Author: Hamdi Kumanova

Koreja e Jugut, Shtetet e Bashkuara dhe Japonia do të zhvillojnë një stërvitje të përbashkët ushtarake në fillim të shtatorit, në një tjetër sinjal të forcimit të bashkëpunimit të sigurisë mes tre vendeve përballë kërcënimit nga Koreja e Veriut. Stërvitja, e quajtur “Freedom Edge”, do të zhvillohet nga 7 deri më 11 shtator në ujërat ndërkombëtare në lindje dhe jug të ishullit Jeju, njoftoi të premten Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut. Sipas autoriteteve ushtarake në Seul, stërvitja është mbrojtëse dhe synon rritjen e gatishmërisë së tre vendeve për t’iu përgjigjur kërcënimeve bërthamore dhe raketore të Phenianit, si dhe…

Lexo më Shumë

Administrata Trump synon të sigurojë javën e ardhshme mbështetjen e udhëheqësve ekonomikë të 20 ekonomive më të mëdha të botës për një paketë masash që synojnë nxitjen e rritjes ekonomike, reduktimin e çekuilibrave globale dhe përballimin e sfidave që lidhen me borxhin sovran. Në të njëjtën kohë, Uashingtoni pritet t’u bëjë presion vendeve të G20 për të ndërprerë lidhjet ekonomike dhe financiare me Iranin, në kuadër të përpjekjeve të administratës amerikane për të izoluar ekonomikisht Teheranin. Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, do të presë ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të vendeve të G20 në Asheville,…

Lexo më Shumë

Një katastrofë e rëndë natyrore ka goditur veriun e Nepalit, pranë kufirit me Kinën, ku rrëshqitjet masive të dheut dhe përmbytjet kanë shkaktuar qindra viktima dhe kanë lënë mbi 1,400 persona të zhdukur. Sipas të dhënave të fundit të autoriteteve nepaleze, të paktën 469 persona kanë humbur jetën në Nepal, ndërsa autoritetet kineze kanë raportuar edhe tre viktima në Tibet. Në total, bilanci paraprak i katastrofës ka arritur në 472 të vdekur, ndërsa numri i të zhdukurve ka kaluar 1,400. Në mes të situatës kaotike, ekipet e kërkim-shpëtimit janë përfshirë në një operacion intensiv për të nxjerrë punëtorët e bllokuar…

Lexo më Shumë

Nga DASHNOR KALOÇI Më 25 dhjetor 1989, ndërsa kishte gati tre muaj që ishte rrëzuar Muri i Berlinit dhe Blloku Lindor po shembej dita ditës e, në Rumani po atë ditë pas një gjyqi të shpejtë ekzekutohej me pushkatim diktatori Nikolae Çaushesku së bashku me gruan e tij, Elena, (pamjet e së cilës asokohe bënë xhiron e botës dhe u ndoqën me interes të madh edhe në Shqipërinë komuniste), udhëheqja e lartë e Partisë së Punës me në krye Ramiz Alinë, u mblodh me urgjencë në Tiranë. Veç të tjerash, kjo gjë bëhet e ditur edhe nga një dokument arkivor…

Lexo më Shumë

Më shumë se 100 kompani të teknologjisë, sigurisë kibernetike dhe financës, mes tyre krijuesit e modeleve kryesore të inteligjencës artificiale OpenAI, Anthropic dhe Google, kanë bërë thirrje për një “përgjigje globale” për mbrojtjen e infrastrukturave kritike nga sulmet kibernetike të fuqizuara nga inteligjenca artificiale. Në një letër të hapur, firmosur kryesisht nga kompani amerikane, nënvizohet se ekziston një “dritare e kufizuar” për forcimin e mbrojtjes kibernetike, ndërsa sulmet pritet të bëhen “shumë më të përhapura dhe më të sofistikuara” gjatë muajve të ardhshëm. “Spitalet, impiantet e trajtimit të ujit dhe infrastruktura që mundëson funksionimin e internetit” konsiderohen ndër objektivat më…

