Kryetari i LSDM-së, dr. Venko Filipçe, deklaroi sot se partia është e gatshme për zgjedhje, pavarësisht se kur do të mbahen ato, por nuk do të shërbejë si alibi për zgjedhje të parakohshme të kryeministrit Hristijan Mickoski. Sipas Filipçes, Mickoski po kërkon zgjedhje sepse pushteti nuk ka rezultate dhe vendi është në ngërç. “Ne kemi thënë se nuk do të bëhemi alibi për zgjedhjet e parakohshme të kryeministrit Hristijan Mickoski. Është e qartë se i vetmi faktor që e shtyn të kërkojë zgjedhje është fakti se në buxhet nuk ka më para për tenderët e tij kriminalë”, tha Filipçe. Ai…
Author: Hamdi Kumanova
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se qarkullimi në Pikën Kufitare Tabanoc zhvillohet pa ndërprerje dhe pa ndalesa, ndërsa automjetet me targa të huaja te të cilat është evidentuar kundërvajtje rrugore për pagesë, ndalohen më së shumti deri në pesë minuta për rregullimin e detyrimit. Theksojnë se falë sistemit të vendosur dhe mundësisë për rregullimin elektronik të detyrimit përmes aplikacionit „Qyteti i Sigurt“, procedura është lehtësuar dhe përshpejtuar ndjeshëm. Ministria e Punëve të Brendshme më 20 gusht, lançoi aplikacionin web me një ndërfaqe mobile – “Qyteti i sigurt”, i cili në këtë fazë është i destinuar për shtetasit e huaj…
Irani ka paralajmëruar Bullgarinë kundër çdo bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që mund të përdoret për një sulm ndaj Teheranit, duke kërcënuar se do të godasë burimin e çdo agresioni ndaj tij. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, tha se nëse Sofja do t’i ofronte territorin ose infrastrukturën e saj SHBA-së për një sulm ndaj Iranit, kjo do të konsiderohej nga Teherani si “akt agresioni”. “Bashkëpunimi i Bullgarisë me Shtetet e Bashkuara në një sulm ndaj Iranit përbën një akt agresioni dhe Irani ka të drejtë të godasë burimin e çdo sulmi”, deklaroi Baghaei, sipas agjencisë…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka kërkuar sërish transparencë dhe përgjegjësi institucionale lidhur me rastin në Operatorin e Sistemit Elektroenergjetik të Maqedonisë – MEPSO, duke akuzuar institucionet kompetente se, katër muaj pas ngritjes së çështjes në opinion, ende nuk kanë dhënë përgjigje konkrete. Sipas BDI-së, në procedurën paraarbitrale para DAB-it, MEPSO ka humbur një pjesë të rëndësishme të kontestit me vlerë rreth 19,3 milionë euro, ndërsa vendimi ka qenë në favor të kompanisë “Energoinvest”. Çështja, sipas partisë, tani pritet të vazhdojë në procedurë arbitrazhi, ku ndërmarrja shtetërore do të duhet të mbrojë pozicionin dhe pretendimet e saj. BDI ngre gjithashtu…
Në rrugën rajonale Mexhitli–Staravinë, dje pasdite, personi me iniciale 42-vjeçari D.J. nga fshati Novaci, Manastir, duke drejtuar një motoçikletë me targa të Manastirit, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e plagëve të marra, D.J. ka humbur jetën në vendngjarje. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa një ekip i Sektorit per Pune te Brendshme (SPB) Manastir ka kryer ekspertizën në vendin e aksidentit.
