Author: Hamdi Kumanova

Në BDI tashmë nuk dihet kush e udhëheq partinë. Ali Ahmeti lëshon balona provuese për tërheqje nga politika, Bujar Osmani ia ka vënë syrin karriges së kryetarit, ndërsa njerëzit e Artan Grubit çojnë selame dhe ua rikujtojnë të gjithëve se kush e bënte deri dje ligjin në parti. Tre rrëfime dhe një panik i madh. Ahmeti shtiret sikur e ka situatën nën kontroll, por hesapet assesi nuk i dalin. Nëse e mbron Artanin, ia ngarkon vetes gjithë bagazhin e tij politik. Nëse ia kthen shpinën, rrezikon të hapet “kutia e zezë” dhe të tregojë kush çfarë ka porositur, çfarë…

Lexo më Shumë

LSDM thotë se kryeministri Hristijan Mickoski, bënë gabime kur krahason 23 muaj me 84 muaj në ekonomi. Nga LSDM thonë se Mickoski krahason kulmin e inflacionit global nga korriku 2022 – luftë, tronditje energjie, rritje e çmimeve të ushqimeve kudo, me korrikun 2026. “Ky nuk është një sukses i qeverisë së tij. Ky është një krahasim me muajin më të vështirë të krizës globale. Ai i ndan pagat dhe pensionet në muaj, i shkurton përqindjet dhe thotë “nuk mund t’i falsifikosh këto shifra”. Është e mundur”. “Kur bën analizën e tij, kur zgjedh një periudhë, kur fsheh shumën…

Lexo më Shumë

Sipas fotografive nga vendi i ngjarjes, në aksident është përfshirë një automjet pasagjerësh, i cili ka pësuar dëme të mëdha, veçanërisht në pjesën e përparme. Më pas, automjeti është larguar me shërbim tërheqës. Nga fuqia e përplasjes është dëmtuar edhe konstruksioni i një stacioni autobusi të vendosur pranë rrugës, ndërsa në trotuar dhe përreth vendit të aksidentit kanë mbetur të shpërndara pjesë të automjetit dhe të objektit të dëmtuar, raporton 4news.mk. Deri tani nuk ka informacione zyrtare se si ka ndodhur saktësisht aksidenti, apo nëse ka persona të lënduar dhe sa është numri i tyre.

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari ka kujtuar 80-vjetorin e lindjes së Presidentit amerikan Bill Klinton. “Sot, në 80-vjetorin e lindjes së Presidentit të 42-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton, kujtojmë një figurë që ka lënë gjurmë të rëndësishme edhe në historinë e vendit tonë dhe të Ballkanit. Gjatë presidencës së tij, Shtetet e Bashkuara e njohën Republikën e Maqedonisë si shtet të pavarur në vitin 1994 dhe vendosën marrëdhënie të plota diplomatike në vitin 1995. Por një nga momentet më të fuqishme të angazhimit të Presidentit Clinton ishte vizita e tij në Shkup më 22 qershor 1999,…

Lexo më Shumë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska pas mbikëqyrjes në zgjerimin e klasave të reja në kuadër të shkollës fillore “Aleksandar Makedonski” në komunën e Aerodromit tha se shkolla në Idrizovë nuk është harruar dhe se është përfshirë me planet për zgjerimin e klasave, duke i hedhur poshtë akuzat se bëhet fjalë për çështje politike. “Ajo shkollë është në grupin e shkollave ku do të zgjerohen klasat. Nuk jam e sigurt nëse kjo do të jetë nga nëntori ose në pranverë, por me siguri e di se edhe aty do të shtohen klasa”, deklaroi Janevska. Ajo theksoi se nuk bëhet…

Lexo më Shumë

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar mbi 110 mijë të papunë prej tyre mbi 10 mijë janë me arsim sipëror, me ç’rast deri 600 veta janë magjistra dhe rreth 20 doktorë shkencash, të cilët nuk mund të gjejnë një vend pune. Rreth gjysma e numrit të papunësuarve janë të moshes 39 vjeçare. “Shkollohu”, “Dituria është fuqi”, janë disa nga sloganet e fushatës së Qeverive të Maqedonisë së Veriut për ti stimuluar të rinjtë që të regjistrohen në studime, për ta siguruar atë ardhmen e tyre. Dhe një numër i madh i të rinjve, regjistrohen në fakultete, mbarojnë studimet, magjistrojnë, doktorojnë,…

