Author: Hamdi Kumanova

Më 28.08.2026 në orën 13:40 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria M.C. (27) nga Tetova, pas denoncimit paraprak nga një grua 45-vjeçare nga fshati Novo Sellë, se në afërsi të një pikë karburanti në Tetovë, i ka marrë një çantë me sende personale, kartela pagesore dhe telefon celular. Sendet e vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronares, ndërsa pas dokumentimit të rastit, ndaj M.C. do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

Një grua 23-vjeçare nga Makedonska Kamenica është ndaluar nga policia pas një mosmarrëveshjeje familjare, gjatë së cilës ka sulmuar vjehrrën e saj dhe ka hedhur një thikë drejt vjehrrit, pas së cilës edhe ai e ka goditur atë me një send të fortë. ​Sipas denoncimit, incidentit i ka paraprirë një debat mes gruas dhe bashkëshortit të saj. Ajo fillimisht ka sulmuar fizikisht vjehrrën, e më pas ka hedhur thikën drejt vjehrrit duke e goditur në këmbë. Pas kësaj, vjehrri e ka goditur atë me një send të fortë. ​Policia e ka ndaluar gruan mbrëmë në orën 21:35. Pas…

Lexo më Shumë

Të dhënat dhe listat e kandidatëve e demaskojnë publikisht gënjeshtrën e Astrit Isenit dhe VLEN-it se shqiptarët nuk kanë pasur interesim apo nuk kanë konkuruar për pranim në shkollën e mesme për polic. Plot 105 kandidatë shqiptarë kanë aplikuar dhe i kanë plotësuar kushtet për pranim, por nuk janë pranuar. Kjo e rrëzon përfundimisht arsyetimin e Astrit Isenit, i cili për të mbrojtur një vendim që dëmton rëndë përfaqësimin e shqiptarëve, ka zgjedhur të manipulojë opinionin publik me të pavërteta. Astrit Iseni doli publikisht në mbrojtje të vendimit skandaloz, përmes të cilit nga 310 kandidatë të pranuar, vetëm…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në një intervistë për gazetën izraelite “The Jerusalem Post”, të dhënë gjatë vizitës së tij të parë në Izrael në cilësinë e ministrit, theksoi potencialin që Republika e Maqedonisë së Veriut të pozicionohet si një pikë e rëndësishme hyrëse drejt Evropës për turistët, kompanitë dhe investitorët izraelitë. Në këtë kontekst, theks i veçantë iu kushtua iniciativës për vendosjen e një linje ajrore direkte Tel Aviv–Shkup ose Tel Aviv–Ohër, me qëllim nxitjen e mëtejshme të shkëmbimit turistik, kontakteve afariste dhe lidhjeve ekonomike mes dy vendeve, njoftoi sot shërbimi për shtyp…

Lexo më Shumë

Ministrja e Financave, Gordana Dimitarieska-Koçoska, njoftoi se po ndërmerren hapa për forcimin e sistemit të Revizionit dhe kontrollit të fondeve publike. Ajo theksoi se është avancuar bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Entit Shtetëror të Revizionit, me fokus në parandalimin dhe zbulimin e parregullsive, mashtrimeve dhe korrupsionit. ër herë të parë në vend do të zhvillohet një provim kombëtar për marrjen e certifikatës për revizor të autorizuar të brendshëm në sektorin publik. Sipas ministres, profesionalizimi i Revizionit do të kontribuojë në menaxhim më efikas, ligjor dhe të përgjegjshëm të fondeve publike. Këto procese, siç thekson ajo,…

Lexo më Shumë

Personi me emrin “Viktor Makedonija” që u gjet i regjistruar në celularin e spiunit serb Fatmir Sheholli gjatë hetimit të Prokurorisë Speciale të Kosovës është Viktor Petrushevski me origjinë nga Kumanova. Televizioni Alsat e ka identifikuar dhe ka rënë në kontakt metë për ta pyetur mbi rolin e tij në kontaktin me Shehollin, njohjen dhe versionin e tij mbi veprimtarinë e Shehollit në Kosovë me urdhra të shërbimit sekret serb. “Me Fatmirin u njoha para 2-3 viteve në një takim ku ishte edhe ai. Mu prezantua aso kohë si drejtor i një instituti. Pas një periudhe kemi filluar komunikimin…

