Një i burgosur 35-vjeçar arriti të arratisej në mes të natës duke prerë kangjellat e qelisë së tij dhe më pas duke u ngjitur në fasadën e ndërtesës deri në çati. Kjo është arratisja e dytë spektakolare nga burgjet gjermane brenda pak ditësh. Arratisja ndodhi në orët e para të së dielës, i burgosuri ishte në një qeli në katin e tretë, ndërsa çatia mbi katin e katërt. Sipas autoriteteve gjermane, 35-vjeçari arriti të priste një nga hekurat e dritares me pamje nga oborri i brendshëm dhe më pas të hapte dritaren. Duke përdorur edhe tavolinën e qelisë së tij…
Author: Hamdi Kumanova
Promovimi zyrtar i projektit “Treni urban” do të mbahet të mërkurën, më 2 shtator, paralajmëruan nga Ministria e Transportit. Treni urban nesër do të fillojë të qarkullojë në linjën e parë nga tri të paraparat, dhe atë: Zelenikovë – Zelenikovë e Re – Oreshan – Jane Sandanski – Draçevë – Lisiçe dhe Stacioni i ri hekurudhor Shkup. Në ngjarje pritet të marrin pjesë kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski, zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, drejtori i NP HM Infrastruktura Sinisha Ivanovski, drejtori i HM Transporti, Dejan Koshutiq, më pas kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski, si…
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgievski njfoton se është votuar ribalancimi i ri i buxhetit të Qytetit të Shkupit. Siç njoftoi ai, sipas rezultateve në korrik dhe gusht, “tremujori i tretë më i mirë në historinë e Qytetit të Shkupit po vjen” “Nuk po krijojmë borxhe të reja, po i kthejmë ato të vjetrat. Nuk po i shkurtojmë investimet kapitale, po i rrisim ato. Po e drejtojmë çdo denar drejt qytetarëve dhe zhvillimit të Shkupit. Po vazhdojmë edhe më fort, me punë, rezultate dhe një vizion të qartë për të ardhmen e qytetit tonë!”, tha ai. Gjorgjievski, njoftoi se…
Akuzat për korrupsion në MPB tashmë janë në duart e organeve kompetente. Dyshimet lidhen me dhënien e paligjshme të lejeve të drejtimit për kategoritë “C” dhe “D”, në këmbim të ryshfetit, edhe pse përfituesit nuk kishin ndjekur trajnimin apo dhënë provimin përkatës. Nga MPB-ja për Alsat thonë se rasti tashmë është duke u trajtuar. “Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë MPB-së ka njoftuar Prokurorinë Themelore Publike kompetente dhe në koordinim me prokurorinë, po ndërmerren aktivitete kompetente për zbardhjen e rastit, pas çka opinioni do të informohet në mënyrën e duhur“, thonë nga MPB. Nga ana…
Sekretari i Ushtrisë Amerikane, Dan Driscoll, ka paraqitur dorëheqjen e tij pas rreth 18 muajsh në këtë detyrë. Largimi i tij u konfirmua nga CBS, partneri mediatik amerikan i BBC-së, i cili raportoi se kjo erdhi pas muajsh konflikti midis tij dhe Sekretarit të Mbrojtjes Pete Hegseth. Sekretari më i ri i ushtrisë është quajtur shpesh si “djali i droneve” i Presidentit Donald Trump. Driscoll, 41 vjeç, ka qenë “shumë efektiv” në avancimin e axhendës së Trump “për ta bërë Amerikën përsëri të fortë” dhe ka ofruar “udhëheqje të jashtëzakonshme” gjatë operacioneve ushtarake, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë…
Tre persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor të regjistruar në orët e para të mëngjesit të së martës në qendër të Athinës, në Greqi. Ngjarja ndodhi në bulevardin Alexandras, në kryqëzimin me rrugën Armeni Vraila, ku dy motorë u përplasën me njëri-tjetrin. Shkaqet dhe rrethanat e sakta të aksidentit mbeten ende të paqarta dhe po hetohen nga autoritetet. Sipas informacioneve paraprake, në përplasjen e fuqishme u përfshinë dy motoçikleta. Në njërën prej tyre udhëtonte një burrë, ndërsa në motorin tjetër ndodheshin dy gra. Përplasja rezultoi fatale për të tre personat. Ata u transportuan me urgjencë në…
