Author: Hamdi Kumanova

Aston Villa ka zyrtarizuar goditjen e madhe në ditët e fundit të merkatos. Bëhet fjalë për senegalezin, Ibrahim Mbaye nga kampionët e Evropës, PSG. “Villans”, mposhti konkurrencën e Liverpoolit për të siguruar shërbimet e tij për 60 milionë euro. Mbaye, kaloi plot 8 vjet te PSG-ja nga akademia e deri te skuadra e parë, ku fitoi trofe të rëndësishëm si Ligue 1 dhe 2 tituj të Champions League-s.

Lexo më Shumë

Fillon rindërtimi i ISHP-së Klinika Universitare e Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitimit – Shkup, investim me vlerë 92.7 milionë denarë pa TVSH, që do të përmirësojë kushtet për pacientët dhe stafin mjekësor dhe do të rrisë dukshëm efikasitetin energjetik të objekteve. U nënshkrua Marrëveshja e grantit midis Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Shëndetësisë për realizimin e nënprojektit “Rindërtimi i ISHP-së Klinika Universitare e Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitimit – Shkup, me masat e efikasitetit energjetik”, i cili do të realizohet përmes Njësisë Projektuese në Ministrinë e Financave, me mjete granti të siguruara nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka…

Lexo më Shumë

LSDM i ka bërë përsëri thirrje kryeministrit Hristijan Mickoski që t’i mbajë përgjegjës zyrtarët e koalicionit Ivan Stoilkoviq dhe Dalibor Kitanoviq, duke i akuzuar ata për miratim të heshtur të paraqitjeve të tyre publike duke mbetur në detyrë. Nga LSDM thonë se Stoilkoviq, i cili është pjesë e qeverisë, fyeu deputetët dhe vlerësoi Ratko Mladiçin në Kuvend, ndërsa Kitanoviq, si drejtor i Agjencisë për të Drejtat e Komuniteteve, publikoi lëvdata për një njeri të cilin LSDM e akuzon për spastrim etnik. LSDM përmend edhe Mirosllav Triçkoviqin, drejtor i Drejtorisë për Zhvillimin dhe Promovimin e Arsimit në Gjuhët e Komuniteteve, për…

Lexo më Shumë

Një 13-vjeçar ndodhet në gjendje jashtëzakonisht të rëndë shëndetësore, pasi është plagosur me thikë gjatë një përleshjeje në rrugën “Brigada Maqedono-Kosovare” në Çair. Sipas informacioneve të para, në incident kanë marrë pjesë pesë persona, katër prej tyre të mitur dhe një person madhor. Gjatë përleshjes dyshohet se janë përdorur thika dhe shkopinj bejsbolli. Njëri nga të miturit, i lindur në vitin 2012, ka pranuar se ka përdorur thikë. Megjithatë, ekspertiza e plotë forenzike pritet të përcaktojë nëse pikërisht me atë thikë janë shkaktuar plagët e rënda të 13-vjeçarit. Ndërkohë, vëllai i tij, i lindur në vitin 2007, ka refuzuar të…

Lexo më Shumë

Sipas kreu te Policisë Toshkovskit, ky është një nga rastet më të tmerrshme të dhunës së të miturve në vend. “Si shoqëri duhet ta analizojmë këtë çështje më thellë dhe duhet të ketë një përgjigje më të gjerë institucionale – nga ministritë kompetente, por edhe nga të gjithë faktorët shoqërorë”, tha ministri i Punëve të Brendshme. Të gjithë pjesëmarrësit në incidentin në lagjen Çair të Shkupit, ku një fëmijë 13-vjeçar u plagos me thikë, janë siguruar nga policia, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. Ai sqaroi se gjithsej janë ndaluar pesë persona. Sipas ministrit, fëmija i plagosur…

Lexo më Shumë

MPB njofton se ka ndodhur një aksident në rrugën magjistrale Mavrovë – Rostushë, në të cilën janë lënduar dy peresona. “Më 31.08.2026 në ora 18:00 në DPB Gostivar është raportuar se në kryqëzimin e rrugës magjistrale Mavrovë – Rostushë ka ndodhur një aksident komunikacioni midis një automjeti të udhëtarëve “BMW” me targa të Strumicës, i drejtuar nga I.Xh. (31) nga fshati Dorlombas i Strumicës, dhe një automjeti transportues “MAN” me rimorkio me targa të Vinicës, i drejtuar nga M.U. (30) nga Dellçeva. Në aksident lëndime të rënda trupore kanë pësuar të dy shoferët, të konstatuara në Qendrën Urgjente në Gostivar.…

