Tre shtetas të Maqedonisë, një i rritur dhe dy të mitur, kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi dje në autostradën A1, pranë Unecit, në Slloveni, konfirmuan nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme. Sipas MPJ-së, në aksident janë lënduar edhe dy persona të tjerë që ndodheshin në automjet, të cilët gjithashtu janë shtetas të Maqedonisë. “Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Lubjanë ka marrë njoftim zyrtar nga policia sllovene për një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur më 27 gusht 2026 në autostradën A1, pranë Unecit. Në aksident…
Author: Hamdi Kumanova
VMRO‑DPMNE e akuzoi LSDM‑në dhe liderin Venko Filipçe se pa argumente krijojnë frikë dhe panik në opinion lidhur me mundësinë e ndërtimit të qendrave të të dhënave në Maqedoni. Nga partia në pushtet thonë se sa herë që paralajmërohet ndonjë projekt i ri, i cili sipas tyre mund ta bëjë shtetin më modern dhe më konkurrues, opozita reagon me mesazhe negative dhe paralajmërime pa mjaftueshëm fakte dhe analiza profesionale. “Filipçe sërish doli publikisht me qëndrime kategorike për ndërtimin eventual të qendrave të të dhënave në Maqedoni, sikur mendimi i tij vetvetiu të ishte argument i mjaftueshëm”, theksojnë nga VMRO‑DPMNE. Në…
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni ka reaguar ndaj kritikave të opozitës për përfaqësimin e shqiptarëve në Shkollën e Mesme Policore “7 Maji”, përcjell TV21. Iseni nuk tregon se sa kandidatë shqiptarë ka pasur në konkurs, por thotë se numri i kandidatëve shqiptarë të interesuar ka qenë shumë i ulët. “Çështja e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet e sigurisë është përgjegjësi që e marrim seriozisht. Për këtë arsye, çdo proces që ndikon në përfaqësimin e shqiptarëve duhet të trajtohet me transparencë, përgjegjësi dhe mbi bazën e fakteve, e jo të shfrytëzohet për përfitime politike. Pas 26 vitesh, Akademia Policore…
Për të tretin vit radhazi, para fillimit të vitit shkollor, Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE po vendos masën për uljen e çmimeve të mjeteve shkollore. Sipas partisë, çmimet do të jenë deri në 10 për qind më të ulëta në shitjen me shumicë dhe deri në 15 për qind në shitjen me pakicë. “Qëllimi është që prindërit të kenë shpenzime më të ulëta në periudhën kur buxhetet familjare rëndohen më tej për shkak të përgatitjeve për shkollë. Masa përfshin produktet që çdo familje i blen për fillimin e vitit shkollor, si çantat, fletoret, blloqet, stilolapsat, lapsat, ngjyrat, markuesit dhe mjete…
Këshilltari i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) në Këshillin e Komunës së Butelit, Armend Murseli, ka ngritur shqetësimin për mospranimin e disa nxënësve në klasën e parë në Shkollën Fillore “Petar Zdravkovski-Penko”, si dhe për mbylljen e një paraleleje me mësim në gjuhën shqipe, shkruan gazeta KOHA. Në një konferencë për media, Murseli tha se dita e parë e shkollës duhet të jetë ditë gëzimi, veçanërisht për fëmijët që këtë vit nisin klasën e parë, por se për disa fëmijë dhe prindër në Komunën e Butelit ky fillim po shndërrohet në zhgënjim dhe shqetësim. Sipas tij, disa fëmijë nuk janë…
Eksperienca dhe profesionalizmi i piloteve shqiptare në aviacionin ndërkombëtar meritojnë të vleresohen mbi bazën e fakteve dhe të karrierave te tyre profesionale. Një prej shembujve te tillë eshtë Nasfi Mustafi nga Gostivari, i cili, sipas te dhenave të publikuara, ka ndërtuar një karrierë rreth 25-vjeçare në aviacionin ndërkombëtar. Aktualisht, ai ushtron detyrën e kapitenit në “Pegasus Airlines”, ku fluturon me avionet “Airbus A320”. Karriera e tij perfaqëson nje shembull të pervojes dhe profesionalizmit te piloteve shaiptare, të cilet prej vitesh janë pjesë e aviacionit ndërkombetar dhe kontribuojnë në ngritjen e emrit shiptar në ketë profesion. Në një kohë kur në…
