Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, ka bërë të ditur se deri më tani janë mbyllur 18 institute që nuk i kanë përmbushur kushtet ligjore për funksionim, ndërsa paralajmëroi se, pas vlerësimeve që po zhvillohen, mund të pasojnë masa edhe ndaj disa fakulteteve dhe universiteteve private njofton INA. Gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Za ili Protiv” në televizionin Alfa, Janevska tha se fillimisht ishte raportuar për mbylljen e 14 instituteve, por se numri tashmë ka arritur në 18. Ajo theksoi se gjatë kontrolleve janë konstatuar raste të pazakonta, përfshirë edhe një institut të regjistruar në një lokal të kazinosë, ndërsa…
Author: Hamdi Kumanova
Dega e BDI-së në Dibër mbajti mbrëmë Kuvendin Zgjedhor, në të cilin u zgjodhën organet e reja të degës, ndërsa për kryetar u zgjodh Burtint Sela. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se partia mbetet e përkushtuar që në Maqedoninë e Veriut të zbatohen Marrëveshja e Ohrit dhe Marrëveshja e Prespës, si dhe të ruhen marrëdhënie të mira me shtetet fqinje. “Ne duam një Maqedoni të Veriut ku të gjithë qytetarët të jenë të barabartë. Kushtetuta që kemi është e bazuar në Marrëveshjen e Ohrit dhe është e garantuar nga Amerika, Evropa dhe NATO. Prandaj askush nuk mund ta zhbëjë…
MPB njofton se më 30.06.2026, në orën 18:00, në rr. “Lubo Bozhinovski Pish” në Tetovë, nëpunësit policorë të SPB Tetovë e privuan nga liria B.S. (54) nga Tetova, nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale “Ndotja e mjedisit jetësor dhe e natyrës”, e ndëshkueshme sipas nenit 218 të Kodit Penal. Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, në të cilën shihet sesi një person i cili ka ardhur me një automjet udhëtarësh “Citroën” me targa të Tetovës, po hedh thasë me material të panjohur hedhurinash në lumin Shkumbin, në afërsi rr. “Vidoe Smilevski-Bato”, SPB Tetovë ndërmori masat…
Nga sot deri më 31 gusht, është në fuqi një ndalim i plotë i lëvizjes në pyje dhe toka pyjore, një masë që Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonominë e Ujërave. Bujqërve dhe blegtorëve u kërkohet të jenë veçanërisht të kujdesshëm, ndërsa ata që e shkelin ndalimin do të përballen me gjoba të larta, nga një mijë e pesëqind deri në dy mijë euro në ekuivalent në denarë. Gjatë kësaj periudhe, lëvizja në pyje do të lejohet vetëm me miratim me shkrim të lëshuar nga degët e “Pyjeve Kombëtare”, pra parqeve kombëtare, secila për zonën që menaxhon.
Në muajin maj të vitit 2026, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2025, qarkullimi real në grupin Tregtia me pakicë e ushqimit, pijeve dhe duhanit është rritur për 9.1%, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave. Sipas të dhënave të publikuara, në muajin maj 2026, krahasuar me majin e vitit të kaluar, qarkullimi në tregtinë me pakicë sipas grupeve dhe klasave ka shënuar këto ndryshime: në grupin Tregtia me pakicë e ushqimit, pijeve dhe duhanit, rritja ishte 15.0% në terma nominalë dhe 9.1% në terma realë. Në grupin Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, përveç karburantit, qarkullimi u ul nominalisht për…
Deputeti i Partisë Demokratike Turke, Bejxhan Iljazi, i cili në zgjedhjet parlamentare ishte pjesë e Frontit Evropian të udhëhequr nga BDI, i është bashkuar shumicës parlamentare në kuadër të procesit të rikonstruimit të Qeverisë. Me këtë zhvillim Fronti Evropian humb edhe një deputet në Kuvend, ndërsa shumica parlamentare forcon mbështetjen e saj. Kalimi i Iljazit në shumicën parlamentare vjen në një periudhë kur po zhvillohen ndryshimet në përbërjen e Qeverisë dhe po rikonfigurohen raportet politike brenda koalicionit qeverisës. Burime politike bëjnë të ditur se ende nuk është zyrtarizuar se cilin resor apo funksion do ta marrë Bejxhan Iljazi në kuadër…