Drejtori i “Global Crisis Group”, Ilir Kulla, ka deklaruar se besimi fetar dhe atdheu janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën, ndërsa ka folur edhe për rrezikun e përçarjeve fetare në Kosovë. Kulla ishte i ftuar në emisionin “Matrix”, të moderuar nga Mehmet Kalisi, ku ndër të tjera u diskutua edhe për raportet mes fesë, identitetit kombëtar dhe interesave politike në Kosovë. Gjatë emisionit, Kulla u shpreh se “pa fe nuk ka atdhe”, duke e lidhur çështjen e besimit me identitetin dhe ruajtjen e atdheut. Ai foli edhe për pyetjen se cilat vende mund të kenë interes që në Kosovë të…
Sesioni i ri kuvendar fillon me të paktën katër seanca deri në fund të shtatorit, por edhe me një sfidë të vjetër – sigurimin e shumicës së nevojshme për ligjet që kërkojnë Badinter. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi se të gjitha këto ligje do të hidhen në votim, megjithëse është e pasigurt nëse do të marrin shumicën e nevojshme për shkak të bllokimit procedural nga BDI-ja opozitare. Ndër ligjet që kërkojnë Badinter janë ato për përfaqësimin e drejtë, arsimin e lartë dhe vetëqeverisjen lokale, ndërsa dy seancat e para parlamentare janë planifikuar për 2 dhe 11 shtator. …
“Viti i ri shkollor 2026‑2027 fillon nesër për 238 mijë nxënës në arsimin fillor dhe të mesëm. Mësimi do të zgjasë deri më 10 qershor, ndërsa për maturantët do të përfundojë më 17 maj”, informoi sot në konferencë për shtyp ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska. Tekstet shkollore për vitin e ri shkollor janë siguruar dhe shpërndarë me kohë në shkolla. “Për të tretin vit me radhë, tekstet shkollore janë siguruar me kohë në tirazhin që e kanë kërkuar shkollat. Të njëjtat janë shpërndarë dhe që nesër mund t’u ndahen nxënësve. Kënaqësi është që çështja e teksteve shkollore…
VLEN kërkon zgjidhje të shpejtë, të drejtë dhe institucionale për nxënësit të cilëve u është pamundësuar regjistrimi në SHFK “Petar Zdravkovski–Penko” në Komunën e Butelit. Këshilltarët e VLEN-it në Butel, në mbledhjen e Këshillit të Komunës, ngritën çështjen e këtyre nxënësve dhe kërkuan që institucionet të veprojnë në interes të fëmijëve. Për fat të keq, kërkesa për një zgjidhje konkrete nuk mori përgjigjen e nevojshme. VLEN e bën të qartë se këshilltarët shqiptarë nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë për mbylljen e asnjë paraleleje. Po ashtu, ata nuk kanë votuar pro vendimit për rajonizimin e shkollave. Vetë vendimi…
Çmimet e apartamenteve në Shkup vazhdojnë të rriten ndjeshëm, ndërsa çmimi mesatar i kërkuar në shpallje tashmë ka kaluar 2.150 euro për metër katror. Kjo do të thotë se për një apartament prej 60 metrash katrorë aktualisht kërkohen rreth 129 mijë euro, shumë që për një pjesë të madhe të familjeve nënkupton kredi afatgjatë për banesë dhe një pjesëmarrje të konsiderueshme fillestare. Sipas të dhënave të platformës „CenaKvadrat“, e cila analizon shpalljet aktive në faqet më të mëdha maqedonase, çmimi mesatar i kërkuar në Shkup më 30 gusht ishte 2.153 euro për metër katror. Gjatë vitit 2025, çmimet mesatare ishin…
Viti i ri shkollor nis nesër për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Maqedoni. Për rreth 14.500 nxënës të klasave të para, 1 shtatori do të jetë dita e parë në bankat shkollore, me mësues, shokë klase dhe një mjedis të ri. Rënia e numrit të nxënësve do të ndikojë edhe në organizimin e mësimit. Për vitin shkollor 2026/2027 pritet të ketë rreth 200 paralele më pak në arsimin fillor dhe 100 më pak në arsimin e mesëm. Gjithashtu, është paralajmëruar mbyllja e 26 shkollave rurale, në të cilat nuk është regjistruar asnjë nxënës i klasës së parë.…