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar lidhur me rezultatet e pranimit të nxënësve në Shkollën e Mesme të Policisë “7 Maji”, duke ngritur shqetësime për përfaqësimin e shqiptarëve. Sipas ASH-së, nga gjithsej 310 nxënës të pranuar, vetëm 9 janë shqiptarë, që përbën më pak se 3 për qind. ASH thekson gjithashtu se mësimi në këtë shkollë zhvillohet vetëm në gjuhën maqedonase. “Bëhet fjalë për një shkollë që përgatit kuadrot e ardhshme të policisë dhe ku të diplomuarve u garantohet punësim në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Kjo do të thotë se përbërja e sotme e kësaj shkolle do të reflektohet drejtpërdrejt…
MPB Maqedoni njofton se dje (27.08.2026), nëpunës policorë të SPB Koçan e kanë privuar nga liria D.S. (42) dhe V.Z. (26), të dy nga Koçani, pas informacioneve operative të siguruara më parë se ata janë autorë të disa vjedhjeve të rënda në territorin e SPB Koçan. “Është kryer bastisje në banesat e tyre, me urdhër paraprak të gjykatës , me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar sende që rrjedhin nga vepra penale sipas nenit 236 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut”. “Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojnë kallëzimet përkatëse”, thonë nga MPB Maqedoni.
Nga Dr. Arben Ramkaj 28 gusht 2026 Pak ditë më parë, në një pasdite të nxehtë vere, vizitova Bunk’Art 2 së bashku me një mikun tim, profesor të huaj. Kisha kaluar shpesh pranë hyrjes së tij, në zemër të Tiranës, por vetëm kur zbrita në korridoret e ftohta dhe të ngushta kuptova se nuk po vizitoja thjesht një muze. Po hyja në mendësinë e një sistemi që e kishte shndërruar frikën në mënyrë qeverisjeje dhe izolimin në filozofi shtetërore. Bunkeri ishte ndërtuar për të mbrojtur drejtuesit e Ministrisë së Brendshme dhe elitën e regjimit në rast të një sulmi bërthamor.…
Fillimisht, personi deklaronte se e kishte humbur lejen e drejtimit dhe paraqiste kërkesë për lëshimin e një të reje. Gjatë fotografimit për lejen e re, në sistem i shtohej një kategori më e lartë, kështu që shoferi merrte dokument të ri me të drejtë për të drejtuar edhe automjete për të cilat nuk kishte dhënë provim. Kontrolli i brendshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) po heton një rast në të cilin punonjës të shërbimeve administrative të policisë u shtonin në mënyrë të paligjshme kategori në lejet e drejtimit të personave që kurrë nuk kishin dhënë provim për drejtimin…
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, njoftoi se nga tani edhe motoçiklistët do të sanksionohen automatikisht përmes sistemit “Qyteti i Sigurt” për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar. Deri më tani, sistemi te motoçikletat regjistronte vetëm kalimin në semafor të kuq. Toshkovski tha se që nga dje është mundësuar edhe detektimi automatik i shpejtësisë së motoçikletave. Sipas tij, masa është ndërmarrë para së gjithash për rritjen e sigurisë në komunikacion. Ai theksoi se nga gjashtë viktimat në aksidentet e trafikut këtë muaj, katër kanë qenë motoçiklistë. “Qyteti i Sigurt” për momentin funksionon në Korridoret 8 dhe 10, si dhe në…
Dje para dite shpërtheu një zjarr mbi varrezat ortodokse në Tetovë, i cili paraqiste rrezik për shtëpitë përreth. Zjarri u vu plotësisht nën kontroll falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve dhe helikopterit të policisë. Këtë e deklaroi sot drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov. Sipas tij, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 mes disa shtëpive, pas së cilës flakët u përhapën drejt pyllit aty pranë, në drejtim të Kalasë së Tetovës. “Është shmangur një katastrofë e madhe. Ky zjarr kishte potencial të shkaktonte dëme të mëdha, sepse përreth ka shumë shtëpi, por edhe shumë banorë, nga ajo që…