Lexo më Shumë

Lidhja Demokratike Boshnjake sot u ka paraqitur institucioneve kompetente kallëzim penal kundër Dalibor Kitanoviçit, drejtor i Agjencisë për realizimin e të drejtave të komuniteteve, për shkak të veprimit të tij publik me të cilin glorifikohet dhe madhërohet Ratko Mlladiqi, kriminel lufte i dënuar me vendim të formës së prerë, thuhet në njoftimin e BDS-së, të cilin MIA e përcjell të plotë. Mendojmë se është e palejueshme që një bartës i funksionit publik, me veprimet dhe mesazhet e tij publike, t’i relativizojë krimet e luftës dhe t’i fyejë dinjitetin e viktimave. Veçanërisht e theksojmë përgjegjësinë që mbart drejtori i një institucioni,…

Lexo më Shumë

Me fillimin e vitit te ri shkollor, kryetari i Komunes se Çairit, Izet Mexhiti, vizitoi SHF “Hasan Prishtina”, ku uroi nxenesit, mesimdhenesit dhe prinderit per nje vit te mbare dhe te suksesshem shkollor. Brenda vetem nje viti, ne shkollat fillore te Çairit jane siguruar 1.000 banka dhe 2.000 karrige te reja shkollore, duke rinovuar keshtu rreth 60% te inventarit shkollor. Vetem kete vit, shkollat po pajisen me 800 banka dhe 1.600 karrige te reja, duke krijuar kushte me te mira dhe me funksionale per nxenesit. “Shendeti, zhvillimi i shendetshem dhe mireqenia e femijeve tane jane prioritet per ne. Brenda vetem…

Lexo më Shumë

Apel prindërve: Vaksinoni fëmijët me kohë kundër fruthit Situata epidemiologjike me ethet e Nilit Perëndimor po qetësohet, ndërsa masat e ndërmarra dhe koordinimi i përforcuar ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë, institucioneve shëndetësore dhe komunave po japin rezultate, informoi sot në konferencë për media ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski. – Deri më tani, në vend janë konfirmuar gjithsej 53 raste me ethe të Nilit Perëndimor. Të dhënat tregojnë se kohëzgjatja mesatare e trajtimit spitalor është 14 ditë, ndërsa periudha më e shkurtër deri në lëshimin nga spitali ka qenë tetë ditë. Institucionet po e ndjekin vazhdimisht situatën, ndërsa veprimi i koordinuar në…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski ka siguruar se në Shkollën e mesme të policisë “7 Maji” do të ketë paralele në gjuhën shqipe dhe në gjuhët e tjera. “Po, po, absolutisht, nuk ka asnjë problem këtu. Natyrisht, nëse plotësohen kushtet, këtë vit do të ketë paralele ku mësimet do të ndiqen në shqip. Nuk duhet të ketë asnjë sfidë për asnjë nga nxënësit e regjistruar, as për prindërit e tyre”, ka thënë Mickoski. Ai tha se interesi për këtë shkollë ka qenë i ulët, ndërsa shtoi se qeveria ka ulur kriteret. “Nga gati 453 nxënës të regjistruar në shkollën e mesme, 41…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj marrëveshjes së prezantuar nga zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani, për nxënësit shqiptarë të Sh.F. “Petar Zdravkovski – Penko” në Butel. “Sipas deklarimeve publike, është arritur një marrëveshje ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Komunës së Butelit, sipas së cilës nxënësit nga Çairi që banojnë pranë shkollës do të pranohen në klasat e para, por vetëm nëse kanë vëlla apo motër që tashmë ndjek mësimin në këtë shkollë. Në të njëjtën kohë, thuhet se kjo nuk do të nënkuptojë hapjen e një paraleleje të re në gjuhën shqipe. Kjo nuk është zgjidhje. Kjo është një…

Lexo më Shumë

Disa ditë thjesht nuk mund të humbasin, dita e parë e shkollës është një prej tyre. Çanta e re shpine, eksitimi, zilja e parë, momente që mbeten në kujtim përgjithmonë. Pikërisht për këtë arsye, UNIBanka organizoi një takim të veçantë për fëmijët e punonjësve të saj, të cilët këtë vit bëhen nxënës të klasës së parë. Në një atmosferë të gëzuar, me animator, lojëra dhe shumë buzëqeshje, çdo fëmijë pati mundësinë të prezantohej dhe të tregonte talentin e tij dhe atë që e bën të veçantë. Nxënësit e klasës së parë iu përgjigjën edhe pyetjeve të thjeshta, por shumë simpatike.…

Lexo më Shumë