Lexo më Shumë

Partia Liberal-Demokrate ka reaguar ashpër ndaj çdo forme të glorifikimit të Ratko Mlladiqit, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, duke kërkuar përgjegjësi politike dhe hetim të mundshëm penal për rastin. Nga PLD theksojnë se glorifikimi i një personi të dënuar për gjenocid nuk mund të justifikohet me dallime politike, kombëtare apo interpretime të ndryshme të historisë. “Ky nuk është çështje e qëndrimit politik, përkatësisë kombëtare apo interpretimit të ndryshëm të historisë. Për gjenocidin nuk ka ‘anë tjetër të tregimit’ kur faktet janë përcaktuar me vendime të formës së prerë…

Lexo më Shumë

Partnerët e VLEN-it në Qeveri, të cilët VLEN-i i ka mbrojtur dhe legjitimuar në çdo aspekt, sot glorifikojnë Ratko Mladiçin dhe Drazha Mihailoviçin. Ivan Stoilkoviq, ministër në Qeverinë ku bën pjesë VLEN-i dhe ministër i Vetëqeverisjes Lokale, është pjesë e këtij partneriteti politik që VLEN-i e pranon dhe e mbron për hir të pushtetit. Ratko Mladiç nuk është një figurë për debat apo interpretim historik. Ai është një kriminel lufte i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përgjegjës, ndër të tjera, për gjenocidin në Srebrenicë, ku u vranë mbi 8.000 burra…

Lexo më Shumë

Premtimi i VLEN-it për ndryshime kushtetuese brenda gjashtë muajve tashmë është kthyer në një nga rastet më të qarta të distancës mes asaj që koalicioni deklaronte para dhe pas ardhjes në pushtet. Dy vjet më vonë, ndryshimet kushtetuese jo vetëm që nuk janë miratuar, por vetë partnerët qeveritarë e kanë zhvendosur diskursin nga afatet dhe “përgjegjësia politike”, te mungesa e numrave, mungesa e garancive dhe nevoja për marrëveshje politike. Ndërkohë, Brukseli vazhdon të japë të njëjtin mesazh se pa ndryshimet kushtetuese nuk ka fillim formal të negociatave, raporton Portalb.mk. Kur VLEN po hynte në Qeveri, mesazhi ishte i prerë, “ndryshimet…

Lexo më Shumë

Universiteti i Tetovës vazhdon të krijojë dhe mbështesë mundësi të reja për studentët e tij në fushën e kërkimit shkencor dhe bashkëpunimit akademik ndërkombëtar, duke kontribuuar në zhvillimin e tyre profesional dhe avancimin e mëtejshëm akademik. Në kuadër të këtyre mundësive, Vesa Fetai, studente e ciklit të dytë në programin studimor Matematikë në Fakultetin e Shkencave Matematike – Natyrore të Universitetit të Tetovës, është përzgjedhur për të marrë pjesë në programin ndërkombëtar kërkimor “Dive Into Research @Dresden” i cili zhvillohet në Dresden të Gjermanisë. Programi me tematikën “Combinatorics in Algebraic Statistics and Game Theory”, u mundëson pjesëmarrësve të angazhohen në…

Lexo më Shumë

Një burrë dhe një grua janë arrestuar në Klinë, pasi dyshohet se janë përleshur fizikisht mes vete. Rasti ka ndodhur më 28 gusht, rreth orës 15:00, ndërsa sipas Policisë së Kosovës, të dyshuarve u është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, burri i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa gruaja është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt. “Klinë 28.08.2026 – 15:00. Janë arrestuar dy të dyshuar (burrë e grua), pasi që ishin rrahur në mes vete. Të dyshuarve i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje,…

Lexo më Shumë

LSDM kërkon nga institucionet të hetojnë rrethanat nën të cilat grupacione mediatike serbe hyjnë në tregun maqedonas, pasi televizionet kombëtare dhe servisi publik alarmuan për shkelje të mundshme ligjore. Zëdhënësja e LSDM‑së, Bogdanka Kuzeska, deklaroi se partia i mbështet plotësisht kërkesat e televizioneve dhe të Shoqatës Maqedonase të Mediave që rasti të hetohet dhe të përcaktohet përgjegjësia eventuale. Nga LSDM pretendojnë se përmes “Euronews” dhe grupacionit “Alo” në Maqedoni po krijohet hapësirë për rritje të ndikimit mediatik serb dhe akuzojnë se një pjesë e procesit zhvillohet duke anashkaluar rregullat ligjore. Kuzeska iu referua edhe pretendimeve të Shoqatës Maqedonase të…

Lexo më Shumë