetë hapat që Ministria e Financave po zbaton në kuadër të Axhendës reformuese. Zgjidhjet e reja ligjore lidhen me kushtet për themelimin dhe funksionimin e ofruesve të lizingut financiar, menaxhimin korporativ, mekanizmat e mbikëqyrjes, transparencën në punën dhe mbrojtjen e shfrytëzuesve të lizingut financiar. Rregullat e reja sjellin kontrata më të qarta, mundësi për shlyerjen eë parakohshme…

Lexo më Shumë

Në Kuvend janë dorëzuar ndryshime në Ligjin për standardin studentor, me të cilat ashpërsohen kushtet për akomodim në konviktet shtetërore dhe përcaktohet kufiri maksimal i moshës prej 30 vjeç për përfitimin dhe shfrytëzimin e një vendi në konvikt, transmeton Portalb.mk. Ndryshimet e propozuara parashikojnë masa disiplinore dhe ndalime të qëndrimit në rast të shkeljes së rregullave të konviktit, si: pirja e duhanit në dhoma; futja dhe konsumimi i alkoolit; dëmtimi i inventarit; lëshimi i muzikës me zë të lartë; mosmbajtja e higjienës. Për shkelje më të rënda mund të shqiptohet ndalim i përdorimit të shërbimeve të të gjitha…

Lexo më Shumë

“Hristijan Mickoski mburret se Maqedonia kishte inflacionin më të ulët në rajon. Por qytetarët nuk jetojnë me raporte statistikore, por me paga dhe me atë që mund të blejnë në tregje me ato paga”, thonë nga LSDM duke e akuzuar Qeverinë për pretendimet për inflacionin në vend. “Inflacioni mund të jetë ulur, por shporta e konsumatorit është ende e vështirë për t’u arritur. Dhe në këtë moment, inflacioni është shumë më i lartë se sa premtoi Mickoski në programin qeveritar dhe në buxhetin e vitit 2026”. “Çmimet e produkteve bazë kanë mbetur të larta, dhe pagat janë ndër…

Lexo më Shumë

Një rast i dhunës në familje është regjistruar në Gostivar, ku një 37-vjeçare dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj, raporton Tetovasot. Sipas denoncimit, incidenti ndodhi në oborrin e shtëpisë familjare, ndërsa çifti ndodhet në procedurë divorci, raporton Tetovasot. Gruaja është arrestuar dhe ndaj saj do të ndërmerren masat përkatëse pas dokumentimit të rastit, raporton Tetovasot.

Lexo më Shumë

Nëse vazhdojmë me këtë dinamikë, tashmë vitin e ardhshëm do t’i shohim kilometrat e parë të përfunduar, ndërsa deri në fund të vitit 2028 do të jetë plotësisht e përfunduar autostrada nga Tetova deri në Gostivar dhe kjo është diçka për të cilën jam veçanërisht krenar”, deklaroi Nikoloski gjatë vizitës në Tetovë. Ai informoi se, së bashku me Bashkimin Evropian, në kuadër të Planit për Rritje, po punohet intensivisht në dokumentacionin për lidhjen hekurudhore të Shkupit me Tetovën dhe Gostivarin në fazën e parë, me Kërçovën në fazën e dytë, ndërsa në fazën e tretë me Ohërin, Strugën dhe…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gostivarin, ku një vajzë 14-vjeçare ka humbur jetën pas një aksidenti në parkun e qytetit, raporton Tetovasot. Sipas policisë, më 9 korrik rreth orës 20:20, nga Qendra Mjekësore e Gostivarit është njoftuar se në spital pa shenja jete është dërguar Sh.N. (14) nga Kavadari, me vendbanim në Gostivar, raporton Tetovasot. Sipas informacioneve fillestare, e mitura kishte rënë nga një luhatëse në park. Ajo u transportua me urgjencë në spital, por mjeku kujdestar në orën 20:55 konstatoi vdekjen e saj, raporton Tetovasot. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar…

Lexo më Shumë

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbahet një aktivitet njëorësh me rastin e 11 Korrikut – Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë. Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit, në këtë aktivitet do të mbajnë fjalim kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, deputeti i Levicës, Amar Mecinoviq, kryetari i Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Adnan Azizi, si dhe profesori Ferid Muhiq.

Lexo më Shumë