Lexo më Shumë

“Republika Çeke mbështet anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe është e gatshme të bëjë gjithçka që është e nevojshme që vendi të bëhet anëtar i Unionit sa më shpejt të jetë e mundur”, tha sot Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Çeke, Petr Macinka, pas një takimi me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të RMV-së, Timço Mucunski. Në takimin në Ohër, Macinka theksoi se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE është një përparësi për Republikën Çeke dhe se vendi është i gatshëm të ndajë përvojën e vet nga procesi…

Lexo më Shumë

Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE vazhdon me realizimin e politikave dhe investimeve që synojnë rritjen e prodhimit vendor të energjisë elektrike, zvogëlimin e varësisë nga importi dhe sigurimin e një sistemi energjetik stabil e të besueshëm për qytetarët dhe kompanitë, thuhet në kumtesën e partisë. “Pavarësisht pretendimeve të opozitës se energjia elektrike do të shtrenjtohet për 5%, rritja reale është 2,28%, një nga më të ulëtat në Evropë. Me zgjidhjet e reja ligjore hapet mundësia që çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë të ulet për 5 deri 10%. Me masat e ndërmarra për subvencionimin e energjisë elektrike, drejtpërdrejt mbrohet standardi…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE ka akuzuar LSDM-në se po përpiqet t’i shmanget përgjegjësisë politike për situatën në Gostivar, duke theksuar se kjo parti, së bashku me strukturat që drejtojnë pushtetin lokal, mban përgjegjësi për gjendjen në komunë. Deputeti dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov, deklaroi se LSDM gjatë muajit të fundit nuk ka kërkuar përgjegjësi nga pushteti lokal dhe as nuk e ka pranuar përgjegjësinë e saj politike si pjesë e qeverisjes në Gostivar. “Prej një muaji LSDM ikën nga e vërteta, ndërsa e vërteta është se së bashku me Limanin e ndajnë pushtetin lokal dhe, rrjedhimisht, edhe përgjegjësinë për…

Lexo më Shumë

Shkruan: Prof. Dr. Liza Alili Sulejmani Emigrimi ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga sfidat kryesore ekonomike dhe shoqërore të Maqedonisë së Veriut për dekada me radhë. Megjithatë, diskutimi gjithnjë ka të njëjtinpërfundim: njerëzit po largohen nga vendi. Nga këndvështrimi ekonomik, pyetja më e rëndësishme është se çfarë ndodh me një ekonomi të vogël dhe të hapur kur një pjesë e konsiderueshme e popullsisë së saj në moshë pune dhe me kualifikime profesionale kërkon të ardhmen e vet jashtë vendit. Rritja ekonomike, përpos të tjerash varet mjaft nga faktorë simadhësia dhe cilësia e fuqisë punëtore, investimet, produktiviteti, teknologjia dhe…

Lexo më Shumë

ОВР Gjevgjeli ka ngritur kallëzim penal ndaj K.K. (52) nga Gjevgjelia, nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale “përvetësim në detyrë”. Në periudhën nga 7 nëntori 2025 deri më 3 mars 2026, i denoncuari, si bashkëpunëtor profesional në një ekspoziturë bankare në Gjevgjeli, në 13 raste ka përvetësuar 4.920.000 denarë dhe 63.350 euro, të cilat i ishin besuar gjatë ushtrimit të detyrës. Ai, pa urdhër nga klientët, ka hyrë në llogaritë e pagesave në denarë të dy klientëve dhe ka kryer veprimet, duke i shkaktuar bankës dëm material.

Lexo më Shumë

Një pacient 76-vjeçar i hospitalizuar në Klinikën Infektive, në repartin e kujdesit intensiv, është rasti i katërt i regjistruar i vdekjes nga ethet e Nilit Perëndimor. Transmetohet se aktualisht në kujdesin intensiv ndodhen pesë pacientë në gjendje të rëndë, disa prej të cilëve janë në ventilim mekanik. “Pacienti u trajtua për 27 ditë në klinikë, por për shkak të sëmundjeve shoqëruese serioze dhe formës së rëndë neuroinvazive të pezmatimit të trurit dhe mbështjellësve trVisuale (meningite), në orët e vona të pasdites ndodhi fataliteti”, informoi sot drejtori i Klinikës Universitare për Sëmundje Infektive, Fadil Cana. Në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar…

Lexo më Shumë