Author: Hamdi Kumanova

Viti i ri shkollor nis nesër për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Maqedoni. Për rreth 14.500 nxënës të klasave të para, 1 shtatori do të jetë dita e parë në bankat shkollore, me mësues, shokë klase dhe një mjedis të ri. Rënia e numrit të nxënësve do të ndikojë edhe në organizimin e mësimit. Për vitin shkollor 2026/2027 pritet të ketë rreth 200 paralele më pak në arsimin fillor dhe 100 më pak në arsimin e mesëm. Gjithashtu, është paralajmëruar mbyllja e 26 shkollave rurale, në të cilat nuk është regjistruar asnjë nxënës i klasës së parë.…

Lexo më Shumë

Një shtetas serb është dënuar me gjithsej 3.000 euro gjobë, pasi në dy raste është kapur duke drejtuar automjetin me më shumë se dyfishin e shpejtësisë së lejuar në autostradën A1, njofton Prokuroria Themelore Publike e Kavadarit. Bëhet fjalë për D.P. (34), i cili është dënuar me dy gjoba nga 1.500 euro për veprën penale “drejtim i pamatur i automjetit”. Ai është ndaluar më 29 gusht, në ora 23:20, në pikën kufitare Tabanoc, teksa po tentonte të largohej nga vendi. Gjatë kontrollit policor të automjetit “Skoda” me targa serbe, përmes sistemit “Qyteti i Sigurt” është konstatuar se më herët, në…

Lexo më Shumë

Gjashtë milionë euro të destinuara për Bulevardin “Hasan Prishtina”, arterien që duhet ta lidhë Shkupin me rrugën drejt Kosovës, janë marrë dhe janë ridestinuar për një projekt tjetër. Dhe çfarë bën VLEN-i? Në vend që të tregojë se ku mbeti premtimi për ndërtimin e kësaj rruge, sulmon opozitën dhe përpiqet ta mbulojë skandalin me propagandë. Paratë ekzistonin. Ishin destinuar për projektin. Projekti ishte i njohur. VLEN kishte premtuar se rruga do të ndërtohej. Sot 6 milionë euro po largohen prej saj. Çfarë duhet t’u thotë VLEN shqiptarëve të Shkupit, Çairit, Butelit, Shuto Orizares, Vizbegut dhe gjithë atyre që çdo ditë…

Lexo më Shumë

Tetovasot raporton se një 47-vjeçar nga Vrapçishti ka denoncuar se është sulmuar fizikisht në një objekt hotelier në fshatin Zubovcë të Gostivarit. Sipas policisë, E.A. (47) ka raportuar se sulmi ka ndodhur një natë më parë, rreth orës 23:30, në tarracën e lokalit, ku dyshohet se është goditur nga A.Q. nga Llomnica dhe persona të tjerë që ndodheshin me të. Tetovasot raporton se rasti po hetohet në koordinim me Prokurorinë Publike të Gostivarit, ndërsa autoritetet po ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lexo më Shumë

Tetovasot raporton se një nënë nga Tetova ka denoncuar në polici se vajza e saj nëntëvjeçare është sulmuar fizikisht nga fqinja. Ngjarja, sipas kallëzimit, ka ndodhur në korridorin e ndërtesës ku jetojnë, ndërsa policia ka nisur procedurat për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Më 30.08.2026 në ora 17:30 në rrugën “Ilinden” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një të mitur 16-vjeçar nga Tetova. “Gjatë një kontrolli në trafik është ndaluar një automjet pasagjerësh “BMW” me targa të Tetovës, i drejtuar nga i mituri, me ç’rast është konstatuar se e drejtonte pa leje drejtimi”. “Automjeti është konfiskuar, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë.

Lexo më Shumë

Hetimi për furnizimin me mazut të TEC Negotinës do të vazhdojë, pasi Prokuroria e Lartë Publike në Shkup ka pranuar ankesën e SHA ESM-së kundër vendimit për ndërprerjen e procedurës ndaj 13 personave fizikë dhe një personi juridik. Me vendimin e ri, Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është ngarkuar të vazhdojë hetimin për dyshimet për keqpërdorim të procedurës së prokurimit publik dhe pastrim parash. Prokurori që e trajton rastin ka marrë edhe udhëzime shtesë për veprimet e mëtejshme. Nga Prokuroria e Lartë Publike bëjnë të ditur se gjatë shqyrtimit të lëndës janë konstatuar mangësi…

Lexo më Shumë

VLEN qartë dhe pa asnjë rezervë dënon glorifikimin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq. Për një publikim të tillë duhet të ketë përgjegjësi politike dhe institucionale. Për gjenocidin në Srebrenicë nuk ka relativizim, justifikim dhe nuk ka dy të vërteta. VLEN nuk i ka borxh askujt asgjë. Detyrimin e vetëm e ka ndaj qytetarëve që i dhanë besimin. Çfarëdo që të thotë kjo BDI e pareformuar dhe hipokrite, e cila funksionon si një byro e vjetër politike, në fund përfundon duke shënuar autogol. Për aq gjatë e ka rishkruar historinë e saj, saqë tashmë ka filluar t’u besojë…

Lexo më Shumë

Më 29 gusht 2026, në ora 23:10, zyrtarët policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria 32-vjeçarin S.K. nga Shkupi. Ai është arrestuar pas një denoncimi të bërë nga babai i tij 68-vjeçar, sipas të cilit, rreth orës 22:30, në shtëpinë familjare, S.K. me një objekt metalik ka sulmuar fizikisht vëllain dhe motrën e tij të mitur. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj S.K. do të ngritet kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

Teleskopi i fuqishëm i gjeneratës së ardhshme i NASA-s është nisur në hapësirë nga platforma e tij e lëshimit në Florida, me një mision për të eksploruar energjinë e errët, vrimat e zeza dhe misteret e tjera të Universit. Teleskopi Roman Nancy Grace do të kapë pamje të gjera panoramike të hapësirës, me një fushë shikimi të paktën 100 herë më të madhe se Teleskopi i famshëm Hapësinor Hubble. Misioni fillon me një udhëtim 100-ditor në një pikë vëzhgimi mbi 1 milion kilometra larg Tokës, ku teleskopi do të fillojë të skicojë planetë jashtë sistemit tonë diellor, të njohur si…

Lexo më Shumë

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur zonën e Pimonte, në provincën e Napolit, duke rikthyer në vëmendje konfliktet e vjetra mes klaneve të Camorras. Viktima është 69-vjeçari Raffaele Afeltra, i njohur si një figurë historike e Camorras dhe pjesë e fraksionit Afeltra-Di Martino të Pimonte. Afeltra u gjet pa shenja jete brenda makinës së tij, pranë një parcele toke në zonën malore të Monti Lattari. Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, viktima dyshohet se është sulmuar nga persona të paidentifikuar, të cilët kanë qëlluar disa herë me armë gjahu të kalibrit 12. Të shtënat kanë qenë fatale për 69-vjeçarin. Hetimet…

Lexo më Shumë