Lexo më Shumë

Pacienti i ndjerë ishte shtruar në klinikë para 15 ditësh, në gjendje të përgjithshme jashtëzakonisht të rëndë, me pasqyrë të rëndë klinike dhe, pavarësisht të gjitha masave intensive të ndërmarra në Departamentin e Mjekimit Intensiv, dje pasdite ka ndodhur vdekja. Edhe një pacient ka ndërruar jetë nga ethet e Nilit Perëndimor dje pasdite dhe ky është rasti i gjashtë me pasojë vdekjen, konfirmoi sot drejtori i Klinikës për Sëmundje Infektive, Fadil Cana. Bëhet fjalë për një pacient 72-vjeçar nga Shkupi. Pacienti kishte sëmundje të rënda shoqëruese. – Për fat të keq, duhet të njoftoj se dje pasdite ndërroi jetë edhe…

Lexo më Shumë

Më 26.08.2026 në orën 21:10, oficerët e policisë nga DPB Gostivar e ndaluan V.M. (22 vjeç) nga fshati Turçani i Vogël, Gostivar, sepse gjatë kontrollit te ai u gjet marihuanë, përcjell Pa Censurë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ndiqet denoncimi përkatës.

Lexo më Shumë

Më 26.08.2026 në orën 20:40, oficerët e policisë nga DPB Gostivar e privuan nga liria B.S. (31 vjeç) nga fshati Vrapçisht, duke vepruar sipas një denoncimi të mëparshëm nga një burrë nga Gostivari, se kur po e mbyllte objektin e tij të restorantit kishte lënë mjete monetare, të cilat B.S. i kishte marrë dhe i kishte shpenzuar, transmeton Pa Censurë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ndiqet denoncimi përkatës.

Lexo më Shumë

Më 26.08.2026 në orën 16:30, oficerët e policisë nga DPB Gostivar e privuan nga liria A.S. (35 vjeç) nga Shkupi. Gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën magistrale A2 në Gostivar u ndalua një automjet pasagjerësh “Hyundai” me targa të Shkupit, ku u konstatua se A.S. e kishte drejtuar automjetin pa e kaluar më parë provimin e vozitjes, transmeton Pa Censurë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ndiqet denoncimi përkatës.

Lexo më Shumë

Gjatë valëve të gjata të të nxehtit, thatësirave kontinentale dhe presionit gjithnjë e më të madh ndaj burimeve ujore për shkak të ndryshimeve klimatike, qindra pishina private në Shkup dhe rrethinë mbushen pa e marrë në konsideratë faktin nëse sistemi i ujësjellësit mund ta përballojë shfrytëzimin e tyre, shkruan Prizma, transmeton Portalb.mk. Përveç kësaj, pjesa më e madhe e tyre, mbi 90 përqind, janë ndërtuar pa dokumentet e nevojshme ligjore që duhet të sigurohen nga komunat. Edhe pse procedura është pothuajse formalitet – thjesht duhet të dorëzohet një kërkesë me dokumentacionin shoqërues dhe të merret vendimi, të dhënat që i…

Lexo më Shumë

Dy të akuzuarit për veprën penale “Rrëmbim” kanë pranuar fajësinë, ndërsa Këshilli Penal i përbërë nga pesë gjyqtarë në Gjykatën Themelore të Kavadarcit u ka shqiptuar gjithsej 10 vite burg. B.M. (37) është dënuar me 6 vite burg, ndërsa Q.S. (30) me 4 vite burg. Të dyve u është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit. Bëhet fjalë për aktgjykim të shkallës së parë, ndaj palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. Prokuroria Themelore Publike e Kavadarcit ka paralajmëruar se do të apelojë vendimin. Të akuzuarit, banorë të fshatit Koprishnicë të Demir Kapisë, kanë shprehur pendim…

Lexo më Shumë