Një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara ka rrëzuar ndalimin për lëshimin e vizave të emigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë Maqedoninë e Veriut. Masa u prezantua nga administrata e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, dhe gjyqtarja Janet Vargas vlerësoi se ishte “në kundërshtim me ligjin” dhe se tejkalonte autoritetin ligjor të Sekretarit të Shtetit Marco Rubio. Ndalimi, i cili u prezantua në janar, nënkuptonte pezullimin e lëshimit të vizave të qëndrimit të përhershëm për qytetarët e 75 vendeve. Përveç Maqedonisë, lista përfshinte edhe Malin e Zi, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Kosovën, si dhe vende nga Ballkani, Lindja e…
Prodhuesit bujqësor raportojnë se subvencionet e vitit 2025 ende nuk janë derdhur në llogaritë e tyre bankare, edhe pse sipas tyre tani shpejt vjen koha për pagesën për këtë vit. Sipas shoqatave të bujqëve, vonesat e gjata dhe bllokadat në disbursimin e fondeve kanë vënë në rrezik shumë kultivues, duke ua pamundësuar sigurimin e mjeteve elementare për plehërat, farërat dhe inputet e nevojshme për ciklet e reja të prodhimit. Prodhuesit e grurit, qumështit dhe kultivuesit e sektorëve të tjerë theksojnë se pritja e gjatë, e shoqëruar me kritere të rrepta administrative, po e vështirëson tejkalimin e kësaj gjendjeje të rëndë.…
Nga 22 korrik deri më 20 gusht Policia në Maqedoninë e Veriut ka regjistruar 973 raste, ku më të shpeshta kanë qenë rastet e dhunës në familje, të pasuara nga rastet me narkotikë, ndërsa Shkupi prin me numrin më të madh të rasteve me 290 ngjarje, shkruan Portalb.mk Dhuna në familje ka qenë kategoria më e shpeshtë e rasteve të raportuara gjatë kësaj periudhe, sipas statistikave të publikuara, me gjithsej 200 raste. Pas saj renditet kategoria e dhunës me 172 raste, ndërsa në vendin e tretë janë rastet që lidhen me narkotikët, me 131 raste. Sipas të dhënave të publikuara…
Sot “këndimi” i Bujar Osmanit po merr një tjetër kuptim: Artan Grubi është para drejtësisë, ndërsa Bujari vazhdon të presë momentin për të bërë hapin drejt kreut të BDI-së. Për muaj me radhë, Bujari ka heshtur për Grubin, edhe pse dikur të dy ishin në krye të BDI-së. Ndërsa sot bën sikur nuk kanë pasur asnjë histori të përbashkët politike. Në vend që mandatin e ministrit të Jashtëm ta përdorte për interesat e shtetit, Bujari e shfrytëzoi për hesapet e tij brenda BDI-së, duke “kënduar” sa andej e këndej dhe duke bërë llogaritë për kreun e BDI-së. Sot skenari po…
QMK njofton se 33 zjarre në ambient të hapur janë regjistruar në disa pjesë të vendit brenda 24 orëve të fundit, ndërsa situata më serioze mbetet në zonat ku zjarri është përhapur në pyje. Zjarret janë aktive pranë Moranës, Vrtekicës dhe Ramni Gaber, me një degëzim drejt Paligradit dhe mbi Vrazhale, ku po digjet një pyll i përzier. Zjarri vazhdon edhe në zonën e Vidushit pranë Dragov Dol dhe Lokvicës në Makedonski Brod, ku po digjen bimësi e ulët, pyje me kërcell të ulët dhe shkurre. Në Kërçovë, një zjarr është aktiv në zonën e fshatit Tajmishte, zona e Dardës,…
Presidentja e Bullgarisë, Ilijana Jotova, ka rihapur sërish çështjen e pozitës së bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, duke deklaruar se Sofja nuk do të heqë dorë prej tyre dhe do të vazhdojë t’i mbrojë të drejtat e tyre. “Nuk do të heqim dorë nga ju dhe do t’i mbrojmë të drejtat tuaja”, tha Jotova gjatë një fjalimi në Petrova Niva, në fshatin Stoilovo të Bullgarisë, ku mori pjesë në shënimin e 123-vjetorit të Kryengritjes së Ilindenit dhe Preobrazhenies. Në fjalimin e saj, Jotova i lidhi marrëdhëniet aktuale maqedono-bullgare me çështjet historike, të cilat prej vitesh përbëjnë një nga pikat kryesore…
Sot pritet të fillojë gjykimi kundër ish-zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi dhe shtatë personave të tjerë për keqpërdorime në SHA “Lotaria Shtetërore”. Prokuroria Themelore Publike e Shkupit, më 13 gusht të këtij viti, ka ngritur aktakuzë kundër Artan Grubit dhe shtatë personave të tjerë, të cilët gjatë viteve 2023 dhe 2024, në bashkëpunim, kanë ndërmarrë veprime përmes të cilave kanë tejkaluar kufijtë e autorizimeve dhe detyrave të tyre të veçanta, duke i shkaktuar dëm Shoqërisë Aksionare për Organizimin e Lojërave të Fatit “Lotaria Shtetërore”, në vlerë prej 507.632.173 denarësh (më shumë se 8,2 milionë euro). Të gjithë akuzohen për keqpërdorim…