Me prezantimin e provave materiale nga Prokuroria që kanë të bëjnë me Inspektoratin Shtetëror të Tregut (ISHT), sot në sallën e gjyqit në “Idrizovë” vazhdon procesi gjyqësor për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, ku humbën jetën 63 persona dhe mbi 200 të tjerë u plagosën. Procesi gjyqësor ndodhet në fazën e shqyrtimit të provave, ndërsa në seancën e kaluar Prokuroria prezantoi prova të siguruara nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës, sektori për turizëm dhe hoteleri, të cilat kishin të bënin me licencimin e diskotekës. Me paraqitjen e provave nisi prokurorja Natasha Saramandova, e cila tha se ato lidhen me…
Profesoresha Tamara A. (39) nga Universiteti “Goce Dellçev” në Shtip është arrestuar nën dyshimin se ka kërkuar dhe pranuar ryshfet nga një student për t’i mundësuar kalimin e një provimi. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, 39-vjeçarja më 22 qershor i ka kërkuar 300 euro një studenti 26-vjeçar nga Turqia, me qëndrim të përkohshëm në Shtip, në këmbim të kalimit të provimit që ishte caktuar për më 29 qershor. Policia njofton se profesoresha është arrestuar dje rreth orës 11:45 në Shtip, pasi ekzistojnë dyshime të bazuara se ka kryer veprën penale “marrje ryshfeti”. Rasti është denoncuar nga vetë…
Me një mesazh të gjatë publik, ish-ministri Fatmir Limani deklaroi se angazhimi i tij politik dhe institucional do të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke theksuar se misioni i tij mbetet shërbimi ndaj qytetarëve, veçanërisht ndaj të rinjve informon Tetovasot. Në postimin e titulluar “Misioni vazhdon”, Limani vlerëson se funksionet publike janë të përkohshme, ndërsa përgjegjësia ndaj qytetarëve është e përhershme. Ai thekson se politika nuk duhet të jetë mjet për përfitime personale, por një shërbim ndaj popullit dhe shtetit. Duke iu referuar periudhës së drejtimit të Ministrisë për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Limani rendit një sërë arritjesh, mes…
Nga sot deri më 31 gusht, në rrugët shtetërore në vend vendoset një regjim i përkohshëm veror i trafikut, i cili ndalon lëvizjen e mjeteve të rënda mallrash me një masë totale mbi 15 ton, gjatë fundjavës dhe në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta. Orari është si në vijim: e premte nga ora 17:00 deri në 22:00, e shtunë nga ora 9:00 deri në 18:00 dhe e diel nga ora 9:00 deri në 22:00. LAMM informon se në ditët me temperatura të larta ekstreme, të përcaktuara nga Ministria e shëndetësisë, ndalesa do të vlejë edhe nga e hëna deri…
Komuna e Kumanovës ka njoftuar se më 30 qershor 2026 përfundon masa për subvencionimin e transportit urban, përmes së cilës qytetarët gjatë tre viteve e gjysmë të fundit kanë mundur ta shfrytëzojnë transportin publik komunal pa pagesë të drejtpërdrejtë të biletës. Sipas njoftimit, duke filluar nga 1 korriku 2026 do të rikthehet sistemi i rregullt i pagesës së biletave, në përputhje me vendimin e Këshillit të Komunës së Kumanovës. Komuna thekson se çmimet e biletave nuk ndryshojnë dhe mbeten të njëjtat që janë miratuar nga Këshilli i Komunës së Kumanovës në vitin 2019. Çmimet sipas zonave janë: Zona I –…
Protestuesit kanë zgjedhur të shprehin revoltën e tyre edhe nëpërmjet disa mesazheve të dhëna nëpërmjet pankartave, duke mos i kursyer as ironitë. “Kur populli flet akuzohet, kur del skandali arsyetohet”, “Rama jepe dorëheqjen e gjithë Shqipëria është kundër teje”, “SPAK arresto Ballukun”, janë disa prej tyre. Prej 31 ditësh shqiptarët kanë protestuar kundër kryeministrit Edi Rama. Një protestë që i ka kaluar të gjitha pritshmëritë dhe ka vijuar pandalur. Kërkesa ka qenë e qartë, largimi i kryeministrit Edi Rama. Në orën 19:00 qytetarët organizohen çdo ditë në sheshin Skënderbej dhe më pas vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë, ku mbajnë fjalimet…

